For optimal readability, we highly recommend downloading the document PDF, which you can do below.
Document Information:
- Year: 2002
- Country: Albania
- Language: Albanian
- Document Type: Domestic Law or Regulation
- Topic: New Media
This document has been provided by the
International Center for Not-for-Profit Law (ICNL).
ICNL is the leading source for information on th e legal environment for civil society and public
participation. Since 1992, ICNL has served as a resource to civil society leaders, government
officials, and the donor community in over 90 countries.
Visit ICNL’s Online Library at
https://www.icnl.org/knowledge/library/index.htm
for further resources and research from countries all over the world.
Disclaimers Content. The information provided herein is for general informational and educational purposes only. It is not intended and should not be
construed to constitute legal advice. The information contai ned herein may not be applicable in all situations and may not, after the date of
its presentation, even reflect the most current authority. Noth ing contained herein should be relied or acted upon without the benefit of legal
advice based upon the particular facts and circumstances pres ented, and nothing herein should be construed otherwise.
Translations. Translations by ICNL of any materials into other languages are intended solely as a convenience. Translation accuracy is not
guaranteed nor implied. If any questions arise related to the accuracy of a translation, please refer to the original language official version of
the document. Any discrepancies or differences created in the tr anslation are not binding and have no legal effect for compliance or
enforcement purposes.
Warranty and Limitation of Liability. Although ICNL uses reasonable efforts to include ac curate and up-to-date information herein, ICNL
makes no warranties or representations of any kind as to its a ccuracy, currency or completeness. You agree that access to and u se of this
document and the content thereof is at your own risk. ICNL discl aims all warranties of any kind, express or implied. Neither ICNL nor any
party involved in creating, producing or delivering this document shall be liable for any damages whatsoever arising out of access to, use of
or inability to use this document, or any e rrors or omissions in the content thereof.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
LIGJ
Nr. 8655, datë 31.7.2000 1
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8410, DATË 30.9.1998 “PËR RADION
DHE TELEVIZIONIN PUBLIK E PRIVAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozim të një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998 “Për radion dhe te levizionin publik e privat në Republikën
e Shqipërisë”bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7, pika 3 ndryshohet si vijon:
“Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të
caktuara për transmetime radio e televizive.
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit administron spektrin e radiofrekuencave të
caktuara për shërbimet fikse dhe lëvizëse, që përdoren nga operatorët radiotelevizivë publikë
e privatë për lidhje radiorele, radiomikrofona dhe radiokamera, sipas planit kombëtar të
radiofrekuencave të miratuar nga Këshilli i Ministrave.”
Në po këtë nen, pika 20 ndryshohet si vijon:
“Kontrollon cilësinë e marrjes së sinjaleve në zonat e licencuara dhe kërkon zgjidhje për
ankesat e publikut për cilësinë e tran smetimit të sinjaleve radiotelevizive.”
Neni 2
Neni 11 ndryshohet si vijon:
“Burimet e financimi të KKRT-së janë:
– të ardhurat nga pagesat për marrjen dhe rinovimin e licencave;
– të ardhurat nga pagesat vjetore të licencës;
– të ardhurat nga përpunimi i kërkesave për licencim;
– të ardhurat nga taksat për shërbimet e tr ansmetimeve radiotelevizive të caktuara në
ligjet fiskale;
– financime nga buxheti i shtetit;
– dhurimet.
1 Ligj i botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 24, datë 7.8.2000.
Tarifat për marrjen dhe rinovimin e licencave, tarifat vjetore për licencat, të ardhurat
që sigurohen nga përpunimi i kërkesave për lice nsim, kriteret dhe mënyra e kryerjes së tyre
caktohen nga KKRT-ja.”
Neni 3
Neni 19, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Licenca autorizon shfrytëzimin e rrjeteve të trasmetuesave me shtrirje kombëtare ose
lokale dhe përcakton frekuencat e punës, f uqinë, vendvendosjen, zonën e mbulimit, si dhe
elemente të tjera që përcaktohen në kë të ligj dhe në rregulloret e KKRT-së.”
Neni 4
Neni 20 ndryshohet si vijon:
“Licencat janë dy llojesh: kombëtare dhe lokale.
Për transmetime televizive tokësore jepen dy licensa private kombëtare.
Për transmetime radio me modulim në frekuencë jepen katër licensa private
kombëtare.
