For optimal readability, we highly recommend downloading the document PDF, which you can do below.
Document Information:
- Year: 2001
- Country: Albania
- Language: Albanian
- Document Type: Domestic Law or Regulation
- Topic: CSO Framework Legislation
L I G J
Nr.8788, datë 7.5.2001
PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I :
KREU I
DISPOZITA TË PËR GJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe
veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të cilat ndjekin qëllime në të mirë dhe në interes
të publikut.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
1. “Mbledhje publike e fondeve” kuptohet mbledhja e fondeve me anë të fushatave
sensibilizuese publike të një shkalle të gjerë.
2. “Organ shtetëror kompetent” kuptohet organi shtetëror, fush a e kompetencës së të cilit
është e njëjtë ose e ngjashme me fushën e veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse ose
organi shtetëror i përcaktuar në ligj.
3. “Organizata jofitimprurëse” kuptohet shoqatat, fondacionet dhe qendrat, veprimtaria e të
cilave z hvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti.
4. “Veprimtari jofitimprurëse” kuptohet çdo veprimtari ekonomike ose joekonomike me kusht
që të ardhurat ose pasuritë e organizatave jofitimprurëse, kur ka të tilla, të përdoren vetëm për
realizim in e qëllimeve të përcaktuara në statutin e organizatës.
5. “Veprimtari e përkohshme” kuptohet veprimtaria që kryhet nga një organizatë
jofitimprurëse e huaj në territorin shqiptar për realizimin e qëllimeve të caktuara konkrete
gjatë një viti kalendarik, për një periudhë jo më pak se 30 ditë të njëpasnjëshme dhe jo më
shumë se gjashtë muaj.
6. “Veprimtari në të mirë dhe interes të publikut” kuptohet çdo veprimtari që mbështet dhe
zhvillon tek individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera hum anitare, mbron jetën
e njeriut, shëndetin e tij, siguron dhe realizon shërbime publike dhe sociale, ndihma dhe
mbështetje në raste fatkeqësish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturën dhe edukatën ndaj tij,
mbështet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencën, arsimimin, edukimin
fizik dhe shpirtëror, jep ndihmesë në zhvillimin e zakoneve të mira dhe të vlerave
demokratike, si dhe çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut.
Neni 3
Subjekte të ligjit
Subjekte të këtij ligji janë shoqatat, fondacionet dhe qendrat e parashikuara në nenin 2
pika 1 të këtij ligji.
Nuk janë subjekte të këtij ligji sindikatat, partitë politike dhe ato organizata të tjera
jofitimprurëse, veprimtaria, organizimi dhe funksionimi i të cilave rregulloh et me ligj të
veçantë.
Çdokush ka të drejtën e organizimit kolektiv, pa pasur nevojë për ta regjistruar këtë si
një organizatë jofitimprurëse.
KREU II
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 4
E drejta e themelimit dhe e pjesëmarrjes
Çdo person fizik ose juridi k, vendas ose i huaj, ka të drejtë të themelojë një organizatë
jofitimprurëse, të jetë anëtar i saj ose të marrë pjesë në organet drejtuese ose në personelin
administrativ të organizatës jofitimprurëse.
Neni 5
Parimi i mbrojtjes dhe i respektimit të të drejtave të njeriut
Organizatat jofitimprurëse e bazojnë veprimtarinë e tyre në parimin e respektimit, të
mbrojtjes dhe të zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të parashikuara në
Kushtetutë, ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare të rat ifikuara me ligj.
Neni 6
Parimi i pavarësisë nga shteti
Organizatat jofitimprurëse e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur nga
organet dhe interesat shtetërorë.
Neni 7
Marrëdhëniet e organizatave jofitimprurëse me organet shtetërore
Sh teti mbështet dhe nxit veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse. Realizimi nga
ana e shtetit i kushteve dhe i lehtësirave për organizatat jofitimprurëse për përmbushjen e
qëllimit dhe të objektit të veprimtarisë së tyre bëhet me ligj.
Organet shtetërore nuk ndërhyjnë në veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse.
Ndalimi ose kufizimi i veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse bëhet vetëm në
rastet dhe mënyrën e përcaktuar në ligj.
Neni 8
Të drejtat dhe detyrimet civile
Organizatat jofitimprurëse kanë të drejta dhe përmbushin detyrimet në përputhje me
dispozitat e Kodit Civil, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në dispozita të tjera
ligjore.
KREU III
ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE
Neni 9
Format e organizatave jofitimprurëse
Themelim i, format, organizimi, funksionimi dhe fusha e veprimtarisë së organizatave
jofitimprurëse bëhet në përputhje me Kodin Civil dhe me këtë ligj.
Neni 10
Ndarja e organizatave jofitimprurëse sipas organizimit
Në varësi të mënyrës së organizimit, organizat at jofitimprurëse ndahen në:
1. organizata jofitimprurëse me anëtarësi:
Organizata jofitimprurëse me anëtarësi janë shoqatat.