Licencat për transmetim televiziv ose radi o në shkallë kombëtare u jepen shoqërive
anonime që themelohen me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë me synim ekskluziv
veprimtarinë radiotelevizive. Aksionet që përfaq ësojnë kapitalin në një shoqëri, mbajtëse të
një licence për transmetim televi ziv ose radio, janë nominative.
Asnjë person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, nuk duhet të ketë më shumë se 40
për qind të kapitalit të pë rgjithshëm të shoqërisë.
Mbledhjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të asamblesë së shoqërisë anonime,
me objekt të vetëm veprimtarinë për transmetime televizive ose radio, janë të vlefshme kur në
to marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e mbajtësve të aksioneve.
Një person fizik ose juridik, që ka aksi one në një shoqëri televizive ose radio
kombëtare, nuk lejohet të ketë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, aksione në një shoqëri të dytë
televizive ose radio kombëtare, si dhe nuk i lejohet të marrë licencë për transmetim televiziv
ose radioje lokale.
Licencat për transmetim televiziv ose radio lokale me modulim në frekuencë u jepen
personave juridikë e fizikë dhe organizatave jofitimprurëse të regjistruara në territorin e
Republikës së Shqipërisë. Të nj ëjtit subjekt nuk i jepet licencë për më shumë se dy zona
transmetimi lokal. Licenca për transmetim loka l në zonat urbane me mbi 200 000 banorë nuk
u jepet personave fizikë.
I njëjti subjekt që zotëron një licencë për transmetim te leviziv lokal mund të marrë
vetëm një licencë të dytë për transmetim radioje lokale.
I njëjti subjekt që zotëron një licencë pë r radio lokale mund të marrë vetëm një
licencë të dytë për transmetim televiziv lokal.
Mbajtësi i licencës për transmetim televi ziv ose radio kombëtare duhet të realizojë
mbulimin e mbi 70 për qind të terr itorit të vendit. Brenda 6 vjetësh ky mbulim duhet të arrijë
të përfshijë jo më pak se 90 për qind të territorit dhe jo më pa k se 90 për qind të popullsisë së
Shqipërisë.
Mbajtësi i licencës për transmetim televi ziv ose radio lokale duhet të realizojë
mbulimin e zonës së caktuar në licencë sipa s parametrave teknikë të përcaktuar nga KKRT-
ja.
Me termin “transmetim televiziv ose radio lokale”, sipas këtij ligji nënkuptohet
mbulimi me sinjal televiziv ose radioje nga opera torët televizivë ose radio të licencuar, si të
tillë, i territorit të komunave, ba shkive, deri në hapësirën administrative të dy prefekturave,
kur ato formojnë një entitet gjeografik dhe që ofrojnë burime të mjaftueshme financiare për
prodhim dhe transmetim programesh televizive ose radio.
I ndalohet huazimi i emrit, në çdo lloj mënyr e, çdo subjekti fizik ose juridik, vendas
ose të huaj, që kandidohet për marrjen e një licence për veprimtari radio ose televizive.”
Neni 5
Në nenin 23, pika 5 ndryshohet si vijon:
“5. deklaratën e aplikuesit se do të zb atojë ligjin nr. 7564, datë 19.5.1992 “Për të
drejtën e autorit”, legjislacionin plotësues në fuqi, si dhe marrëveshje dhe kontratë me
shoqëritë e autorit.”
Neni 6
Në nenin 35, paragrafi i f undit ndryshohet si vijon:
“Programet radiotelevizive respektojnë kufizim et e parashikuara me ligj, ato të nenit
10 të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” dhe
të kreut “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” të Kushtetutës së Republikës të
Shqipërisë.”
Neni 7
Neni 70, ndryshohet si vijon:
“ Neni 70
RTSH-ja përfshin në transmetimet e saj:
– 2 programe televizive kombëtare;
– 2 programe radiofonike kombëtare;
– 1 program radiofonik në gjuhë të huaja dhe për bashkatdhetarët në AM;
– programet e qendrave radiotelevizive rajonale;
– 1 program satelitor radioteleviziv.”
Neni 9
Neni 126 ndryshohet si vijon:
“Neni 126
Rregullat e shpërndarjes me kabëll
të programeve radiotelevizive
Për të realizuar transmetim cilësor të zërit dhe të figurës për pajtimtarët, Këshilli Kombëtar i
Radios dhe i Televizionit, në bashkëpuni m me operatorët e pavarur ose publikë të
telekomunikacionit, që disponojnë rrjete kabllore, përcakton rre gullat dhe mënyrat e
shpërndarjes së programeve radiotelevizive.”