Organizatat jofitimprurëse me anëtarësi themelohen me vullnetin e lirë të personave
fizikë ose juridikë. Numri minimal i anëtar ëve themelues është 5 persona fizikë ose të paktën
dy persona juridikë.
Çdo anëtar ka të drejtë të largohet nga organizata jofitimprurëse për çfarëdo lloj
motivi. Statuti mund të parashikojë rregulla për përgjegjësinë që i takon anëtarit që largohet,
lidh ur me detyrimet dhe përgjegjësitë e organizatës kundrejt të tretëve deri në çastin e
largimit të tij. Përgjegjësia e anëtarit që largohet është e njëjtë me atë të anëtarëve të tjerë të
organizatës jofitimprurëse për veprimtarinë e kryer deri në çastin e la rgimit.
Organi më i lartë drejtues i organizatës jofitimprurëse me anëtarësi është mbledhja e
përgjithshme ose asambleja e të gjithë anëtarëve të saj. Organet e tjera drejtuese zgjidhen dhe
përgjigjen përpara këtij organi më të lartë;
2. organizata jofit imprurëse pa anëtarësi:
Organizata jofitimprurëse pa anëtarësi janë fondacionet dhe qendrat.
Organizatat jofitimprurëse pa anëtarësi krijohen nga një a më shumë persona ose me akt
testamentar.
Organi më i lartë drejtues i organizatave jofitimprurëse pa anëtarësi është bordi i drejtorëve;
Neni 11
Qendra
1. Qendra është person juridik pa anëtarësi, që ka për objekt të veprimtarisë së saj kryerjen e
shërbimeve dhe realizimin e projekteve për qëllime në të mirë dhe në interes të publikut, me
fonde dhe të ardhura të siguruara sipas ligjit. Nuk lejohet që qendra të kryejë veprimtari
fitimprurëse.
2. Qendra krijohet nga një a më shumë persona fizikë a juridikë me akt noterial.
3. Akti për krijimin e qendrës, me kërkesë të themeluesit të saj, regjistrohet në gjykatë.
4. Për themelimin, organizimin dhe funksionimin e qendrës zbatohen dispozitat ligjore
përkatëse të fondacionit, përveç kur parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj dhe
dispozita të tjera ligjore.
Neni 11/1
Ndarja e organizatave jofitimprur ëse sipas së drejtës
Në varësi të vendit të regjistrimit të tyre, organizatat jofitimprurëse ndahen në:
1. organizata jofitimprurëse vendase:
Organizatat jofitimprurëse vendase janë ato që janë themeluar, njohur dhe regjistruar si të
tilla sipas ligjit s hqiptar.
Organizatat jofitimprurëse vendase mund të themelojnë degë të tyre në qendër ose në çdo
njësi tjetër administrativo -territoriale të Shqipërisë. Këto degë nuk janë persona juridikë të
veçantë, por pjesë e organizatës.
Organizatat jofitimprurëse ven dase kanë të drejtë të themelojnë degë të tyre, filiale etj. jashtë
territorit të Shqipërisë;
2. organizata jofitimprurëse të huaja:
Organizatat jofitimprurëse të huaja janë ato organizata të themeluara, të njohura dhe
regjistruara si të tilla sipas ligjit të një shteti tjetër.
Organizatat jofitimprurëse të huaja lejohen të ushtrojnë një a disa veprimtari të caktuara në
territorin shqiptar, me kusht që ato të mos vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe
legjislacionin shqiptar.
Organizatat jofitimprurëse të huaja lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin
shqiptar edhe nëpërmjet themelimit dhe regjistrimit sipas së drejtës shqiptare të një dege të
tyre ose të një organizate jofitimprurëse të re.
KREU IV
THEMELIMI DHE REGJISTRIMI I ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE
Neni 12
Subjektet themeluese
Organizatat jofitimprurëse themelohen nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj.
Neni 13
Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse
Organizatat jofitimprurëse, subjekte të këtij ligji, fitojnë per sonalitetin juridik pasi të jenë
themeluar dhe regjistruar në gjykatë, në përputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara
me ligj. Të njëjtave procedura të regjistrimit u nënshtrohen edhe degët e organizatave
jofitimprurëse të huaja.
Themeluesit e organ izatës jofitimprurëse mblidhen dhe miratojnë aktin e themelimit dhe
statutin e saj, si dhe mund të autorizojnë një a më shumë persona për të kryer veprimet për
regjistrim.
Kushtet e parashikuara në paragrafin e dytë të këtij neni nuk zbatohen për fondacion et që
themelohen mbi bazën e një akti testamentar. Këto fondacione, nëse përmbushin kriteret
ligjore duhet të regjistrohen duke respektuar rregullat e përgjithshme juridiko -civile të
ekzekutimit të testamentit.
Procedurat për regjistrimin e organizatave j ofitimprurëse në gjykatë dhe për depozitimin e
akteve të tyre në Regjistrin përkatës rregullohen me ligj të veçantë.
Neni 14
Personaliteti juridik
Organizata jofitimprurëse njihet si person juridik ditën që vendimi i gjykatës për regjistrimin
e saj ka marrë formë të prerë.
Organizata jofitimprurëse, pasi të ketë fituar personalitetin juridik, është përgjegjëse ndaj të
tretëve për detyrimet dhe dëmet e shkaktuara gjatë veprimtarisë së saj.
Personaliteti juridik i organizatës jofitimprurëse mbaron në ditë n kur vendimi i gjykatës për
çregjistrimin e saj merr formë të prerë.
Neni 15
Kohëzgjatja e organizatave jofitimprurëse
Organizatat jofitimprurëse themelohen me ose pa afat.
Kohëzgjatja e veprimtarisë së organizatës jofitimprurëse dhe rregullat për nd ryshimin e saj
caktohen në statutin e saj.
Neni 16
Akti i themelimit
Akti i themelimit është akti me të cilin themeluesit e saj shprehin vullnetin e tyre për
themelimin e organizatës jofitimprurëse.
Fondacioni mund të themelohet edhe nëpërmjet aktit tes tamentar. Në këtë rast, testamenti
përbën aktin e themelimit të fondacionit.
Akti i themelimit hartohet me shkrim dhe përmban në mënyrë të përmbledhur : llojin, emrin,
selinë, identitetin e themeluesve, qëllimet dhe fushën e veprimtarisë, kohëzgjatjen, emr in e
personit që autorizohet të ndjekë procedurat e nevojshme për regjistrimin e organizatës
jofitimprurëse dhe për përfaqësimin ligjor të saj me të tretët.
Në rastin e fondacionit, akti i themelimit duhet të tregojë natyrën, burimin dhe vlerën e
pasurisë së nevojshme për realizimin e qëllimit dhe fushës së veprimtarisë të fondacionit.
Në rastin e themelimit të fondacionit me testament, përmbajtja e tij mund të mos parashikojë
të gjitha çështjet e treguara në paragrafët e tretë e të katërt të këtij neni.
Vendimet për ndryshime në aktin e themelimit, që kanë lidhje me emrin, simbolin, objektin,
qëllimet, fushën e veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse, si dhe vendimet për
transformimin e saj në një formë tjetër të një organizate jofitimprurëse, duhet t’i paraqiten
gjykatës brenda 30 ditëve nga data e marrjes së këtij vendimi. Ndryshimet në aktin e
themelimit i nënshtrohen të njëjtës procedurë të përdorur në rastin e regjistrimit fillestar të
organizatës.
Neni 17
Statuti
Rregullimi i hollësishëm i çë shtjeve të organizimit, të funksionimit dhe të veprimtarisë së
organizatës jofitimprurëse parashikohet në statutin e saj.
Statuti i organizatës jofitimprurëse hartohet nga themeluesit dhe miratohet në mbledhjen
themeluese të organizatës. Në rastin e themel imit të fondacionit me testament, statuti mund të
hartohet dhe të miratohet nga ekzekutori i testamentit, përveç rasteve kur testamenti e
përcakton ndryshe.
Statuti i organizatës jofitimprurëse duhet të përmbajë:
a) formën e organizimit;
b) emrin, siglën dhe simbolin e veçantë të organizatës;
c) themeluesit;
ç) qëllimin dhe fushën e veprimtarisë së organizatës;
d) ndalimin e shpërndarjes së fitimeve;
dh) kohëzgjatjen;
e) organet drejtuese dhe kompetencat e tyre;
ë) përbërjen e organeve të para drejtues e, që parashikohen në statut;
h) procedurat dhe mënyrat për zgjedhjen ose ndryshimin e organeve drejtuese;
i) rregulla për mbajtjen e mbledhjes, pjesëmarrjen, mënyrën dhe procedurën e votimit për
marrjen e vendimeve;
j) kriteret e administrimit të pasurisë ;
k) mënyrën e miratimit të ndryshimit të statutit, të aktit të themelimit dhe të rregullave të
brendshme;
l) rregullat për bashkimin dhe ndarjen e organizatës jofitimprurëse;
ll) mënyrën e përfaqësimit ligjor;
m) rregullat për likuidimin dhe destinimin e pasurisë pas mbarimit të organizatës.
Përveç sa përmendet në paragrafin e tretë të këtij neni, për shoqatën, statuti duhet të
parashikojë edhe:
a) rregullat për pranimin e përjashtimit të anëtarëve;
b) të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve;
c) rregullat lid hur me kuotizacionet.
Përveç sa përmendet në paragrafin e tretë të këtij neni, për fondacionin dhe qendrat, statuti
duhet të parashikojë edhe burimet financiare dhe materiale të siguruara nga themeluesi dhe
mënyrën e përdorimit të tyre.
Neni 18
Ndryshimi i statutit
Ndryshimi i statutit të shoqatës bëhet nga mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të saj.
Në rast se statuti nuk parashikon një shumicë më të lartë votimi, ndryshimet në statut bëhen
me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të shoqatës.
Në rastin e fondacionit dhe qendrave, organi më i lartë vendimmarrës i tyre, në
përputhje me procedurat e përcaktuara në statut, ka në kompetencë të bëjë ndryshime në
statut. Në rastin kur fondacioni është themeluar me akt testamentar, ndryshimi i vullnetit të
testat orit nuk mund të bëhet kur kjo është e ndaluar shprehimisht në testament.
Vendimi i mbledhjes së përgjithshme ose i organit më të lartë vendimmarrës të
organizatës jofitimprurëse për ndryshimin e statutit, depozitohet në Regjistrin e Organizatave
Jofitimp rurëse, sipas procedurave të caktuara me ligj.
KREU V
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI
Neni 19
Organet vendimmarrëse
Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse pa anëtarësi është bordi i
drejtorëve, i cili mund të marrë emërtime të ndryshm e, ndërsa për ato me anëtarësi është
mbledhja e përgjithshme e anëtarëve të saj.
Në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj ose në aktet e saj, organi më i lart
vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse mblidhet jo më pak se numri i mbledhjeve të
parashikuara në statut, si dhe brenda kohës së caktuar për zhvillimin e tyre, por në çdo rast jo
më pak se 1 herë në vit.
Neni 20
Kompetencat e organit më të lartë vendimmarrës
Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse, përveç çështjev e të tjera
që çmon se duhet të shqyrtohen prej tij, vendos për ndryshimin e statutit, përcakton fushat
dhe programet e veprimtarisë, mbikëqyr dhe kontrollon rregullisht realizimin e tyre, shqyrton
çështjet ekonomike, financiare dhe të administrimit, mirato n aktet më të rëndësishme në
lidhje me buxhetin e organizatës jofitimprurëse dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm, nxjerr
norma për rregullimin e veprimtarisë, të organizimit dhe të strukturës së organizatës, zgjedh
ose emëron anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv, krijon komitete të posaçme, si dhe
vendos edhe për çështje të tjera të parashikuara shprehimisht në ligj ose në statut.
Neni 21
Shpërblimi i anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës
Anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës, si rregu ll, ushtrojnë funksionin e tyre pa
shpërblim.
Organizatat jofitimprurëse, në respektim të parimit të interesit më të mirë të
organizatës, në varësi të kushteve të saj, të numrit dhe të kohëzgjatjes së mbledhjeve, mund të
rimbursojë shpenzimet dhe të shpër blejë në mënyrë të arsyeshme anëtarët e organit më të
lartë drejtues për pjesëmarrjen në mbledhjet e tij.
Ata shpërblehen edhe në rastet kur përmbushin detyra të caktuara.
Neni 22
Organet ekzekutive
Organizata jofitimprurëse ka një organ të lartë e kzekutiv individual ose kolegjial, i
cili sipas rastit mund të quhet drejtor ekzekutiv, president, këshill ekzekutiv etj.
Veprimtaria e përditshme dhe ekzekutimi i programeve të vendosura nga organi më i
lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse bëh et nga organi më i lartë ekzekutiv.
Rregullat e veprimtarisë së organit më të lartë ekzekutiv caktohen nga statuti dhe aktet
e organit më të lartë drejtues ose vendimmarrës.
Neni 23
Shpërblimi i personave që bëjnë pjesë në organin më të lartë ekzekutiv dhe i punonjësve të
organizatës jofitimprurëse
Anëtari ose anëtarët e organit më të lartë ekzekutiv dhe punonjësit e organizatës
jofitimprurëse për punën e kryer përfitojnë pagë, shpërblime dhe rimbursim për shpenzimet e
kryera gjatë ushtrimit të detyrav e dhe kompetencave të tyre.
Neni 24
Numri i anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës
Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse pa anëtarësi nuk mund të
ketë më pak se tre anëtarë, përveç rasteve kur statuti parashikon ndryshe. Or gani më i lartë
vendimmarrës mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij dhe
vendos me shumicë të anëtarëve të pranishëm.
Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës jofitimprurëse me anëtarësi nuk mund të
ketë më pak se pesë anëta rë, përveç rasteve kur statuti parashikon ndryshe. Organi më i lartë
vendimmarrës mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij dhe
vendos me shumicën e anëtarëve të pranishëm.
Organi më i lartë vendimmarrës mund të krijojë organizma të tjerë vendimmarrës,
ekzekutivë ose këshillimorë, si kur e lejon statuti ashtu edhe kur statuti nuk e pengon
shprehimisht.
Neni 25
Përgjegjësia e anëtarëve të organeve drejtuese dhe punonjësve
Anëtarët e organeve vendimmarrëse dhe ekzekutive, si dhe punonjësit e organizatës
jofitimprurëse nuk përgjigjen për detyrimet e saj ndaj të tretëve, me përjashtim të rasteve kur
gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje ose nga pakujdesia e rëndë, i kanë shkaktuar dëm të
tretëve.
Neni 26
Konflikti i interesave dhe marrëveshjet e ndaluara
Nuk lejohet konflikti i interesave ndërmjet organizatës jofitimprurëse dhe anëtarit të
organit vendimmarrës, ekzekutiv ose punonjësit të saj. Rastet e konflikteve dhe procedurat e
zgjidhjes së tyre parashikohen në statut dhe në a kte të tjera ligjore.
Marrëveshjet ndërmjet organizatës jofitimprurëse dhe një anëtari të organeve
vendimmarrëse dhe ekzekutive ose një punonjësi të saj mund të lejohen vetëm nëse ato lidhen
për të përmbushur një qëllim ose objekt të veprimtarisë së organ izatës jofitimprurëse, vetëm
nëse janë të drejta dhe në përputhje me vlerën reale të tregut. Këto marrëveshje mund të
lejohen vetëm nëse shqyrtohen paraprakisht nga organet drejtuese. Personat e interesuar
duhet të përjashtohen nga diskutimet dhe votimi pë r marrëveshjen.
Në rast konflikti interesi ose marrëveshje të ndaluar ose të konsumuar dhe në rast se
procedurat e mësipërme nuk janë ndjekur, organizata jofitimprurëse mund ta anulojë këtë
marrëveshje dhe të ngrejë padi për dëmshpërblim në gjykatë.
Neni 27
Zgjidhja e konfliktit të interesave
Çdo anëtar i organit më të lartë vendimmarrës ose ekzekutiv i organizatës
jofitimprurëse duhet të tërhiqet nga shqyrtimi dhe marrja e vendimit për çdo çështje që ai ose
familjarët e tij kanë interesa të drejtpërdr ejtë ose të tërthortë ekonomikë ose vetjakë.
Çdo transaksion financiar për llogari të organizatës jofitimprurëse, ndërmjet një
anëtari të organit vendimmarrës, atij ekzekutiv a një punonjësi të organizatës jofitimprurëse,
si dhe një personi tjetër juridik dhe fizik, kur anëtari i organit vendimmarrës, atij ekzekutiv
ose punonjësi i organizatës jofitimprurëse ka interes financiar, mund të përfundohet vetëm
nëse organi më i lartë vendimmarrës e lejon atë dhe nëse ky transaksion përmban kushte më
të favorshme për organizatën jofitimprurëse.
Punonjësit e paguar nuk mund të jenë anëtarë të organit vendimmarrës të organizatës
jofitimprurëse. Ata mund të marrin pjesë në mbledhjet e tyre pa të drejtë vote.
Neni 28
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Mosmarrëveshjet nd ërmjet anëtarëve, ndërmjet tyre dhe organeve vendimmarrëse dhe
ekzekutive ose ndërmjet tyre dhe të punësuarve zgjidhen me mirëkuptim dhe në përputhje me
statutin dhe rregullat e organizatës jofitimprurëse, në të kundërt çështja zgjidhet nga gjykata.
KREU VI
ORGANIZATA JOFITIMPRURËSE TË HUAJA
Neni 29
Veprimtaria e organizatave jofitimprurëse të huaja
Organizatat jofitimprurëse të huaja kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari të
përkohshme ose të përhershme në Republikën e Shqipërisë duke respektuar legj islacionin
shqiptar dhe zakonet e mira dhe në kushte të njëjta me ato të organizatave jofitimprurëse
vendase.
Organizatat jofitimprurëse të huaja, për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në
Republikën e Shqipërisë, mund të themelojnë dhe regjistrojnë organiz ata jofitimprurëse ose
degë të tyre sipas ligjit shqiptar.
Neni 30
Lejimi për veprimtari të përkohshme
Përveç kur është parashikuar ndryshe në marrëveshje dy ose shumëpalëshe,
organizatat jofitimprurëse të huaja, për të ushtruar veprimtari të përkohs hme, me kërkesë të
tyre, marrin vetëm pëlqimin paraprak të organit shtetëror që e ushtron veprimtarinë në të
njëjtën fushë ose në fushë të ngjashme me organizatat jofitimprurëse të huaja.
Vendimi i organit shtetëror përkatës për dhënien e lejes së përkohs hme të veprimtarisë
jepet jo më vonë se një muaj nga data e paraqitjes së kërkesës. Në rast të kundërt, miratimi
konsiderohet i dhënë. Mospranimi i kërkesës mund të kundërshtohet në gjykatë brenda 30
ditë nga marrja në dijeni.
Veprimtaritë e përkohshme, që zgjasin jo më shumë se 30 ditë të vazhdueshme, nuk
kanë nevojë për leje të përkohshme.
Neni 31
Kërkesa dhe aktet shoqëruese për përfitimin e lejes
për veprimtarinë e përkohshme
Organizatat jofitimprurëse të huaja, që synojnë të ushtrojnë veprimtari të përkohshme,
krahas përmbushjes së kërkesave të tjera të parashikuara nga ky ligj, si dhe marrjes së
pëlqimit të organit shtetëror përkatës, që ushtron veprimtarinë në të njëjtën fushë ose në fushë
të përafërt me atë të organizatës jofitimprurëse të hua j, bashkë me kërkesën duhet të
paraqesin edhe dokumentet vijuese:
a) Dokument që të provojë qenien e tyre person juridik në vendin e tyre të origjinës.
b) Deklaratë nga vetë organizata jofitimprurëse e huaj, se veprimtaria që synon të realizojë
në Shqipër i është në përputhje me qëllimin për të cilën është krijuar dhe me legjislacionin e
atij vendi.
Aktet shoqëruese të lëshuara në vendet e tjera duhet të jenë autentike ose të vërtetuara
rregullisht nga organi kompetent i vendit ku është lëshuar akti dhe të përkthyera e të
noterizuara në gjuhën shqipe.
Neni 32
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e një dege të një organizate jofitimprurëse të huaj
Organizatat jofitimprurëse të huaja që synojnë të themelojnë një degë në Shqipëri,
përveç përmbushjes së k ërkesave të tjera të ligjit, kërkesën për regjistrim e shoqërojnë edhe
me aktin e themelimit, me statutin, së bashku me vendimin e organit kompetent të saj për
hapjen e degës në Shqipëri.
Aktet shoqëruese të lëshuara në vendet e tjera duhet të jenë autent ike ose të vërtetuara
rregullisht nga organi kompetent i vendit ku është lëshuar akti dhe të përkthyera e të
noterizuara në gjuhën shqipe.
Neni 33
Të drejtat dhe detyrimet
Organizatat jofitimprurëse të huaja, në ushtrimin e veprimtarisë së tyre kanë të gjitha
të drejtat, lehtësitë dhe detyrimet ligjore sikurse edhe ato vendase, përveç kur me ligj ose me
marrëveshje ndërkombëtare është parashikuar ndryshe.
KREU VII
LICENCIMI, TË ARDHURAT DHE VEPRIMTARIA EKONOMIKE
Neni 34
Licencimi
Organizatat jofit imprurëse, për realizimin ose mbështetjen e qëllimit dhe objektit të
veprimtarisë së parashikuar në statut, kanë të drejtë të ushtrojnë çfarëdo lloj veprimtarie të
ligjshme.
Kur ushtrimi i një veprimtarie paraprihet nga nevoja për marrjen e një lejeje ose
licence, organizata jofitimprurëse i paraqet kërkesë organit kompetent, i cili, pasi vëren se ajo
i plotëson të gjitha kriteret dhe procedurat përkatëse ligjore, e pajis atë me lejen a licencën
përkatëse.
Gjyqtari në vendimin e regjistrimit duhet të shpr ehet edhe për përmbushjen e
detyrimit të kërkimit dhe të përfitimit të lejes a licencës përkatëse si kusht për ushtrimin nga
organizata jofitimprurëse të veprimtarisë e cila është subjekt lejeje a licencimi. Një kopje e
lejes ose e licencës së përfituar ng a organizata jofitimprurëse, e vërtetuar sipas ligjit,
depozitohet në regjistrin përkatës të gjykatës.
Neni 35
Burimet dhe përdorimi i të ardhurave
Burimet e të ardhurave të organizatës jofitimprurëse janë të ardhurat nga kuotizacioni kur ka
të tilla, f onde, grante dhe donacionet e ofruara nga subjektet private ose publike, vendas ose
të huaj, si dhe të ardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasuritë në pronësi të organizatës
jofitimprurëse.
Organizatat jofitimprurëse sigurojnë të ardhura nga burime që njihen nga ky ligj dhe bëjnë
shpenzime vetëm për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë, për të cilin janë
krijuar, si dhe për drejtimin e mirëmbajtjen e pasurisë së tyre.
Nuk lejohet asnjë formë e shpërndarjes së fitimit ose e përfitimit finan ciar dhe material nga të
ardhurat dhe fitimet e organizatës jofitimprurëse prej personave që janë subjekte të statutit
ose aktit themelues, përveç detyrimeve në formën e pagave, rrogave, pagesave, shpërblimeve
e kompensimeve që rrjedhin nga kontrata e pun ës ose kontrata të tjera të ngjashme me të ose
për mbulimin e shpenzimeve të kryera me porosi dhe për llogari të organizatës jofitimprurëse.
Shoqatat, në raste të veçanta, mund të japin ndihmë financiare anëtarëve të saj, personave të
jashtëm ose subjektev e të tjera. Shoqatat mund të japin ndihma të tilla edhe nga fonde të
dhuruara ose të vëna në dispozicion, kur donatorët kanë përcaktuara shprehimisht një të drejtë
të tillë.
Neni 36
Veprimtaria ekonomike
Organizata jofitimprurëse, për realizimin e qëlli mit dhe objektit të veprimtarisë së saj, ka të
drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike.
Organizata jofitimprurëse mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qenë nevoja që të
krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje
me qëllimet e organizatës jofitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave
dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së
organizatës.
Nëse organizata jofitimprurëse, nëpërmjet ushtrimit t ë veprimtarisë ekonomike, realizon
fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në
aktin e themelimit.
Neni 37
Mbledhja e fondeve
Organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë të kryejnë veprimtari për mbledhjen e f ondeve, për
t’i përdorur për përmbushjen e qëllimeve dhe objektit të veprimtarisë së tyre ose për të
mbështetur qëllimet dhe veprimtaritë e organizatave të tjera jofitimprurëse.
Rregullat për mbledhjen publike të fondeve përcaktohen me ligj të veçantë.
Ne ni 38
Marrëdhëniet me donatorët
Marrëdhëniet financiare, të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella me donatorët realizohen në
përputhje me marrëveshjet përkatëse, por duke respektuar kërkesat e statutit të organizatës
jofitimprurëse dhe të këtij ligji.
Ndalo hen ndihma materiale ose financiare që jepen për qëllime të kundërligjshme ose që
sigurohen nëpërmjet burimeve të kundërligjshme.
Neni 39
Dhurimet dhe kontraktimet me organet shtetërore
Organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë të marrin pjesë si të gj ithë personat e tjerë
juridikë në fushën e sipërmarrjes, të tenderimit dhe të prokurimit të granteve, të
kontraktimeve dhe të shitblerjeve nga ana e organeve shtetërore të shërbimeve publike, të
mallrave dhe të pasurive publike, si dhe të transferimit të s hërbimeve publike dhe pasurive
përkatëse nga sektori publik tek organizatat jofitimprurëse.
Neni 40
Lehtësimi dhe përjashtimi nga detyrimet fiskale
Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore
caktohen me ligj.
Organizatat jofitimprurëse, pavarësisht nga forma e organizimit, qëllimi që ndjekin dhe
veprimtaritë që ushtrojnë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat që realizohen nga dhurimet
dhe kuotat e anëtarësisë.
Personat fizikë dhe juridikë që japin n dihmesë me dhurime në favor të organizatave
jofitimprurëse, gëzojnë të drejtën e lehtësirave, lidhur me tatimin mbi të ardhurat sipas ligjit.
Neni 41
Mbikëqyrja e organizatave jofitimprurëse
Organet kompetente shtetërore kanë të drejtë të mbikëqyrin org anizatat jofitimprurëse përsa i
përket zbatimit të legjislacionit tatimor, doganor, të sigurimeve shoqërore, të lejimit të
ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, të kontraktimit të ushtrimit të shërbimeve publike e
sociale, si dhe për përmbushjen e veprimtar ive të tyre me fonde të Buxhetit të Shtetit.
KREU VIII
TRANSFORMIMI, BASHKIMI, NDËRPRERJA E VEPRIMTARISË
DHE SHPËRNDARJA
Neni 42
Transformimi dhe bashkimi
Organizatat jofitimprurëse kanë të drejtë të transformohen ose të bashkohen me vendim të
orga nit kompetent sipas aktit bazë dhe konsiderohen të shpërndara me regjistrimin e subjektit
të ri.
Transformimi i një organizate pa anëtarësi, bashkimi me një organizatë tjetër jofitimprurëse
ose ndarja e tyre, mund të bëhet vetëm kur parashikohet në statut.
Transformimi dhe bashkimi i fondacioneve dhe qendrave në shoqata ose i shoqatave në
fondacion nuk lejohet.
Neni 43
Vetëshpërndarja
Organizata jofitimprurëse shpërndahet me iniciativën e saj.
Neni 44
Shpërndarja me vendim të gjykatës
Gjykata mun d të vendosë shpërndarjen e organizatës jofitimprurëse me kërkesë të anëtarëve
të saj, të organeve të saj vendimmarrëse, të organit shtetëror kompetent në rastet kur:
a) veprimtaria e organizatës jofitimprurëse vjen në kundërshtim me
Kushtetutën;
b) organ izata jofitimprurëse kryen veprimtari të kundërligjshme;
c) organizata jofitimprurëse nuk është themeluar sipas kërkesave të
ligjit;
ç) organizata jofitimprururëse ka falimentuar sipas ligjit për falimentimin.
Përveç rasteve kur veprimtaria e organizatës p ërbën kërcënim serioz për publikun, gjykata
duhet të lajmërojë me shkrim organizatën për shkeljen e ligjit dhe t’i japë asaj 30 ditë për të
korrigjuar veprimtarinë e saj.
Neni 45
Mënyra e shqyrtimit të kërkesës
Shqyrtimi i kërkesës për shpërndarjen e nj ë organizate jofitimprurëse bëhet në prani të
përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse të organit mbikëqyrës dhe, kur është rasti, në
prani të anëtarëve që kanë paraqitur kërkesën.
Kur gjykata me kërkesë të të interesuarve, të parashikuar në nenin 44 pa ragrafi i parë, çmon
se është rasti, i rekomandon paraprakisht organizatës jofitimprurëse të bëjë veprimet për
përputhjen e programit ose të veprimtarinë së saj me Kushtetutën dhe këtë ligj, në një afat të
caktuar, duke pezulluar shqyrtimin e çështjes.
Kur zbatohen rregullisht rekomandimet, gjykata vendos pushimin e gjykimit. Në të kundërt
shqyrton çështjen me plotësimin e afatit të caktuar.
Neni 46
Likuidimi
Kur vendoset shpërndarja nga vetë organizata jofitimprurëse, likuidimi realizohet nga një ose
disa likuidatorë, të caktuar sipas statutit dhe kurdoherë përpara çregjistrimit nga gjykata.
Kur shpërndarjen e vendos gjykata, ajo cakton edhe likuidatorin, duke e veshur me
kompetencat e nevojshme për zhvillimin e procedurës së likuidimit.
Në të gjitha ra stet, likuidatorët kanë autoritetin dhe përgjegjësinë mbi asetet, pasurinë dhe
përfaqësimin e organizatës jofitimprurëse, që nga dita e emërimit të tyre dhe deri në
përfundimin e likuidimit.
Neni 47
Veprimtaria e likuidatorëve
Likuidatorët bëjnë vlerësi min e gjendjes financiare të organizatës jofitimprurëse dhe të
pasurisë së saj në çastin e marrjes së vendimit për shpërndarjen e saj, si dhe evidentojnë të
gjithë kreditorët e debitorët e mundshëm.
Pas pagimit të detyrimeve që organizata i ka shtetit dhe kreditorëve të tjerë dhe marrjes së
detyrimeve nga të tretët, likuidatori vlerëson pasurinë e mbetur dhe kujdeset që kjo pasuri të
shkojë në destinacionin e përcaktuar nga statuti, organi kompetent i saj, gjykata ose ligji.
Në asnjë rast nuk lejohet shpërn darje ose disponimi në favor të anëtarëve ose personave të
tjerë që janë subjekte të statutit ose të aktit të themelimit të organizatës ose të të afërmeve të
tyre.
Në rastet kur organizata jofitimprurëse ka përfituar përjashtim nga taksat apo lehtësira
fiskale, donacione nga publiku ose grante shtetërore, çdo pasuri e mbetur pas pagimit të
detyrimeve i shpërndahet organizatave të tjera jofitimprurëse që ndjekin qëllime të njëjta ose
të ngjashme me organizatën e likuiduar. Në rastet kur një organizate jofit imprurëse
shpërndahet vullnetarisht, organizatat përfituese të pasurisë së mbetur përcaktohen në statut
ose me një vendim të organit më të lartë vendimmarrës. Kur ky përcaktim nuk është bërë,
organizatat përfituese përcaktohen nga gjykata.
Neni 48
Çregj istrimi
Kur shpërndarja është vendosur nga vetë organizata jofitimprurëse, organi kompetent, sipas
statutit, miraton raportin përfundimtar të likuidatorit dhe kërkon nga gjykata çregjistrimin e
organizatës jofitimprurëse.
Në rastet kur organi kompetent i organizatës jofitimprurëse nuk miraton raportin
përfundimtar të likuidatorit ose shpërndarjen dhe likuidimin e ka vendosur gjykata në seancë
gjyqësore në prani të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse dhe të likuidatorit, ajo
shqyrton raportin përfun dimtar të likuidatorit dhe merr vendim për çregjistrimin e saj.
KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 49
Veprime plotësuese të organizatave jofitimprurëse
Organizatat jofitimprurëse të huaja, me veprimtari të përkohshme në Shqipëri, duhet
pa raqesin një kërkesë për miratim nga organi shtetëror kompetent që ushtron veprimtarinë në
të njëjtën fushë ose në një fushë të përafërt me atë të organizatës jofitimprurëse të huaj brenda
6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në të kundërtën, organiza tat jofitimprurëse të huaja,
me veprimtari të përkohshme në Shqipëri ndërpresin veprimtarinë e tyre.
Organizatat jofitimprurëse të huaja, të cilat kanë veprimtari të përhershme me degë të
pavarura ose filiale në Shqipëri dhe që nuk janë regjistruar sipas t ë drejtës shqiptare
vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Brenda një viti nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të
paraqesin kërkesë dhe të regjistrohen në gjykatë, në të kundërt humbasin statusin e subjektit
juridik dhe veprimtaria e tyre konsiderohet e paligjshme.
Neni 50
Rregullimi i formës së kërkuar për organizatat jofitimprurëse ekzistuese
Në rastet kur veprimtaria e organizatave jofitimprurëse ekzistuese nuk është në përputhje me
dispozitat e këtij ligji, brenda një viti nga hyrja në fuqi e k ëtij ligji duhet të paraqiten në
gjykatë për të depozituar rregullimet e nevojshme.
Gjykata shprehet vetëm në rastet kur ndryshimet e depozituara nuk janë në përputhje me
dispozitat e këtij neni.
Rregullimet e bëra në zbatim të paragrafit të parë të këtij neni konsiderohen si ndryshim dhe
jo si riregjistrim.
Neni 51
Shfuqizimi
Ligji nr.7695, datë 7.4.1993 “Për Fondacionet” shfuqizohet.
Neni 52
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3016, date 18.5.2001 te Presidentit te Republikës se Shqipërisë
Rexhep Meidani