Neni 10
Neni 128 ndryshohet si vijon:
“Neni 128
Përsëritësat e programeve të huaja televizive
Përsëritësat janë aparatura transmetimi, të përbëra nga marrësat satelitorë ose antena marrëse
tokësore, nga përsëritës televizivë ose radio, nga transmetues televizivë ose radio, të destinuar
për marrjen dhe ritransmetimin e plotë, të pandryshuar dhe të njëkohshëm në efir brenda
territorit të Republikës së Shqipërisë të progr ameve televizivë ose radio që transmetohen nga
stacionet e huaja në rrugë tokësore ose satelitore.”
Neni 11
Në nenin 129, paragrafi i dyt ë ndryshohet si vijon:
“Në caktimin e kanaleve dhe frekuencave për përs ëritësat kanë përparësi kërkesat për kanale
dhe frekuenca të subjekteve publike e private të licencuara.”
Neni 12
Në nenin 130, shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Kushte të tjera të përcaktuara nga KKRT-ja në rregulloren e saj për ritransmetimin e
programeve të huaja televizive dhe radio në Shqipëri.”
Neni 13
Në Kreun XII, pas nenit 137 shtohen 5 nene me këtë përmbajtje:
“ Neni 137/1
Inspektimi i veprimtari së së të licencuarit
Inspektimi i veprimtarisë së të licencuarit kryhet nga specialistë të administratës së
KKRT-së. Këta specialistë pajisen me dokument të posaçëm identifikimi dhe quhen
inspektorë.
Ata kryejnë inspektim në mjediset ku i licencuari zhvillon veprimtarinë e tij edhe pa e
njoftuar paraprakisht atë, për të verifikuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji, të kushteve të
licencës dhe të rregulloreve të miratuara nga KKRT-ja.
I licencuari nuk ka të drejtë t’i ndalojë inspektorët për të kryer inspektim. Ai është i
detyruar të bashkëpunojë me ta dhe t’u japë informacion, kur ata e kërkojnë një gjë të tillë.
Inspektori, kur nevojitet ekspertizë e veçantë, mund të marrë ekspertë.
Neni 137/2
Bllokimi i pajisjeve
Inspektorët bllokojnë dhe mbyllin me vulosje pajisjet, kur për përdorimin e tyre nuk
është marrë licencë, kur ato nuk janë të miratuar a ose kur nuk plotësohen kushtet e licencës.
Pajisjet e bllokuara inventarizohen dhe sekuestrohen me kalimin e afatit 1-mujor nga
data e bllokimit dhe më pas i jepen për shitje subjekteve të ngarkuara me ligj. Pjesa e të
ardhurave nga shitja, që rregullohet me kontratën përkatëse ndërmjet Këshillit Kombëar të
Radios dhe Televizionit dhe subjektit të mësipërm, kalon në buxhetin e shtetit.
Neni 137/3
Kundërvajtjet administrative
Kur inspektorët e KKRT-së vërtetojnë se i licencuari ka shkelur dispozitat e këtij ligji,
kushtet e licencës dhe rregulloret e mi ratuara nga KKRT-ja, kanë të drejtë:
1. të vendosin gjobë, në zbatim të nenit 137/4 të këtij ligji dhe të kërkojnë nga i
licencuari marrjen e masave për nd reqjen e shkeljes, duke vendosur afat për realizimin e saj;
2. t’i propozojnë KKRT-së ndalimin e veprimtarisë së të licencuarit;
3. t’i propozojnë KKRT-së pezullimin e pë rkohshëm të licencës, reduktimin e kohës
së vlefshmërisë së licencës ose heqjen e saj.
KKRT-ja, pasi shqyrton propozimin e inspekto rëve në përputhje me pikat “2” dhe “3”
të këtij neni:
a) paralajmëron të licencuarin me shkr im, duke përcaktuar shkeljen e bërë;
b) pezullon përkohësisht licencën e dhënë dhe redukton kohën e vlefshmërisë së
licencës;
c) heq licencën sipas ne nit 34 të këtij ligji.
Për t’i dhënë të licencuarit mundësi të ja pë mendime, para marrjes së vendimit për
ndalimin, reduktimin ose heqjen e licencës, KKRT-ja njofton të licencuarin për vendimin dhe
arsyet e marrjes së këtij vendimi.
Nëse edhe pas dëgjimit të të licencuarit, KKRT-ja e miraton marrjen e vendimit, ai i
jep të licencuarit një kopje. KKRT-ja e boton ve ndimin në Fletoren Zyrtare në numrin më të
afërt të saj dhe në Buletinin e vet.
KKRT-ja ndjek zbatimin e vendimit.
KKRT-ja vendos sanksionet e parashikuara në ligj, jo më vonë se një vit nga data e
kryerjes së shkeljes.
Neni 137/4
Gjobat
Shkeljet e mëposhtëme, të kryera nga të li cencuarit, kur nuk përbëjnë vepër penale,
janë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
1. Me gjobë nga 20.000 deri 200.000 lekë për rastet kur:
a) nuk siguron kohë të mjaftueshme në transmetim për informacionet, objekt i nenit
39 të këtij ligji;
b) eleminon, para afatit të përcaktuar në nenin 42 të këtij ligji, regjistrimin dhe
arkivimin e lajmeve;
c) eleminon, para afatit të përcaktuar në nenin 54 të këtij ligji, regjistrimin e
reklamave.
2. Me gjobë nga 60.000 deri 1.000.000 lekë për rastet kur:
a) nuk respektohen në transmetim kufijtë koho rë dhe territorialë të përcaktuara në
kushtet e licencës;
b) nuk respektohen detyrimet e neneve 50, 51, 52, 53, 55, 56, 57 dhe 58 të këtij ligji
për transmetimin e reklamave;
c) nuk respektohen detyrimet e neneve të kr eut VII të këtij ligji për sponsorizimet;
ç) nuk respekton kushtet e licencës përsa i përket programeve të prodhuara në vend;
d) nuk njofton për ndryshimet që kanë ndodhur në të dhënat e paraqitura në kërkesën
për licencë;
dh) ndalohet hyrja e inspektorëve në mjediset ku janë vendosur pajisjet
radiotelevizive të të licencuarit ose nu k jepen të dhënat e kërkuara nga ata;
e) shkaktohen interferenca ndaj të një licencu ari tjetër si rezultat i mosrespektimit të
kushteve teknike në transmetim.
3. Me gjobë nga 500.000 deri 1.500.000 lekë për rastet kur:
a) kryen transmetime në një fr ekuencë tjetër të paautorizuar;
b) kryen transmetime me fuqi rrezatuese më të madhe se ato të autorizuara;
c) transmeton nga vende të ndryshme nga ato të shënuara në licencë;
ç) transmeton programe të ndaluara me ligj, të përcaktuara si të tilla në nenin 38 të
këtij ligji;
4. Me gjobë deri në 4 milionë lekë për rastet kur një person instalon pajisje televizive
ose radiojeje, duke dalë në transmetim në efir me figurë ose me zë pa autorizimin, licencimin
e KKRT-së.
Kundër vendimit të dënimit me gjobë nga in spektori përkatës bëhet ankim në KKRT-
ja brenda 10 ditëve nga data e dhënies së tij. Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
merr vendim brenda 30 ditëve ng a data e dhënies së gjobës.
Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankimi brenda 5 ditëve nga data
e shpalljes ose e njoftimit në gjykatën e rrethi t ku është kryer kundërvajtja, në përputhje me
Kodin e Procedurës Civile, kreu “Gjyki mi i mosmarrëveshjeve administrative”.
Shqyrtimi i kundërvajtjeve administrative, an kimi dhe ekzekutimi i vendimeve bëhet
sipas ligjit nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative” me ndryshimet e
plotësimet e mëvonshme.
Gjoba është titull ekzekutiv që vilet nga Kësh illi Kombëtar i Radios dhe Televizionit
dhe derdhet në Buxhetin e Shtetit.
Neni 137/5
Bashkëpunimi me organet e tjera
Për ushtrimin e të drejtave që burojnë nga ky ligj, Këshilli Kombëtar i Radios dhe
Televizionit duhet të mbështetet nga autoritetet publike vendor e dhe ato policore.
Ngarkohet Policia Tatimore në ekzekutimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe
Televizionit, lidhur me gjobat, sanksionet dhe heqjen e licencave.”
Neni 14
Çdo akt tjetër që bie në kundërsht im me këtë ligj, shfuqizohet.
Neni 15
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 2730, datë 7.8.2000 të P residentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani.