Penal Code

For optimal readability, we highly recommend downloading the document PDF, which you can do below.

Document Information:

  • Year:
  • Country: Albania
  • Language: Albanian
  • Document Type: Domestic Law or Regulation
  • Topic:

KODI PENAL
I
REPUBLIKËS SË SHQIPË RISË

Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

Shtator 2011

Kodi penal: i përditësuar. -Tiranë:
Qendra e Publikimeve Zyrtare, 2010
…f, …cm.

ISBN 978 -9928 -01 -020 -9

PJESA E PËRGJITHSHME
KREU I
Ligji penal dhe zbatimi i tij ………………………….. …………….. 1-11 9
KREU II
Përgjegjësia penale ………………………….. ………………………… 12 -21 19
KREU III
Tentativa ………………………….. ………………………….. ………… 22 -24 22
KREU IV
Bashkëpunimi i personave për kryerjen e veprës penale … 25 -28 23
KREU V
Dënimet ………………………….. ………………………….. ………….. 29 -46 27
KREU VI
Cak timi i dënimit ………………………….. …………………………. 47 -57 36
KREU VII
Alternativat e dënimit me burgim ………………………….. …… 58 -65 42
KREU VIII
Shuarja e ndjekjes penale, të dënimeve dhe mosekzekutimi
i tyre ………………………….. ………………………….. ……………….. 66 -72 49

PJESA E POSAÇME
KREU I
Krime kundër njerëzimit ………………………….. ……………….. 73 -75 55
KREU I I
Vepra penale kundër personit
Krime kundër jetës ………………………….. ………………………… 76 -133 57
SEKSIONI I
Krime kundër jetës të kryera me dashje ………………………… 76 -84 57
SEKSIONI II
Krime kundër jetës shkaktuar me pakujdesi ………………….. 85 60
SEKSIONI III
Veprat penale të kryera me dashje
kundër shëndetit ………………………….. ………………………….. .. 86 -90 61
SEKSIONI I V
Vepra penale kundër shëndetit të kryera nga pakujdesia …. 91 -92 63
SEKSIONI V
Vepra penale që rrezikojnë jetën dhe shëndetin nga
ndërprerja e shtatzanisë ose mosdhënia e ndihmës ………… 93 -99 64
SEKSIONI VI
Krime seksuale ………………………….. ………………………….. …. 100 -108 66
SEKSIONI VII
Vepra penale kundër lirisë së personit ………………………….. 109 -112 70
SEKSIONI VIII
Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit ……………………. 113 -123 74
SEKSIONI IX
Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes …….. 124 -130 80
SEKSIONI X
Vepra penale kundër lirisë së besimit ………………………….. . 131 -133 84
KREU III
Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike …. 134 -200 85
SEKSIONI I
Vjedhja e pasurisë ………………………….. …………………………. 134 -142 85
SEKSIONI II

Mashtrimet ………………………….. ………………………….. ………. 143 -149 90
SEKSIONI III
Shkatërrimi i pronës ………………………….. ………………………. 150 -162 93
SEKSIONI IV
Vepra penale të kryera në shoqëritë tregtare ………………….. 163 -170/b 97
SEKSIONI V
Krime në fushën e doganave ………………………….. …………… 171 -179/a 101
SEKSIONI VI
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet ……………….. 180 -182 107
SEKSIONI VII
Falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë ……………….. 183 -185 108
SEKSIONI VIII
Falsifikimi i dokumenteve ………………………….. ……………… 186 -192/b 109
SEKSIONI IX
Vepra penale në fushën e falimentimit …………………………. 193 -196 114
SEKSIONI X
Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit ………………………….. .. 197 -198 115
SEKSIONI XI
Vepra penale q ë cenojnë regjimin juridik të tokës ………….. 199 -200 116
KREU IV
Vepra penale kundër mjedisit ………………………….. …………. 201 -207 117
KREU V
Krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues …………….. 208 -225 121
SEKSIONI I
Krime kundër pavarësisë dhe integritetit ………………………. 208 -218 121
SEKSIONI II
Krime kundër rendit kushtetues ………………………….. ………. 219 -225 124
KREU VI
Krime që cenojnë marrdhëniet me shtetet e tjera ……………. 226 -229 126
KREU VII
Aktet terroriste ………………………….. ………………………….. …. 230 -234/b 128
KREU VIII
Krime kundër autoritetit të shtetit ………………………….. ……. 235 -299 134
SEKSIONI I
Vepra penale kun dër veprimtarisë shtetërore të kryera
nga shtetasit ………………………….. ………………………….. ……… 235 -247 134
SEKSIONI II
Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera
nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik ………….. 248 -260 140
SEKSIONI III
Vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike ……………. 261 -293 145
SEKSIONI IV
Vepra penale kundër sekretit dhe kufijve shtetërorë ……….. 294 -299 165
KREU IX
Vepra penale kundër drejtësisë ………………………….. ……….. 300 -324 169
KREU X
Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe
sistemin demokratik të zgjedhjeve ………………………….. …… 325 -332 181
KREU XI
Vepra penale të kryera nga banda e armatosur
dhe organizata kriminale ………………………….. ………………… 333 -335 183

LIGJ
Nr.7895, datë 27.1.1995

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
(I përditësuar)

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me
propozim të Këshillit të Ministrave

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I
PJESA E PËRGJITHSHME

KREU I
LIGJI PENAL DHE ZBATIMI I TIJ

Neni 1
Ligji penal dhe ndarja e veprave penale

Ligji penal përcakton veprat penale, dënimet dhe masat e tjera që merren ndaj autorëve të tyre.
Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në
dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.

Neni 1/a
Bazat e legjislacionit penal
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)

Kodi Penal bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet e përgjithshme të së
drejtës penale ndërkombëtare, si dhe në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.
Legjislacioni penal përbëhet nga ky Kod dhe ligje të tjera që parashikojnë vepra penale.

Neni 1/b
Detyrat e legjislacionit penal
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 1)

Legjislacioni penal i Republikës së Shqipërisë ka për de tyrë të mbrojë pavarësinë e shtetit dhe
tërësinë e territorit të tij, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën, mjedisin,
bashkëjetesën dhe mirëkuptimin e shqiptarëve me pakicat kombëtare, si dhe bashkëjetesën fetare nga
veprat penale, si dhe parandalimin e tyre.

Neni 1/c
Parimet e Kodit Penal
(Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001, neni 1)

Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, të barazisë përpara ligjit, të
drejtësisë në caktimin e fajësi së dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.
Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.

Neni 2
Mosdënimi pa ligj

Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar
shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje p enale.
Askush nuk mund të dënohet me një lloj dhe masë dënimi të paparashikuar në ligj.

Neni 3
Veprimi në kohë i ligjit penal

Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte
vepër penale.
Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Në rast se personi është dënuar,
ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon.
Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet a i
ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale.
__________________________________________________

Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.4,
datë 27.3.2003

Nisur nga fakti që ligjvënësi shqiptar në një dispozitë të vetme, sikurse është ajo e nenit 3 të Kodit
Penal, ka përcaktuar veprimin e ligjit penal në kohë, jo vetëm në përgjithësi, sipas parimit që askush nuk
mund të dënohet për një vepër që sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale, por
edhe duke dhënë përjashtimet nga ky parim, Kolegjet e Bashkuara çmojnë se lidhje me çështjen objekt
shqyrtimi, ka përmbajtja e paragrafëve të dytë dhe të tretë të kësaj dispozite, në të cilat parashikohen
përjashtimet nga rregulli i përg jithshë m i veprimit në kohë të ligjit penal dhe brenda tyre, lidhje më të
drejtpërdrejtë me këtë çështje, pa dyshim, që ka paragrafi i tretë i saj.
Nga përmbajtja e këtij paragafi, sipas të cilit, kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji
i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj, dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që
ka kryer veprën penale, arrihet në përfundimin se, në rastet kur, ligji që ka qenë në fuqi në kohën e
kryerjes së veprës penale, është më i disfavorshë m se ligji që është në fuqi në kohën e gjykimit të çështjes
penale në ngarkim të personit që e ka kryer atë, gjykatat detyrohen të zbatojnë këtë të dytin d.m.th. ligjin
e mëvonshëm, i cili është në fuqi në kohën e gjykimit të çështjes.
Ky detyrim rrjedh n ga fakti që, në rastin konkret, ligji i mëvonshëm përmban dispozita, të cilat janë
më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale ose, duke përdorur terminologjinë kushtetuese,
duhet thënë se ligji i mëvonshëm është ligj penal favorizues dhe pikëri sht për këtë arsye, ai ka fuqi
prapavepruese.
Megjithatë, duhet vënë në dukje fakti që fuqia prapavepruese e ligjit penal favorizues, në raport me
momentin kohor të zbatimit të tij, nuk është e pakufizuar, pasi ky moment është i kushtëzuar nga faza në të
cilën gjendet procedimi penal, që i përket personit të akuzuar për kryerjen e veprës penale, fazë e cila,
duke u bazuar në sa u thanë me hollësi më lart, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, arrijnë në
përfundimin se nuk mund të jetë tej momentit koho r kur vendimi i dënimit penal të personit të akuzuar, ka
marrë formë të prerë, gjë që vlen edhe për personat e dënuar me vendim penal të formës së prerë të
gjykatave të huaja penale, sikurse është rasti objekt gjykimi.
Të gjitha çështjet e tjera, që mund t ë lindin pas këtij momenti, i përkasin një faze tjetër, asaj të
ekzekutimit të vendimit penal.

Dihet se ndryshe nga fuqia prapavepruese e ligjit penal, që përfshihet në institutin e veprimit penal
në kohë, institut, i cili rregullimin e tij ligjor e gjen n ë normat e ligjit penal material, faza e ekzekutimit të
vendimeve penale rregullohet nga normat e ligjit procedural penal, nocione këto që konfondohen në
kërkesën e paraqitur nga mbrojtësi i kërkuesit Juan.
Bazuar në sa u parashtrua me hollësi në pjesët e përparshme të këtij vendimi, Kolegjet e Bashkuara
arrijnë në përfundimin e përgjithshëm se paragrafi i tretë i nenit 3 të Kodit Penal është i zbatueshëm në
procedimet penale të vëna në lëvizje pas hyrjes në fuqi të ligjit favorizues, si dhe në procedimet p enale, të
cilat, megjithëse janë vënë në lëvizje para hyrjes në fuqi të ligjit favorizues, gjykimi për to nuk ka
përfunduar ende me vendim të formës së prerë.
Kështu që, personat, vendimi i dënimit penal për të cilët ka marrë formë të prerë, sikurse është rasti
i kërkuesit Juan, nuk mund të përfitojnë nga ligji i mëvonshëm, edhe pse ai mund të jetë favorizues në
raport me ligjin penal që u zbatua nga gjykatat në kohën e dënimit të tyre.
I vetmi përjashtim nga ky rregull, në kushtet e zakonshme të zbatimit t ë Kodit Penal, bëhet vetëm për
personat e dënuar me vendim të formës së prerë, kur ligji i ri, veprën për të cilën ata janë deklaruar
fajtorë dhe dënuar, nuk e konsideron më vepër penale.
Dhe këtë përjashtim e ka bërë vetë ligjvënësi në paragrafin e dytë t ë nenit 3 të Kodit Penal, sipas të
cilit, ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese dhe në rast se personi është dënuar,
ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe në qoftë se ka filluar, pushon.
Thuhet, “në kushtet e zakonshme të zbati mit të Kodit Penal”, pasi ligjvënësi, mbas miratimit të ligjit
nr.7895, datë 27.1.1995 “Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë me dy ligje të veçanta, të
miratuara ad`hoc me nr.7942 dhe 7984 të datave, respektivisht, 31.5.1995 dhe 28.7.1995, miratuar për
hyrjen në fuqi të Kodit Penal, ka parashikuar shprehimisht që personave të cilët janë dënuar me vendim
të formës së prerë për një ose më shumë vepra penale me masa dënimi, për një ose më shumë prej tyre,
më të larta sesa maksimumi që parashikon për to Kodi i ri Penal, ju mbetet për secilën prej tyre, ky
maksimum (nenet 2 dhe 1 të ligjeve respektive).
Nëpërmjet këtyre dy ligjeve, kanë përfituar vetëm personat që ishin dënuar para hyrjes në fuqi të
Kodit të ri Penal, d.m.th. me kodet e mëparshme penale dh e një gjë e tillë ishte jo vetëm e domosdoshme,
por edhe e kuptueshme, për shkak të disa ndryshimeve jo pak të rëndësishme, që pësoi instituti juridik i
përgjegjësisë penale dhe elemente përbërëse të tij në Kodin e ri Penal, në krahasim me të mëparshmet.
__________________________________________________

Neni 4
Mosnjohja e ligjit

Mosnjohja e ligjit që dënon veprën penale, nuk përbën shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale,
veç rasteve kur mosnjohja është objektivisht e paevitueshme.

Neni 5
Territo ri i Republikës së Shqipërisë

Territori i Republikës së Shqipërisë, në kuptim të ligjit penal, quhet hapësira tokësore, gjerësia e
ujërave territoriale dhe të brendshme detare, hapësira ajrore që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të
ujërave territorial e dhe të brendshme detare, si dhe çdo vend tjetër ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar,
si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet që mbajnë flamurin e Republikës së
Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit usht arak ose civil kudo që ndodhen.

Neni 6
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera
nga shtetas shqiptarë
(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)

Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
zbatohet ligj i penal i Republikës së Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim
në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të
një vendi m përfundimtar nga një gjykatë e huaj. Kushti për dënueshmërinë e njëkohshme në territorin e
shtetit tjetër nuk zbatohet në rastet e krimeve të korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të
ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Në kuptim të këtij n eni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç shtetësisë
shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër.

Neni 7
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera
nga shtetas të huaj
(Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 2;
shtuar shkronja “h” me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 1;
shtuar shkronja “i” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 1;
ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 1;
shtuar shkronja “j” me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 1)
(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)

Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të
ligjit penal të Republikës së Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Sh qipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shtetasit shqiptar një nga
krimet e mëposhtme:
a) krime kundër njerëzimit;
b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
c) vepra me qëllime terrroriste;
d) organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave, prodhimi dhe
trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i subst ancave
bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve
me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike;
f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare;
g) kr ime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi
pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë;
h) pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
i) krimet e korrupsionit në sektorin pu blik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
j) vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit.

Neni 7/a
Juridiksioni universal
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 2)
(ndryshuar me ligjin nr. 23/2012)

Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që ndodhet në
territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk është ekstraduar, i cili jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë ka kryer njërën nga veprat e mëposhtme:
a) krime kundë r njerëzimit;
b) krime lufte;
c) gjenocid;
ç) vepra me qëllime terroriste;
d) torturë;

dh) financim terrorizmi.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë kryen ndon jërën nga veprat penale, për të cilat ligje të veçanta ose
marrëveshje ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë, përcaktojnë zbatueshmërinë e
legjislacionit penal shqiptar.

Neni 8
Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera
nga personi pa shtetësi
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 3)

Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe krim
jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e neneve 7 e 7/a të këtij Kodi.

Neni 9
Personat e m brojtur ndërkombëtarisht
(shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për vepra penale të kryera ndaj personave të mbrojtur
ndërkombëtarisht.
Person i mbrojtur ndërkombëtarisht, përveçse kur marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikua ra nga
shteti shqiptar, parashikojnë ndryshe, është:
a) kryetari i një shteti, përfshirë edhe anëtari i organit kolegjial që kryen funksionet e kryetarit të
shtetit, sipas kushtetutës së atij shteti, kryetari i qeverisë ose ministri i punëve të jashtme, ku r këta
ndodhen në një shtet tjetër, si dhe anëtarët e familjes që i shoqërojnë;
b) çdo përfaqësues a zyrtar i një shteti ose çdo zyrtar apo agjent i një organizate ndërkombëtare
me karakter ndërqeveritar, i cili, në kohën dhe vendin e kryerjes së veprës pe nale kundër tij, zyrës,
banesës private ose mjeteve të tij të transportit, gëzon, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtje
të posaçme nga çdo sulm mbi personin, lirinë dhe dinjitetin e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij.

Neni 9 /a
Përgjegjësi a për personat e huaj që gëzojnë imunitet
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës së
Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike.

Neni 10
Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja

Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një
vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shum palëshe, vlejnë në Shqipëri
brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon:
a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale;
b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese;
c) për zbatimin e masave të sigurimit;
d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile.

Neni 11
Ekstradimi

Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet
ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë.
Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar
si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj.
Ekstradimi nuk lejohet:
a) në qoftë se personi që do të ekstradohet është shtetas shqiptar, veç rasteve kur në marrëveshje
është parashikuar ndryshe;
b) në qoftë se vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim ka një karakter politik
ose ushtarak;
c) kur ka arsye për të dyshuar që personi i kërkuar të ekstradohet do të persekutohet, dënohet ose
kërkohet për arsye të bindjeve të tija politike, fetare, kombëtare, racore ose etnike.
d) në qoftë se personi që kërkohet të ekstradohet është gjykuar nga një gjykatë kompetente shqiptare
për veprën penale për të cilën kërkohet ekstradimi.

KREU II
PËRGJEGJËSIA PENALE

Neni 12
Mosha për përgjegjësi penale

Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën
katërmbëdhjetë vjeç.
Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë
vjeç.

Neni 13
Lidhja shkakësore

Askush nuk ka përgjegjësi penale kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojave apo
mundësisë së ardhjes së tyre, mungon lidhja shkakësore.

Neni 14
Faji

Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligj i si vepër penale,
në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj.
Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

Neni 15
Dashja

Vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron
ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre.

Neni 16
Pakujdesia

Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon
mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shp reson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon,
megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte.

Neni 17
Papërgjegjshmëria për shkak të gjendjes mendore

Nuk ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së veprës vuante nga një t urbullim psikik
ose neuropsikik që ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor dhe për pasojë nuk ka qenë në gjendje të
kontrollojë veprimet apo mosveprimet e tij dhe as të kuptojë se kryen vepër penale.
Personi që në kohën e kryerjes së veprës penale vua nte nga një turbullim psikik ose neuropsikik, që
ka ulur ekuilibrin e tij mendor për të kuptuar dhe kontrolluar plotësisht veprimet apo mosveprimet e tij,
është i përgjegjshëm, por kjo rrethanë mbahet parasysh nga gjykata në caktimin e masës dhe llojit të
dënimit.

Neni 18
Kryerja e veprës penale në gjendje të dehur

Nuk përjashtohet nga përgjegjësia personi që ka kryer veprën penale në gjendje të dehur.
Kur dehja është shkaktuar në rrethana të rastit dhe ka sjellë uljen e ekuilibrit mendor, kjo rrethanë
mb ahet parasysh për zbutjen e dënimit ndaj tij.
Kur dehja është bërë me paramendim për të kryer veprën penale, kjo rrethanë mbahet parasysh për
rëndimin e dënimit.
Rregullat e mësipërme zbatohen edhe kur vepra penale kryhet nën efektin e narkotikëve apo
stim ulantëve të tjerë.

Neni 19
Mbrojtja e nevojshme

Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën,
shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me
ku sht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.
Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Neni 20
Nevoja ekstreme

Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën nga nevo ja për të përballuar një rrezik real dhe
të çastit që e kërcënon atë, një person tjetër apo pasurinë nga një dëmtim i rëndë dhe i pashmangshëm me
mënyra të tjera, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh së
dë mi i zmbrapsur.

Neni 21
Ushtrimi i një të drejte apo përmbushja e detyrës

Nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar të drejta apo përmbushur detyra të
caktuara nga ligji ose nga një urdhër i dhënë prej një personi kompetent, veç rastit kur urdhri është haptazi
i paligjshëm.
Kur vepra penale është kryer si rezultat i urdhrit të paligjshëm, për të përgjigjet personi që ka dhënë
urdhrin.

KREU III
TENTATIVA

Neni 22
Kuptimi i tentativës

Vepra penale quhet e mbetur në tentativë kur, megji thëse personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta
për ta kryer atë, vepra ndërpritet e nuk përfundohet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij.

Neni 23
Përgjegjësia për tentativën

Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.
Gjykata, në va rësi të shkallës së afërsisë së pasojës, si dhe të shkaqeve për të cilat krimi mbeti në
tentativë, zbut dënimin dhe mund ta ulë atë nën minimumin e parashikuar nga ligji ose të caktojë një lloj
dënimi më të butë nga ai i parashikuar në ligj.

Neni 24
Heq ja dorë nga kryerja e veprës penale

Personi që më vullnetin e tij dhe në mënyrë përfundimtare heq dorë nga kryerja e veprës penale, me
gjithë mundësitë që ka për kryerjen e saj, nuk ka përgjegjësi penale.
Kur veprimet e gjeratëhershme përmbajnë elementët e ndonjë vepre tjetër penale, personi përgjigjet
për veprën e kryer.

KREU IV
BASHKËPUNIMI I PERSONAVE PËR KRYERJEN
E VEPRËS PENALE

Neni 25
Kuptimi i bashkëpunimit

Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje nd ërmjet
tyr e.

Neni 26
Bashkëpunëtorët

Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe
ndihmësit.
Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës
penale.
Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtëpërdrejta për realizimin e veprës penale.
Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale.
Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave , dhënie të
premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale,
ndihmojnë për kryerjen e saj.

Neni 27
Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve

Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekuto rët për veprën penale të
kryer prej tyre.

Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes
së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale.
__________________________________________________

Ven dim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, datë 26.3.2002

Marrëveshja, që është një nga elementët e domosdoshëm për të patur bashkëpunim në kryerjen e
veprës penale, madje më kryesori, mund të vendoset jo vetëm midis organizatorit, ekzekutori t, shtytësit
dhe ndihmësit që përbën formën klasike të bashkëpunimit. Ajo mund të vendoset edhe midis vetë
ekzekutorëve të veprës penale, (në rastet kur ata janë dy ose më shumë persona) dhe në këtë rast do të
ndodhemi para bashkëpunimit për të kryer vepër penale në formën e bashkekzekutimit të saj.
Për të pasur këtë formë bashkëpunimi, kërkohet që secili nga personat që marrin pjesë në realizimin
e veprës penale ose, thënë ndryshe, secili nga bashkekzekutorët, të kryejë veprime që të kenë lidhje të
drejt p ërdrejtë shkakësore me pasojën e dëshiruar nga të gjithë të tjerët dhe që vjen si rezultat i këtyre
veprimeve të kryera nga secili prej bashkkzekutorëve d.m.th. secili nga bashkekzekutorët me veprimin apo
veprimet e tij, të marrë pjesë direkt në realizimin e anës objektive të veprës penale.
Në të njëjtën kohë, kërkohet që veprimet e secilit prej bashkekzekutorëve të jenë rezultat i realizimit
jo i dëshirave individuale të tij, por të jenë rezultat i realizimit të vullnetit të përbashkët të të gjithë
bashkëk zekutorëve të një veprimtarie të caktuar, konkrete, kriminale.
Kur vepra penale kryhet në bashkëpunim në formën e bashkekzekutimit, midis bashkëpunëtorëve nuk
ka më ndarje rolesh, në kuptimin klasik të kësaj fjale (ndarje në rolet organizator, ekzekutor, s htytës dhe
ndihmës), por ka një lloj ndarjeje tjetër, e cila ka të bëjë me ndarjen e punëve direkte që duhet të kryejë
secili nga bashkekzekutorët për realizimin e vullnetit të përbashkët kriminal, vullnet ky që, në fund të
fundit, manifestohet në botën e jashtme, veç veprimeve të secilit, edhe me arritjen e rezultatit kriminal të
dëshiruar prej tyre.
__________________________________________________

Neni 28
Forma të veçanta të bashkëpunimit
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 2; shfuqizua r paragrafi i dytë i pikës 1, ndryshuar
pika 2 me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 4)

1. Organizata kriminale është forma më e lartë e bashkëpunimit, në të cilën bëjnë pjesë tre ose më
shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit , strukturimit, qëndrueshmërisë,
kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime
materiale dhe jomateriale.
2. Organizata terroriste është një formë e veçantë e organizatës kriminale, e përbërë nga dy ose më
shumë persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim kryerjen e veprave me
qëllime terroriste.
3. Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë, municione
luftarake dhe mjete të tjera të nevojs hme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në krerët V,
VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.
4. Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më
shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe
jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e
nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dh e strukturim të
zhvilluar.
5. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të armatosur ose
grup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale dhe dënohen sipas parashikimeve të pjesës së
posaçme të këtij Kodi ose t ë dispozitave të tjera penale të veçanta.

6. Anëtarët e organizatës kriminale, të organizatës terroriste, bandës së armatosur ose grupit të
strukturuar kriminal janë përgjegjës për të gjitha veprat penale, të kryera prej tyre, në përmbushjen e
qëllimeve t ë veprimtarisë së tyre kriminale.
7. Pjesëtari i organizatës kriminale, organizatës terroriste, bandës së armatosur ose i grupit të
strukturuar kriminal, përfiton përjashtimin nga dënimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesë, që gjykohet
vendimtare për njohjen e veprimtarisë së tyre, të bashkëpunëtorëve të tjerë, pasurive të zotëruara
drejtpërdrejt ose jo prej tyre, si dhe për veprimtaritë hetimore, që zhvillohen ndaj organizatave kriminale,
organizatave terroriste, bandave të armatosura dhe grupeve të struktur uara kriminale.

KREU V
DËNIMET

Neni 29
Dënimet kryesore
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79;
shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 2)

Për personat që kanë kryer krime jepen këto dënime kryesore:
1. Me b urgim të përjetshëm
2. Me burgim
3. Me gjobë
Për personat që kanë kryer kundërvajtje penale jepen këto dënime kryesore:
1. Me burgim
2. Me gjobë
Dënimi me burgim dhe gjobë jepen bashkërisht, kur parashikohet në dispozitat përkatëse të këtij
Kodi.

Neni 30
Dënime plotësuese
(Ndryshuar pika 2, me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 3;
ndryshuar pika 1 me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 3)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin krye sor, mund të
jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:
1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar funksione publike.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.
6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxj errja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.
10. Humbja e përgjegjësisë prindërore.
Gjykata, në raste të veçanta, kur dhënia e dënimeve kryesore çmohet e papërshtatshme dhe kur ligji
parashikon dënim me burgim deri në 3 vjet os e dënime të tjera më të lehta për veprën e kryer, mund
të mjaftohet vetëm m e caktimin e dënimit plotësues.

Neni 31
Dënimi me burgim të përjetshëm
(Ndryshuar paragrafi i I, II dhe titulli me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,
neni 79; shfuqizuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 5)

Dënimi me burgim të përjetshëm jepet me vendim të gjykatës për kryerjen e një krimi të rëndë.
Dënimi me burgim të përjetshëm nuk jepet ndaj personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë
mbushur m oshën tetëmbëdhjetë vjeç, si dhe për gratë.

Neni 32
Dënimi me burgim

Dënimi me burgim për krime jepet për një kohë nga pesë ditë deri në njëzetepesë vjet.
Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet.

Neni 3 3
Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm dhe
me burgim

Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vuhen në institucione të caktuara
posaçërisht për këtë qëllim.
Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të dënuarve caktohen me ligj.
Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të rriturit.
Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat.

Neni 34
Dënimi me gjobë
(Ndryshuar paragrafi i III dhe IV, shtuar paragrafi i V, ndryshuar paragrafi i VII, me ligjin nr.8733, datë
24.1.2001, neni 3; ndryshuar paragrafi IV me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 4; shfuqizuar paragrafi
8 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.19, datë 1.6.2011)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash brenda kufijve të
parashikuar në ligj.
Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundërvajtje penale.
Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë.
Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 3 milionë lekë.
Për personat që kryejnë krime për motive të fitimit të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi
tjetër material, nëse dispozita penale parashikon vetëm dënim me burgim, gjykata mund të japë edhe
dënim me gjobë nga 100 mijë gjer në 5 milionë lekë.
Gjykata jep dënimin me gjobë, pasi ka hetuar rreth aftësisë paguese të personit. Aftësia paguese
përcaktohet nga gjendja personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana të tjera që lidhen me to.
Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës.
Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që gjoba të paguhet
me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre.
Kur i dënuari nuk e paguan gjobën dhe gjoba nuk mund të vilet nëpërmjet ekzekutimit të
detyrueshëm, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur pesë mijë lekë për një
ditë burgim.
Kur i dënuari nuk mund të paguajë gjobën në afat pa fajin e tij dhe nëse kriteret, mbi të cilat është
caktuar gjoba, kanë ndryshuar pas dhënies së vendimit dhe nuk e justifikojnë haptazi pagimin e gjobës,
atëherë i dënuari mund të kërkojë:
a) shtyrje të afatit të pagesës së gjobës gjer në gjashtë muaj;

b) kryerjen e një pune me interes publik.
Nëse gjykata urdhëron kryerjen e një pune në interes publik zbatohen rregullat e nenit 63 të këtij
Kodi.
Nëse gjoba nuk paguhet edhe pas shtyrjes së afatit ose nëse i dënuari nuk e kryen punën në interes
publik, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim.
Kur gjoba është dhënë për kryerjen e një krimi, zëvendësimi i saj me burgim nuk mund të kalojë tre
vjet, ndërsa kur ajo është dhënë për kryerjen e një kundërvajtjeje penale, zëvendësimi nu k mund të kalojë
një vit burgim, por gjithmonë pa kaluar maksimumin e dënimit me burgim që parashikon dispozita
përkatëse. Nëse dispozita penale nuk parashikon dënim me burgim, maksimumi i dënimit me burgim
konsiderohet gjashtë muaj.
Kur i dënuari si më si për gjatë zbatimit të burgimit paguan gjobën, gjykata revokon vendimin, duke
bërë llogaritjet s ipas kriterit të paragrafit të 8 të këtij neni.

Neni 35
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike
(Riformuluar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, ne ni 5)

Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një kohë jo më pak se pesë vjet, jepet
detyrimisht ndaj personit që ka kryer një krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin publik
ose ka kryer një krim, për të cilin gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet.
Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike mund të jepet për një kohë nga tre deri në pesë
vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur
është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim.

Neni 36
Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale
dhe produkteve të veprës penale
(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 4)

1. Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të
shtetit:
a) të sendeve që kanë shërbyer ose janë caktuar si mjete për kryerjen e veprës penale;
b) të produkteve të veprës penale, ku përfshihet çdo lloj pasurie, si dhe dokumentet ose instrumentet
ligjore që vërtet ojnë tituj ose interesa të tjerë në pasurinë që rrjedh ose fitohet drejtpërdrejt ose tërthorazi
nga kryerja e veprës penale;
c) të shpërblimeve, të dhëna ose të premtuara, për kryerjen e veprës penale;
ç) të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespon don asaj të produkteve të veprës penale;
d) të sendeve, prodhimi, përdorimi, mbajtja ose tjetërsimi i të cilave përbëjnë vepër penale, edhe kur
nuk është dhënë vendim dënimi.
2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose shndërruar pjesërisht ose plotësisht në
pasuri të tjera, këto të fundit i nënshtrohen konfiskimit.
3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fituara në rrugë të ligjshme, këto të
fundit konfiskohen deri në vlerën e produkteve të veprës penale.
4. Konfiskimit i n ënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e tjera nga produktet e veprës penale,
nga pasuritë në të cilat janë transformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose nga pasuritë me të
cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe mënyrë si kurse produktet e veprës penale.

Neni 37
Ndalimi për të drejtuar automjete

Ndalimi për të drejtuar automjete jepet nga gjykata, për një kohë nga një gjer në pesë vjet, kundër
personave që kanë kryer vepër penale, kur çmohet se do të ketë efekt parandalue s apo pajtohet me natyrën
e veprës së kryer.

Neni 38
Heqja e dekoratave dhe e titujve

Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit vendoset për personat që kanë kryer një vepër penale që
dënohet me burgim dhe çmohet se mbajtja e tyre nuk pajtohet me natyrën e veprës penale të kryer.
Heqja e dekoratave dhe titujve të nderit është e përhershme kur personi dënohet për një krim mbi
dhjetë vjet dhe nga një gjer në pesë vjet, kur dënohet gjer në dhjetë vjet burgim.

Neni 39
Heqja e së drejtës të ushtrimit të veprim tarisë apo mjeshtërisë

Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose të një mjeshtërie e ndalon të dënuarin të
ushtrojë veprimtarinë ose mjeshtërinë për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo
licencë nga organi kompetent.
Heq ja e së drejtës së ushtrimit të veprimtarisë ose mjeshtërisë jepet për një kohë nga një muaj gjer në
pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato.

Neni 40
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtues e
(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 6)

Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë, i heq mundësinë të
dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuida torit, si dhe çdo detyrë tjetër
që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik.
Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë personave juridikë është rrjedhojë e çdo
dënimi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka
shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim me rregullat që lidhen me detyrën.
Kur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet burgim, kjo e drejtë mund të hiqet për
një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet.

Neni 41
Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative

Ndalimi për të qëndruar në një apo disa njësi administrative jepet nga gjykata për një kohë nga një
gjer në pesë vjet, kur çmohet se qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rr ezik për sigurimin publik.

Neni 42
Nxjerrja jashtë territorit

Nxjerrja jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë jepet nga gjykata ndaj shtetasit të huaj dhe atij
pa shtetësi që kryen një krim dhe çmohet se qëndrimi i mëtejshëm i tij në territorin e Republikës së
Shqipërisë nuk duhet të vazhdojë më në të ardhmen.
Vendimi revokohet nga gjykata, me kërkesën e të dënuarit, kur shtetasi i huaj apo pa shtetësi fiton
shtetësinë shqiptare.

Neni 43
Publikimi i vendimit gjyqësor

Publikimi i vendimit gjyqës or jepet nga gjykata kur çmon se njohja e përmbajtjes së vendimit ka
interes për persona juridikë e fizikë.
Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit që me shpenzimet e veta të
publikojë në një apo disa gazeta ose stacione radiotel evizive tërësisht apo pjesërisht vendimin gjyqësor,
sipas urdhërimit të bërë nga gjykata.
Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata.
Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të bëjnë publikimin e vendimit gjyqësor t ë
dërguar nga gjykata.
Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja e sekretit shtetëror, cenohet jeta
intime e personave ose preket morali shoqëror.

Neni 43/a
Humbja e përgjegjësisë prindërore
(sht uar me ligjin nr. 23/2012 )

Humbja e përgjegjësisë prindërore jepet nga gjykata ndaj personit që e ushtron përgjegjësinë
prindërore, kur ai dënohet si autor ose bashkëpunëtor në një vepër penale ndaj fëmijës ose si
bashkëpunëtor me fëmijën në kryerjen e një vepre pena le.

Neni 44
Mënyra e vua jtjes së dënimeve plotësuese

Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose disa nga dënimet plotësuese të
përmendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor.
Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i tyre fillon pas vuajtjes së dënimit me
burgim. Të drejtat e cenuara nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës së
vuajtjes së dënimit me burgim.

Neni 45
Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikë
(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 4;
shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 7)

Personat juridikë, me përjashtim të institucioneve shtetërore, përgjigjen penalisht për vepra penale,
të kryera në emër ose në dobi të tyre nga organet dhe përfaqësuesit e tyre.
Njësitë e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për veprime të kryera gjatë ushtrimit të
veprimtarisë së tyre, të cilat mund të ushtrohen nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike.
Përgjegjësia penale e persona ve juridikë nuk përjashton atë të personave fizikë, të cilët kanë kryer
ose janë bashkëpunëtorë në kryerjen e të njëjtave vepra penale.
Veprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen ndaj personave juridikë, si dhe
procedura për vendosjen dhe ek zekutimin e tyre rregullohen me ligj të veçantë.

Neni 46
Masat mjekësore dhe edukuese

Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër
penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtoh en nga dënimi ose që për
shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale.
Masat mjekësore janë:
1. Mjekimi i detyruar ambulator
2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor
Masa edukuese është:

1. Vendosja e të miturit në një institucion edukimi
Vendimi g jyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken
rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që pas kalimit të
një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrti m vendimin e saj.
Rregullat për revokimin e vendimit gyqësor që përmban masën mjekësore dhe edukuese,
parashikohen në Kodin e Procedurës Penale.

KREU VI
CAKTIMI I DËNIMIT

Neni 47
Mënyra e caktimit të dënimit

Gjykata cakton dënimin duke respektuar dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi dhe kufijtë
e dënimeve të parashikuar në ligj për veprën penale.
Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të
saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat l ehtësuese dhe rënduese.

Neni 48
Rrethanat lehtësuese

Lehtësojnë dënimin rrethanat që vijojnë:
a) Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive me vlera pozitive morale e shoqërore;
b) kur vepra është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike të shkaktuar nga provokimi ose veprime të
padrejta të viktimës apo të ndonjë personi tjetër;
c) kur vepra është kryer nën ndikimin e veprimeve apo të udhëzimeve të padrejta të eprorit;
ç) kur personi që ka kryer veprën tregon pendim të thellë;
d) kur personi ka zëvendësua r dëmin e shkaktuar nga vepra penale ose ka ndihmuar aktivisht për të
zhdukur ose pakësuar pasojat e veprës penale;
dh) kur personi paraqitet në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale;
e) kur marrëdhëniet ndërmjet personit që ka kryer veprën pena le dhe të dëmtuarit janë normalizuar.

Neni 49

Gjykata, pavarësisht nga rrethanat që përmenden në nenin 48 të këtij Kodi, mund të marrë në
konsideratë edhe rrethanat të tjera për sa kohë i quan të tilla që justifikojnë lehtësimin e dënimit.

Neni 50
Rret hanat rënduese
(Ndryshuar shkronja “b”, shtuar shkronja “h” dhe “i” me ligjin nr.8733,
datë 24.1.2001, neni 5; ndryshuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 8; shtuar
shkronja “j” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 6)

Rëndojnë dëni min rrethanat që vijojnë:
a) kryerja e veprës i shtyrë nga motive të dobëta;
b) kryerja e veprës për të vënë para përgjegjësisë ose për të fshehur përgjegjësinë penale të një tjetri
apo për të shmangur dënimin për një vepër penale tjetër ose për të realizu ar, ose për të siguruar për vete a
për të tretët fitime pasurore, ose çdo lloj përfitimi tjetër material;
c) kryerja e veprës penale me egërsi dhe mizori;
ç) kryerja e një krimi pas dhënies së një dënimi për një krim të kryer më parë;

d) kryerja e veprime ve që rëndojnë apo shtojnë pasojat e veprës penale;
dh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar;
e) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzana ose personave që, për shkaqe të ndryshme,
nuk mund të mbrohen ;
f) kur vepra është drejtuar ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera;
g) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare, të miqësisë, të mikpritjes;
gj) kryerja e veprës penale në bashkëpunim;
h) kryerja e veprës penale më shumë se nj ë herë;
i) kur vepra është kryer duke përdorur armë, municione luftarake, lëndë plasëse, djegëse, helmuese
dhe radioaktive.
j) kryerja e veprës e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën,
bindjet politike, fetare os e sociale.

Neni 51
Dënimi me burgim për të miturit

Për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi
me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

Ne ni 52
Përjashtimi i të miturit nga dënimi

Gjykata, nisur nga rrezikshmëria e pakët e veprës penale, nga rrethanat konkrete të kryerjes së saj,
nga sjellja e mëparshme e të miturit, mund ta përjashtojë atë nga dënimi.
Në këto raste gjykata mund të vendosë dërgimin e të miturit në një institucion edukimi.

Neni 53
Ulja e dënimit nën kufijtë e parashikuar nga ligji

Gjykata, në raste të veçanta, kur çmon që vepra dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të pakët dhe
janë të pranishme disa nga rrethanat lehtësu ese, ka të drejtë të caktojë një dënim nën minimumin ose një
lloj dënimi më të butë se ai që parashikon dispozita përkatëse.

Neni 54
Pranimi i pagimit të gjobës

Për kundërvajtjet penale për të cilat, veç gjobës, parashikohet njëkohësisht dënimi me burgi m,
gjykata, me kërkesën e autorit të kundërvajtjes penale mund të pranojë që ai të paguajë aty për aty një
shumë të hollash në favor të buxhetit të shtetit, e barabartë me gjysmën e maksimumit të gjobës të
parashikuar për kundërvajtjet penale në Pjesën e P ërgjithshme të këtij Kodi.
Kërkesa mund të paraqitet në çdo fazë të gjykimit deri përpara dhënies së vendimit përfundimtar të
shkallës së parë.
Kur gjykata nuk pranon kërkesën, jep dënimin për veprën e kryer.
Pranimi i kërkesës nuk lejohet për personat që më parë janë dënuar edhe për kundërvajtje penale.

Neni 55
Caktimi i dënimeve për disa vepra penale

Kur veprimet ose mosveprimet përmbajnë elementët e disa veprave penale, si dhe kur personi ka
kryer disa vepra penale për të cilat nuk është dhënë akoma ve ndim, gjykata më parë cakton dënimin për
çdo vepër penale dhe në përfundim jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Dënimi më i rëndë i shtuar nuk mund të kapërcejë shumën e përgjithshme të dënimeve të caktuara
veç e veç, as k ufirin më të lartë të parashikuar për llojin e dënimit të dhënë.
Kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit,
mund të japë si dënim përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale .
Gjykata në vendimin përfundimtar jep një ose më shumë nga dënimet plotësuese të dhëna më vete
për çdo vepër të veçantë.

Neni 56
Bashkimi i dënimeve

Kur i dënuari, para vuajtjes së plotë të dënimit, dënohet për një vepër penale të kryer para dhënies së
vendimit, zbatohen rregullat e nenit të mësipërm dhe pjesa e vuajtur e dënimit llogaritet në dënimin e ri.
Kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së plotë të dënimit, kryen një vepër penale
të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm, duke ndjekur
rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi.

Neni 57
Llogaritja e paraburgimit
(Ndryshuar paragrafi i III me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 6)

Koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen
e një pune në interes publik si më poshtë:
Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim.
Një ditë paraburgim baras me 5 mijë lekë gjobë.
Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes publik.

KREU VII
ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM

Neni 58
Gjysmëliria
(Ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 2)

Për dënimin deri në një vit burgim, gjykata, për shkak të detyrimeve të personit të dënuar për punën,
arsimin, kuali fikimin ose aftësimin profesional, përgjegjësitë thelbësore familjare apo për nevojën për
trajtim ose rehabilitim mjekësor, mund të vendosë ekzekutimin e vendimit me burgim me gjysmëliri.
Personi i dënuar, që vuan dënimin me gjysmëliri, është i detyruar te kthehet në burg, pasi të ketë
kryer detyrimet jashtë burgut, brenda periudhës kohore të përcaktuar nga gjykata.
Kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimet, sipas këtij neni, zbatohet neni 62 i këtij Kodi.

Neni 59
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me b urgim dhe vënia
në provë
(Ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 3)

Për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit, moshës, kushteve shëndetësore apo mendore,
mënyrës së jetesës dhe të nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, sh kollimin ose punën,
rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep
dënim me burg deri në pes¸ vjet, mund të urdhëroj¸ që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës

dhe të vihet në provë, d uke pezulluar ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos
kryejë vepër tjetër penale.
Gjykata urdhëron që i dënuari të përmbushë një apo më shume detyrime, të parashikuara në nenin 60
të këtij Kodi.
Afati i provës është 18 muaj deri në 5 vjet.
Nëse i dënuari nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo nuk përmbush detyrimet e
parashikuara në nenin 60, siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata vendos zëvendësimin e dënimit të parë
me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes, bren da periudhës së provës, ose revokimin e
pezullimit të ekzekutimit të vendimit.

Neni 59/a
Qëndrimi në shtëpi
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 4)

Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbetur e dënimit, sipas një
vendimi për një periudhë më të gjatë burgimi, gjykata mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me
qëndrimin në shtëpi të të dënuarit, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit
publik, kur ekzistojnë rrethanat e mëp oshtme:
a) Për gratë shtatzëna ose nëna me fëmijë, nën moshën 10 vjeç, që jetojnë me të.
b) Për baballarët, që kanë përgjegjësi prindërore për fëmijën, që jeton me të, nën moshën 10 vjeç,
kur nëna e tij ka vdekur apo është e pazonja për t’u kujdesur për të .
c) Për persona, në kushte të rënda shëndetësore, që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm nga shërbimi
shëndetësor, jashtë burgut.
ç) Për personat mbi 60 vjeç, që janë të paaftë nga ana shëndetësore.
d) Për të rinj, nën moshën 21 vjeç, me nevoja të dokumentuara shëndetësore, studimore, të punës
apo përgjegjësive familjare.
Gjykata mund të lejojë personat e dënuar me qëndrim në shtëpi të largohen nga vendbanimi, për
plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare, për t’u angazhuar në veprimtari pune, edukimi apo
arsimimi ose për programe rehabilitimi, për të cilat shërbimi i provës është dakord.
Në këtë rast gjykata përcakton masat që duhet të marrë shërbimi i provës.
Gjykata revokon qëndrimin në shtëpi dhe e zëvendëson atë me një ndëshkim tjetër, kur nuk
ekzistoj në më kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni. Në qoftë se personi i dënuar
largohet pa autorizimin e gjykatës nga vendbanimi apo shkel detyrimet e caktuara në vendimin e gjykatës,
zbatohet neni 62 i këtij Kodi.

Neni 60
Detyrimet e të dë nuarit të vënë në provë
(Ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 5)

I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej
detyrimeve të mëposhtëme:
1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional.
2. Shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave të tjera ose i pasurisë për përmbushjen e detyrimeve
financiare.
3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.
4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.
5. Të mos ushtrojë vepri mtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari.
6. Të mos frekuentojë vende të caktuara.
7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.
8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.
9. Të mos shoqërohet me persona të ca ktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës
penale.

10. Të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.
11. Mjekimi ose rehabilitimi në një institucion shëndetësor ose nënshtrimi në një program të
trajtimit, mjekësor apo rehabilitues.
12. Heqja dor ë nga përdorimi i alkoolit ose drogës.
Në përcaktimin e detyrimeve për të dënuarin, gjykata merr parasysh moshën e të dënuarit, gjendjen
mendore, mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht ato të lidhura me familjen, edukimin ose punën,
motivet e kry erjes së veprës penale, qëndrimin pas kryerjes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera, që
ndikojnë në vendosjen e detyrimeve, sipas këtij neni dhe mbikëqyrjen e tyre.

Neni 61
Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës
(Ndryshuar me ligjin nr.10 023 , datë 27.12.2008, neni 6)

Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyruar:
a) të paraqitet rregullisht dhe të informojë në vazhdimësi shërbimin e provës për përmbushjen e
kushteve dhe detyrimeve të caktuara nga gjykata;
b) të marrë pëlqimin nga shërbim i i provës për ndryshimin e vendbanimit, qendrës së punës apo
për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.

Neni 62
Shkelja e kushteve dhe e detyrimeve gjatë kohës së provës
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 7)

Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, kryen një vepër tjetër penale, gjykata mund të ndryshojë
detyrimet që ka vendosur, ta zëvendësojë dënimin e dhënë me një dënim tjetër, apo ta revokojë, tërësisht
ose pjesërisht, vendimin e pezullimit.
Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, shke l kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i
provës i raporton menjëherë prokurorit.
Për shkelje të lehta dhe për herë të parë të kushteve ose të detyrimeve që i janë vendosur nga
gjykata, prokurori ka të drejtë të japë paralajmërim, i cili regj istrohet në dosjen personale të të dënuarit.
Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e detyrimit të
vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin e
vendimit të pez ullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në burg.

Neni 63
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik
(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 8)

Gjykata, për sh kak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe të rrethanave të kryerjes së veprës
penale, kur ka caktuar një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të
vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të p ërmbushë një punë në interes
publik.
Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa
shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga
dyzet deri në dyqind e dyzet orë.
Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në seancë gjyqësore.
Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.
Në vendimin e saj gjykata përcakton numrin e orëve të punës dhe detyrimin që i dënuari të mbajë
kontakte me shërbimin e provës. Shërbimi i provës vendos llojin e punës që do të kryhet, përcakton
vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e

mundur, punësimin e rregullt të të dënuarit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes
publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë.
Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes publik, nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo
shkel k ushtet ose detyrimet e tjera, të vendosura nga gjykata, prokurori informon menjëherë gjykatën.
Gjykata, në këtë rast, vendos sipas nenit 62 të këtij Kodi.

Neni 64
Lirimi me kusht
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 7;
ndryshuar me ligjin nr . 10 023, datë 27.11.2008, neni 9)

I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta,
nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij,
si dhe të ketë vuajtur:
– jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;

-j o më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
– jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pe së gjer në njëzet e
pesë vjet burgim.
Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje.
Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dë nuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë
kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e
dënimeve.

Neni 65
(Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 10)

Nuk lej ohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.
Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:
Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjel lje
shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.

Neni 65/a
Periudha e sigurisë
(shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së
cilës nuk l ejohet zbatimi i nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana:
a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet;
b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori;
c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, g rave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të
ndryshme, nuk mund të mbrohen;
ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës;
d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën , fenë,
kombësinë, gjuhën, bindjet politike, fetare ose sociale.
Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat e dënimit të dhënë nga gjykata deri
në kohëzgjatjen e plotë të dënimit penal.

KREU VIII
SHUARJA E NDJEKJES PENALE, TË DËNI MEVE DHE MOSEKZEKUTIMI I TYRE

Neni 66
Parashkrimi i ndjekjes penale

Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si të
pandehur kanë kaluar:
a) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër
më të rëndë;
b) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;
c) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;
ç) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;
d) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.

Neni 67
Mosparashkrimi i ndjekjes penale

Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit.

Neni 68
Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit

Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar:
a) njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pesëmbëdhjetë gjer në njëzetepesë vjet burgim;
b) dhjetë vjet për vendimin që përm an dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim;
c) pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet ose dënime të tjera më të
lehta.
__________________________________________________

Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lar të nr.7, datë 11.10.2002

Në kreun e VIII -të të Kodit Penal ligjvënësi ka parashikuar një institut më vete në lidhje me shuarjen
e ndjekjes penale, të dënimeve dhe mosekzekutimin e tyre.
Brenda kuadrit të këtij instituti janë përfshirë dispozita të veçanta në lidhje me parashkrimin e
ndjekjes penale, (neni 66 i K.Penal); në lidhje me parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, (neni 68 i Kodit
Penal) dhe shuarjen e dënimit ose, sikurse e ka emërtuar vetë ligjvënësi, rehabilitimin, (neni 69 i Kodit
Penal).
Këto dispozita përmbajnë rregullimin ligjor të këtij instituti në tre aspekte të veçanta të tij.
Kështu, dispozita e nenit 66 të Kodit Penal bën fjalë për parashkrimin e ndjekjes penale me të cilin
duhet kuptuar ndalimi që ekziston me ligj për të bërë ndjekje p enale, në qoftë se, nga koha kur është kryer
vepra penale, deri në momentin e marrjes si të pandehur të autorit të saj, kanë kaluar afatet e
parashikuara në këtë dispozitë.
Në dispozitën e nenit 68 të Kodit Penal ligjvënësi ka parashikuar afatet, me kalimi n e të cilëve,
vendimi i dënimit, dhënë ndaj një personi për vepra penale të kryera prej tij, nuk mund të ekzekutohet më.
Kurse në dispozitën e nenit 69 të Kodit Penal janë parashikuar afatet, me kalimin e të cilave, personi
i dënuar për vepra penale të kr yera prej tij, do të quhet i padënuar ose, siç e ka vetë ligji i rehabilituar.
Nga sa u parashtrua shkurtimisht më lart, arrihet në përfundimin se, në rastin e parë, (neni 66 i
Kodit Penal) ndodhemi para rastit të parashkrimit të së drejtës së organeve kom petente të ndjekjes
penale; në rastin e dytë (neni 68 i Kodit Penal), ndodhemi para parashkrimit të së drejtës së organeve
kompetente shtetërore, të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve të dënimit për të ekzekutuar këto

vendime. Kurse, në rastin e tretë, ( neni 69 i Kodit Penal) ndodhemi para shuarjes së dënimit të dhënë
ndaj një personi për vepra penale të kryera prej tij d.m.th., para rehabilitimit të këtij personi që sjell si
pasojë ndryshimin e gjendjes gjyqësore të tij, nga i dënuar në i padenuar.
Çësht ja objekt gjykimi në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ka të bëjë me aspektin e dytë të
institutit të parashkrimit, d.m.th. me parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, parashikuar nga neni 68 i
Kodit Penal.
Nga përmbajtja e kësaj dispozite, del se ve ndimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë
formë të prerë kanë kaluar: njëzet vjet për vendimin që përmban dënim pësëmbëdhjetë gjer në njëzetëpesë
vjet; dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pësë gjer në pësëmbëdhjetë vjet dhe pesë vjet p ër
vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet ose dënime të tjera më të lehta.
Duket qartë se, ligjvënësi, nëpërmjet kësaj dispozite, ka vënë përpara organeve kompetente
shtetërore të ngarkuara me ekzekutimin e vendimeve të dënimit një kufizim kohor brenda të cilit këto
organe kanë të drejtë që të vënë në ekzekutim një vendim penal të formës së prerë. Ky kufizim kohor,
përbën në të njëjtën kohë edhe një ndalim të shprehur për këto organe, i cili nuk u lejon atyre që të
ekzekutojnë vendime penale tej afateve të përcaktuara, sipas rastit, në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të
dispozitës së nenit 68 të Kodit Penal.
Qëllimi i ligjvënësit në vendosjen e këtij kufizimi kohor dhe ndalimi ka qenë së pari, realizimi në
praktikë i efektit të përgjithshëm dhe të veçante parandalues të dënimit në çdo rast konkret dhe së dyti,
disiplinimi i procesit të ekzekutimit të vendimeve të dënimit në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë në
rastet kur personi i dënuar, për njërën apo tjetrën arsye i shmanget apo i fshihet kë tij procesi.
Të drejtën dhe njëkohësisht detyrën që kanë organet kompetente shtetërore, të ngarkuara me
ekzekutimin e vendimeve të dënimit, ligjvënësi ë ka kushtëzuar së pari me momentin kur vendimi i dënimit
ka marrë formën e prerë dhe së dyti, në vartës i të masave dhe llojeve të dënimit të dhënë, me afatet,
(njëzet, dhjetë dhe pesë vjet), që parashikohen në dispozitën e përmendur të Kodit Penal.
Nga sa u parashtruan në paragrafin e mësipërm, arrihet në përfundimin se, organet kompetente
shtetërore të nga rkuara me ekzekutimin e vendimeve të dënimit, kanë të drejtë dhe njëkohësisht detyrë që
menjëherë, sapo vendimi i dënimit të ketë marrë formë të prerë, ta vënë në ekzekutim atë.
Këtë të drejtë ato vazhdojnë ta kenë derisa pa u plotësuar akoma afatet, njëze t, dhjetë dhe pesë vjet
të parashikuara respektivisht nga shkronjat “a”, “b” dhe “c” të nenit 68 të Kodit Penal.
Nga kjo del se vendimi i dënimit nuk mund të ekzekutohet as para se ai të ketë marrë formë të prerë,
as pasi të jenë plotësuar afatet njezet, d hjetë dhe pesë vjet që u përmendën dhe kjo përbën ndalimin që u
përmend më lart.
Nga leximi i vetë tekstit të dispozitës së nenit 68 të Kodit Penal shihet fare qartë që ligjvënësi jo
vetëm që nuk ka parashikuar, por as ka lënë të nënkuptohet se ekzistojnë shkaqe apo faktorë që mund të
sjellin si pasojë zgjatjen e afateve të parashkrimit që janë parashikuar prej tij në lidhje me ekzekutimin e
vendimit të dënimit.
Gjykata e shkallës së parë Elbasan dhe Gjykata e Apelit Durrës e kanë rrëzuar kërkesën e të
dë nuarit Blerim Llukani me arsyetimin: “se me datë 13.3.1997 është ndërprerë vuajtja e dënimit”. Ky
konkluzion i gjykatave nuk gjen mbështetje në asnjë dispozitë ligjore të së drejtës penale. Në Kodin Penal
dhe në Kodin e Procedurës Penale nuk parashikohet n dërprerja e ekzekutimit të vendimeve. Megjithëse
në legjislacionin penal shqiptar nuk parashikohet ndërprerja e ekzekutimit të vendimit, gjykatat i
referohen parimeve të përgjithshme të së drejtës e sidomos të drejtës civile që e parashikon ndërprerjen si
një institut ligjor. Një qëndrim i tillë vjen në kundërshtim me parimet e Kodit Penal shqiptar. Në të
drejtën penale shqiptare është sanksionuar: “Kodi Penal bazohet në parimet kushtetuese të shtetit të së
drejtës, të barazisë përpara ligjit, të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit, si dhe të humanizmit.
Zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet.
__________________________________________________

Neni 69
Rehabilitimi

Quhen të padënuar:

a) ata që janë dënuar me burgim për një kohë gjer në gjashtë muaj ose me çdo dënim tjetër më të
lehtë dhe që gjatë dy vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
b) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë
vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
c) ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe që gjatë shtatë vjetëve
nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale;
ç) ata që janë dënuar me burg im për një kohë nga dhjetë gjer në njëzet e pesë vjet dhe që gjatë dhjetë
vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale.

Neni 70
Falja

Me aktin e faljes organi kompetent përjashton tërësisht apo pjesërisht personin nga vuaj tja e dënimit
të dhënë me një vendim gjyqësor ose bën zëvendësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.

Neni 71
Amnistia

Me aktin e amnistisë organi kompetent përjashton nga ndjekja penale, nga vuajtja tërësisht apo
pjesërisht e dënimit ose bën zëven dësimin e dënimit me një lloj dënimi më të butë.
Amnistia shtrihet për ato vepra penale të kryera deri një ditë para shpalljes së saj, veç rastit kur në
aktin përkatës vendoset ndryshe.

Neni 72
Zbatimi i dispozitave të pjesës së përgjithshme

Dispozitat e pjesës së përgjithshme të këtij Kodi zbatohen edhe për veprat penale të tjera të
parashikuara si të tilla nga ligje të veçanta.

PJESA E POSAÇME

KREU I
KRIME KUNDËR NJERËZIMIT

Neni 73
Genocidi
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi
nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë,
si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtim e të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese
të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe
transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se
dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 74
Krime kundër njerëzimit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 8)

Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër
njerëzore të krye ra, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për
motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me
burgim të përjetshëm.

Neni 74/a
Shpërndarja kompjuterike e materia leve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 11)

Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e
materialeve, që mohojnë, minimizojnë, në mënyrë të ndjeshm e, miratojnë ose justifikojnë akte, që
përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit, dënohet me burgim tre deri në gjashtë vjet.

Neni 75
Krimet e luftës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në koh ë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë
skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të
pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasuris ë private ose
publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me
heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

KREU II
VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT
KRIME KUNDËR JETËS

SEKSIONI I
KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE

Neni 76
Vrasja me dashje

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 77
Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 9)

Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më
pak se njëzet vjet.

Neni 78
Vrasja me paramendim
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 10;
shtesë në paragrafin e dytë me ligjin nr.9 686, datë 26.2.2007, neni 7)

Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet .

Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë n ga pesëqind mijë lekë deri në tre milionë lekë.

Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11;
ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)

Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të mi turit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e
viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e tjerë publik, gjatë
detyr ës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkak ton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet
ose me burgim të përjetshëm.

Neni 80

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gje r në pesë vjet.

Neni 81
Vrasja e foshnjës

Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna, menjëherë pas lindjes, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 82
Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikik e

Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose
fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet.

Neni 83
Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme

Vrasja e krye r në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer
në shtatë vjet.

Neni 83/a
Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 12;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.200 7, neni 8)

Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që i bëhet një personi për t’u mbyllur në shtëpi,
dënohet me burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë.

Neni 83/b
Nxitja për gjakmarrje
(Shtuar me ligji n nr.9686, datë 26.2.2007, neni 9)

Nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje, kur nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me
burgim deri në tre vjet, si dhe me gjobë nga njëqind mijë lekë deri në një milion lekë.

Neni 84
Kanosja

Kanosja serioze p ër vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 84/a
Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 12)

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve
kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose me burgim deri
në tre vjet.

SEKSIONI II
KRIME KU NDËR JETËS SHKAKTUAR ME PAKUJDESI

Neni 85
Vrasja nga pakujdesia

Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI III
VEPRAT PENALE TË KRYERA ME DASHJE
KUNDËR SHËNDETIT

Neni 86
Tortura
(Ndryshuar me ligjin nr .9686, datë 26.2.2007, neni 10)
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )
Kryerja me dashje e veprave, nëpërmjet të cilave një personi i janë shkaktuar vuajtje të rënda, fizike
apo mendore, nga një person, që ushtron funksione publike, ose me nxitjen apo miratimi n e tij, të hapur
ose të heshtur, me qëllim:
a) për të marrë prej tij ose një tjetri informata ose pohime;
b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi tjetër;
c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të os e një person tjetër;
ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi;
d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues;
– dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 87
Tortura me pasoja të rënda

Tortura, si dhe çdo akt tjetër çn jerëzor, kur ka sjellë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim të
përhershëm të shëndetit të personit apo vdekjen, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 88
Plagosja e rëndë me dashje

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimi n, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të
përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzanisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e
shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave o se kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me
burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 88/a
Plagosje e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 13)

Plagosja e rëndë, e kryer në gjendje të tr onditjes të fortë psikike të çastit, shkaktuar nga dhuna ose
fyerja e rëndë nga ana e të dëmtuarit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 88/b
Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2 001, neni 13)

Plagosja e rëndë, e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dënohet me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 89
Plagosja e lehtë me dashje

Plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 di të,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 89/a
(Shtuar me ligjin nr.8204, datë 10.4.1997, neni 1)

Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të
organe ve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.
Kur këto vepra kryhen me qëllim fitimi, dënohen me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

Neni 90
Dëmtime të tjera me dashje

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE KUNDËR SHËNDETIT TË KRYERA
NGA PAKUJDESIA

Neni 91
Plagosja e rën dë nga pakujdesia

Plagosja e rëndë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

Neni 92
Plagosja e lehtë nga pakujdesia

Plagosja e lehtë e kryer nga pakujdesia përbën kundërvajtje penale dhe dënoh et me gjobë.

SEKSIONI V
VEPRA PENALE QË RREZIKOJNË JETËN DHE SHËNDETIN NGA NDËRPRERJA E
SHTATZANISË OSE MOSDHËNIA E NDIHMËS

Neni 93
Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas

Ndërprerja e shtatzënisë pa pëlqim të gruas, veç rastit kur ndërprerja dikt ohet nga një shkak
shëndetësor i justifikuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 94
Ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga persona
të paautorizuar

Ndërprerja e shtatzënisë e kryer jo në ambiente spitalore publike apo kl inika private të lejuara
posaçërisht, ose nga një person që nuk është mjek ose, tej kohës së lejueshme për ndërprerje veç rastit kur
kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
pesë vjet.

Neni 95
Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzënisë

Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzënisë një gruaje me qëllim që kjo të kryejë
vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

Neni 96
Mjekimi i pakujdesshëm
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni14)

Mjeki mi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe
moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar

dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me
burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 97
Mosdhënia ndihmë

Mosdhënia e ndihmë s, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës
detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose
vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me b urgim gjer në dy vjet.

Neni 98
Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes

Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë duke u mbytur në det ose në ujëra të
tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhët arët, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 99
Shkaktimi i vetëvrasjes

Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq
sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në
vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI VI
KRIME SEKSUALE

Neni 100
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 15)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën
katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga
shtatë gjer në në pe sëmbëdhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me
dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga
pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më
pak se njëzet vjet.

Neni 101
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, n eni 16)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, me dhunë, me fëmijë të mitur në moshën
katërmbëdhjetë gjer në tetëmbëdhjetë vjeç dhe që ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga
pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seks uale ose homoseksuale, me dhunë, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se
një herë, ose kur fëmijës së dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më
pak se njëzet vjet.

Neni 102
Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura
(Ndryshuar paragrafi i I, II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001 dhe neni 17)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dën ohet me burgim nga tre gjer në dhjetë
vjet.
Kur marrëdhënia seksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të
dëmtuarës i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë
vjet.

Kur vep ra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.

Neni 102/a
Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 18)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2 012 )

Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga tre gjer në
shtatë vjet.
Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur
të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shën detin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.

Neni 103
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
të pazotë për t’u mbrojtur
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 19)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose
mendore e personit të dëmtuar ose, nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim n ga
pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose
kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Kur ve pra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e personit të dëmtuar dënohet me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 104
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 20 )

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke kërcënuar personin e dëmtuar për
përdorim aty për aty të armës, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 105
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
(Nd ryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 21)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose
të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Neni 106
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona
në gjini ose nën kujdestari
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 22)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe
motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me
persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 107
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 23)

Kryerja e marr ëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në ambiente të
ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në një vit.

Neni 108
Vepra të turpshme
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1. 2001, neni 24)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Kryerja e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet
me burgim nga tre gjer në shtatë vjet .

SEKSIONI VII
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT

Neni 109
Rrëm bimi ose mbajtja peng e personit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 25;
shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 10)

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për
të përgatitu r krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose
largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të
detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga tre milionë deri në shtatë milionë lekë.

Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i
shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se një herë,
dënohet me bu rgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm, si
dhe me gjobë nga pesë milionë deri në dhjetë milionë lekë.

Neni 109/a
Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 2 4.1.2001, neni 26)

Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga
rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar torturë
ose dëmtime të tjera të shënd etit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
(Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11)

Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një vep rim të caktuar, për të
fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy
deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kë rcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve
çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë v dekjen, dënohet me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga pesë
milionë deri në dhjetë milionë lekë.

Neni 110
Heqja e paligjshme e lirisë
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 27)

Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën k undërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave
ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 110/a
Trafikimi i personave
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 1)

Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose
përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpë rdorimit të detyrës
ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose
përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e
prostitucionit të të tjerëve ose for mave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të
detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose
transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pesë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë le kë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe
detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja

të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më p ak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë
milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dh jetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi
me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 111
Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera

Zotërimi dhe vënia nën kontroll e avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera të transportit ku ndodhen
njerëz, duke përdorur dhunë ose me kërcënim me armë a mjete të tjera, dënohet me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.

Neni 112
Dhunimi i banesës

Hyrja ose qëndrimi në banesën e tjetrit pa pëlqim të tij përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Kur vepra është kryer me dhunë ose me kërcënim për përdorim të armës përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

SEKSIONI VIII
VEPRA PENALE KUNDËR MORALIT DHE DINJITETIT

Neni 113
Prostitucioni
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dën ohet me gjobë ose me burgim gjer në
tre vjet.

Neni 114
Shfrytëzimi i prostitucionit
(Ndryshohet titulli dhe shfuqizohet paragrafi II me ligjin nr.8279,
datë 15.1.1998, neni 2)

Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit, d ënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 114/a
Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2, pika 6 dhe paragrafi i fundit ndryshuar me ligjin
nr.8733, datë 24.1.2001, neni 29)

Shfrytëzi mi i prostitucionit i kryer:
1. me të mitur;
2. ndaj disa personave;

3. me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke përfituar
nga raportet zyrtare;
4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaft ësia fizike ose mendore e personit;
5. ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të
Republikës së Shqipërisë;
6. kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione
shtetërore dhe publike dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim.

Neni 114/b
Trafikimi i femrave
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 2)

Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e femrave nëpërmjet kërcënimit ose
përdorimit të f orcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës
ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike a psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose
përfitimeve, për të marrë pëlqimin e një personi që kontrollon një pers on tjetër, me qëllim shfrytëzimin e
prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të
detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose
transplantimit të organe ve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtatë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga tre milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të femrave dënohen me burgim nga dhjetë deri në
pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga pesë milionë deri në shtatë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe
detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarës, për të kryer veprime të nd ryshme, ose sjell pasoja
të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë
milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarës, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi
me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 115
Mbajtja e lokaleve për prostitucion

Mbajtja, shfytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 116
Homoseksualizmi
(Shfuqizuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 31)

Neni 117
Pornografia
(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9859, datë 21.1.2008, neni 1)

Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet
e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me g jobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografike, si dhe shpërndarja ose publikimi i
tyre në internet apo në forma të tjera, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një
milion deri në pesë milionë lekë.

Neni 118
Dhunimi i varreve

Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në
to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në
pesë vje t.

Neni 119
Fyerja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 32)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë
mijë gjer në një milion lekë.
Po kjo ve për, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

Neni 119/a
Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kom pjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 13)

Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e
materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë o se
me burgim deri në dy vjet.

Neni 119/b
Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 13)

Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, pë r shkak të
përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim deri në dy vjet.

Neni 120
Shpifja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që
cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë
mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.
Po k jo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”.

Neni 121
Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që s hërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi,
regjistrimi ose transmetimi i fjalëve, fiksimi, regjistrimi ose transmetimi i figurave, si dhe ruajtja për
publikim apo publikimi i këtyre të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit pa
pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 121/a
Përndjekja
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin p ër t’i
shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi
ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të
jetesës, dënohet me burgim nga gjasht ë muaj gjer në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga ish -bashkëshorti, ish -bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje
shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Kur kjo vepër kryhet ndaj të miturit, gruas shtatzënë ose një personi të pazotë për t’u mbrojtur, si
dhe kur kryhet nga një person i maskuar ose shoqërohet me mbajtjen ose me përdorimin e armëve, dënimi
rritet deri në një të dytën e dënimit të dhënë.

Neni 122
Përhapja e sekreteve vetjake

Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të
detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, e k ryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 123
Pengimi ose shkelja e fshehtësisë së korrespondencës

Kryerja me dashje e veprimeve të tilla si asgjësimi, mosdorëzimi, hapja dhe leximi i letrave apo çdo
korrespondencë tjetër, si dhe ndërprerja ose vënia nën kontroll, dëgjimi i bisedave telefonike, telegrafike
ose i çdo mjeti tjetër telekomunikimi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gj er
në dy vjet.

SEKSIONI IX
VEPRA PENALE KUNDËR FËMIJËVE,
MARTESËS DHE FAMILJES

Neni 124
Braktisja e fëmijëve të mitur
(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 34)

Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim
nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 124/a
Kërkimi ose marrja e shpërblime ve për procedurat e birësimit
(Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 5)

Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer ose për
të mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mitu ri, dënohen me burgim deri në
shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 3 milionë lekë.

Neni 124/b
Keqtrajtimi i të miturit
(Shtuar me ligjin nr.9859, datë 21.1.2008, neni 2)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari
ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy
vjet.
Detyrimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime
që dëmtojnë zhvillimin e tij dënohet me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri
në një milion lekë.
Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e të miturit, dënohet me
burgim nga d hjetë deri në njëzet vjet.

Neni 125
Mosdhënia e mjeteve për jetesë

Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga
personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 126
Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit

Mosnjoftimi brenda një muaji i ndryshimit të vendbanimit, të interesuarve ose organit të
ekzekutimit, nga personi që sipas vendimit gjyqësor detyrohet m e dhënien e mjeteve të nevojshme për
jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmijët pas zgjidhjes së
martesës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 127
Marrja e padrejtë e fëmijës

Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror ose që i
është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të vendimit
gjyqësor, përbën kundërvajtje pen ale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 128
Ndërrimi i fëmijëve

Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët mbahen për rritje, mjekim ose në
shtëpi lindjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë o se me burgim gjer në dy vjet.

Neni 128/a
Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 35)

Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer nga personeli mjekësor, dënohet me
burgim nga tre gjer n ë tetë vjet.

Neni 128/b
Trafikimi i të miturve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 3;
shtuar me ligjin nr.9859, datë 21.1.2008, neni 3)

Rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e
prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara,
skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të organeve,
si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me
gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë.
Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve dënohen me burgim nga dhjetë deri në
njëzet vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe
detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të
rënda për shëndetin, dënohet m e burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë
milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose
me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë mili onë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi
me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 129
Shtytja e të miturve në krim

Shtytja ose tërheqja e të mitu rve nën moshën katërmbëdhjetë vjeç për të kryer krim, dënohet me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 130
Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë

Shtrëngimi ose pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën ose shtrëngimi për të zgjidhur
martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 130/a
Dhuna në familje
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish -bashkëshort,
bashkëjetues apo ish -bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë
cenimin e integritetit fizik, psiko -social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet.
Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish –
bashkëshort, bashkëjetues apo ish -bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës
penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
Plagosja e kryer me da shje, ndaj personit që është bashkëshort, ish -bashkëshort, bashkëjetues apo
ish -bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të
përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pes ë vjet.
Po këto vepra të kryera në mënyrë të përsëritur dënohen me burgim nga një vit gjer në pesë vjet.

SEKSIONI X
VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT

Neni 131
Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare

Ndalimi i veprimtarive të organizatave feta re, si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë të
veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 132
Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit

Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka shkaktua r humbjen plotësisht ose
pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 133
Pengimi i ceremonive fetare

Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe
për të shpr ehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në një vit.

KREU III
VEPRA PENALE KUNDËR PASURISË
DHE NË SFERËN EKONOMIKE

SEKSIONI I
VJEDHJA E PASURISË

Neni 134
Vjedhja
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 12)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet .
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë
muaj deri në pesë vjet.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
__________________________________________________

Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.5, datë 11.11.2003

Nisur nga formulimi i bërë në nenin 134/ 2 të Kodit Penal, duhet pranuar se ekzistenca qoftë dhe
vetëm e rrethanës “pasojë e rëndë”, në rastin e vjedhjes së pasurisë, është e mjaftueshme që vepra penale
e kryer nga personi të cilësohet sipas këtij paragrafi. Vetëm fakti që vjedhja e pasurisë të k etë sjellë
pasoja të rënda, bën që ajo të konsiderohet e cilësuar.
Interpretimi i termit “pasoja të rënda” duhet parë në raport me vetë figurën e veprës penale, me
raportet shoqërore që ajo mbron dhe duhet analizuar në çdo rast me disa rrethana që lidhen m e dëmin e
shkaktuar nga vjedhja.
Duke u nisur nga fakti që figura e veprës penale të vjedhjes ka pasojë pakësimin e pasurisë së tjetrit
në mënyrë të kundërligjshme, Kolegjet e Bashkuara evidentojnë faktin se një ndër kriteret bazë për të

përcaktuar pasojën e rëndë është vlera e pasurisë së vjedhur, e cila do të merret në çdo rast e lidhur me
rrethanat e tjera që kanë ndikuar te subjekti i dëmtuar.
Ligjvënësi nuk e kushtëzon vjedhjen me vlerën dhe në paragrafin e dytë të nenit 134 nuk përmendet
fjala vlerë, prandaj për të përcaktuar “pasojën e rëndë” duhet pasur parasysh se ajo do të jetë e
ndryshme mes subjekteve që dëmtohen nga vepra penale e vjedhjes, që ndahen në: individë, persona
juridikë dhe shteti. Në raport me zhvillimin aktual ekonomik e gjendjen ek onomike të individit e të
shoqërisë, Kolegjet e Bashkuara përcaktojnë si kritere orientuese për vlerën si pasojë të rëndë në rastet e
vjedhjes së parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal:
1. Shuma ose sende me vlerë mbi 1 000 000 lekë, kur ato u vidhen ind ividëve.
2. Shuma ose sende me vlerë mbi 2 000 000 lekë, kur vjedhja është realizuar në dëm të personave
juridikë dhe pasurisë shtetërore.
Këto vlera do të jenë relative, duke pasur parasysh edhe pasojat e tjera që mund të shkaktohen nga
kryerja e kësaj ve pre penale, dhe gjykatat, rast pas rasti, duhet ta marrin atë lidhur me vendin e kryerjes
së veprës penale, kohën e kryerjes së saj, me subjektin e dëmtuar dhe me pasoja të tjera joekonomike që
mund të vijnë, të cilat, kur rëndojnë rrethanat e faktit, pava rësisht se vlerat mund të jenë më të vogla nga
përcaktimet e mësipërme, mund ta çojnë gjykatën në përfundimin se vjedhja ka sjellë pasoja të rënda e ta
kualifikojnë atë në bazë të nenit 134/2 të Kodit Penal.
Në këtë përfundim arrihet duke u nisur nga vetë formulimi i paragrafit të dytë të nenit 134 të Kodit
Penal, ku thuhet: “po kjo vepër kur ka sjellë pasoja të rënda” dhe nga terminologjia që ka përdorur
ligjvënësi për këtë qëllim në lidhje me pasojën si element të anës objektive të kësaj figure krimi dhe që
duhen kuptuar jo pasoja të çfarëdoshme që vijnë në çdo rast vjedhjeje të pasurisë, por pasoja të një
natyre të veçantë, që duhen trajtuar të rënda, duke mbajtur parasysh edhe shkallën e efektit negativ që
pëson i dëmtuari nga vepra penale. Kështu mund t ë sillen si shembuj vjedhja e një pjese ose detaji të
linjës teknologjike të një fabrike ose të një aparature elektromjekësore etj., të cilat, pavarësisht nga vlera
e tyre e shprehur në të holla, shkakton sipas rastit ndërprerjen e procesit teknologjik, lë pa punë një
numër të konsiderueshëm punonjësish, lë pacientët pa mjekimin e domosdoshëm jetik, lë pa energji
elektrike apo ujë një zonë qyteti ose fshati etj.
__________________________________________________

Neni 135
Vjedhja e kryer duke shpërdoruar de tyrën
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke
shpërdoruar detyrën, dënohe t me burgim gjer në dhjetë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë gjer në një
milion lekë .

Neni 136
Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 37)

Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, m ë shumë se në herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 137
Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike
(Shtuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 38;
ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 14)

Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajte penale dhe dënohet me
burgim gjer në dy vjet.

Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me burgim gjer në tre vjet.

Neni 138
Vjedhja e veprave të artit e kulturës

Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me burgim nga pesë gjer në
dhjetë vjet.

Neni 138/a
Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të
kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dë nohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 139
Vjedhja me dhunë

Vjedhja e pasurisë e shoqëruar m e përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 140
Vjedhja me armë
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 40;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 11)

Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e a rmëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin
e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 141
Vjedhja me pasojë vdekjen
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që k anë sjellë vdekjen e personit, dënohet me
burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 141/a
Trafikimi i mjeteve motorike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 41)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të
vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda ,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 142
Sigurimi i mjeteve për vjedhje

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur pasurinë dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

SEKSIONI II
MASHTRIMET

Neni 143
Mashtrimi
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 42)

Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa p ersonave ose më shumë se një herë,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.

Neni 143/a
Skemat mashtruese dhe piramidale
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 43)

Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim
fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 143/a/1
Manipulimi i tregut
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Paraqitja jo e saktë, me dashje, e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje, me qëllim çrregullimin
e funksionimit të lirë dhe të drejtë të tregut, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në ka tër vjet.

Neni 143/a/2
Përdorimi i paautorizuar dhe përhapja e informacionit të privilegjuar
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Personi, i cili, në mënyrë të autorizuar ose të paautorizuar, vihet në dijeni të informacionit të
privilegjuar, për të cilin pub liku nuk ka dijeni e që mund ta përdorë me qëllim fitimi material për vete, për
një palë të tretë apo në dëm të kësaj të fundit, në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

a) për të blerë ose për të shitur tituj të tregtueshëm në territorin e Republikës së Shqip ërisë ose të
tregtuar nga një emetues, me seli në Republikën e Shqipërisë;
b) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, ia komunikon, pa autorizim, një pale të tretë;
c) duke ditur natyrën e privilegjuar të informacionit, këshillon një palë të tretë për të blerë ose për
të shitur tituj të tregtueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë apo të tregtuar nga një emetues, me
seli në Republikën e Shqipërisë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim , më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/3
Manipulimi i çmimeve dhe përhapja e informacionit të rremë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Veprimi apo mosveprimi i personit që:
a) nënshkruan një k ontratë fiktive për shitjen apo zëvendësimin e titujve;
b) kryen porosi për blerje ose shitje të titujve, për të cilët është kryer porosia me të njëjtin çmim,
apo nëse ai i përdor këto tituj si kundërporosi;
c) përhap informacion apo fakte të tjera të rr eme për rritjen ose rënien e çmimit të titujve apo
krijimin e një tregtimi fiktiv aktiv të tyre, me qëllim përfitimi personal për vete, një palë të tretë apo në
dëm të kësaj të fundit, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kry het në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/4
Paraqitja e të dhënave të rreme dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Personi që, si anëtar i drejtorisë apo i këshillit mbikëqyrës të një emetuesi, lejon ose mundëson
shpërndarjen e një prospekti, të ndryshëm nga ai që përcaktohet nga ligji, apo lejon ose mundëson
paraqitjen e të dhënave të rreme ose paraqitjen e rreme të fakteve me vlerë materia le në një prospekt,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet
me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/5
Regjistrimi i titujve në bursë në mënyrë të paautorizuar
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Personi që, si anëtar i drejtorisë së bursës, lejon regjistrimin në kuotimin një, kuotimin e
shoqërive anonime publike apo në kuotime të tjera të titujve, të cilët nuk i plotësojnë kushtet e ligjit për
tituj t, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet
me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/6
Fshehja e pronësisë
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Personi, i cili me dashje nuk i jep të dhëna për pronësinë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,
sipas ligjit për titujt, dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rën da dënohet
me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 143/a/7
Tregtimi i paligjshëm i titujve
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012 )

Personi që merret me ndërmjetësim të paautorizuar për blerjen ose shitjen e titujve dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në një vit .
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet
me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 143/b
Mashtrimi kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 15)

Futja, ndryshimi, fshirja ose he qja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një
sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik
të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgi m nga gjashtë muaj
deri në gjashtë vjet dhe me gjobë nga 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë deri në 600 000 (gjashtëqind mijë)
lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur
ka sjellë pasoja të rënda mat eriale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë
nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

Neni 144
Mashtrimi në subvencione

Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subven cione nga shteti, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 145
Mashtrimi në sigurime

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme
dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar pa drejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 146
Mashtrimi në kredi

Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë
fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të
bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë
vjet.

Neni 147
Mashtrimi për veprat e artit e të kulturës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1. 2001, neni 44)

Vjedhja e pasurisë me anë të mashtrimit, duke paraqitur një vepër të artit dhe të kulturës si origjinale
apo të një tjetër autori nga ai që është në fakt, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 148
Botimi i veprës së tjetr it me emrin e vet
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 45)

Botimi ose përdorimi tërësisht apo pjesërisht me emrin e vet të një vepre letrare, muzikore, artistike
ose shkencore që i përket një tjetri, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet m e gjobë ose me burgim gjer
në dy vjet.

Neni 149
Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 46)

Riprodhimi tërësisht ose pjesërisht i veprës letrare, muzikore, artistike ose shkencore që i përket një
tjetri, ose përdorimi i tyre pa pëlqim të autorit, kur kanë shkelur të drejtat vetjake e pasurore të tij, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 149/a
Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale
(Shtuar me lig jin nr. 23/2012)

Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi,
shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i:
a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës ;
b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale;
c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës
tregtare;
ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografi k, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik;
të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 149/b
Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të gjysmëpërçuesit
(Shtuar me ligjin nr. 23/2012)

Prodhimi, përdorimi, mbajtja për qëllim tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja,
ekspo rtimi ose importimi për këto qëllime i produktit që shkel të drejtat e topografisë së regjistruar të
qarkut, të gjysmëpërçuesit ose të qarkut të integruar, pa pëlqimin e pronarit të topografisë, të kryera me
dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI III
SHKATËRRIMI I PRONËS

Neni 150
Shkatërrimi i pronës

Shkatë rrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 151
Shkatërrimi i pronës me zjarr

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me zjarr dënohet me gjobë ose me burgim gje r në pesë
vjet.
Kur nga vepra penale janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim gjer në dhjetë
vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 152
Shka tërrimi i pronës me eksploziv

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me eksploziv dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në
dhjetë vjet.
Kur janë sh kaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.

Neni 153
Shkatërrimi i pronës me përmbytje

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me përmbytje dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
pesë vje t.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në
dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 154
Shkatërr imi i pronës me mjete të tjera

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës me mjete të tjera, që përbëjnë rrezik për mjedisin
rrethues dhe jetën e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Kur nga vepra penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë gjer në
dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 155
Shkatërrimi i rrugëve

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i r rugëve automobilistike, hekurudhore dhe veprave që lidhen
me to, dënohet me gjobë apo me burgim gjer në shtatë vjet.
Kur nga veprat penale kanë ardhur pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga tre gjer në
dhjetë vjet.
Kur janë shkaktuar pasoja të rë nda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga pesë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 156
Shkatërrimi i rrjetit elektrik
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 16)

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elekt rik, telegrafik, telefonik, radioteleviziv apo të çdo
rrjeti ndërlidhës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim deri në tre vjet.

Nen i 157
Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i kanaleve ujitëse dhe kulluese ose veprave që lidhen me to,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 158

Administrimi i ujit pa të drejt ë, duke kthyer ose ndryshuar vijën e ujit, duke hapur pendat, duke
ndërtuar apo mbyllur kanale kulluese apo vaditëse, vija ose vepra të tjera, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 159
Shkatërrimi i rrjetit t ë ujësjellësit
(Ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 17)

Lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit, për marrjen e ujit të pijshëm,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Shkatërrimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Neni 160
Shkatërrimi i veprave kulturore

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre
vjet.
Kur nga vepra pena le janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet
me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.

Neni 161
Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia

Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda ma teriale, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 162
Përplasja e mjeteve të transportit masiv

Shkaktimi nga pakujdesia i përplasjes se trenave, anijeve, avionëve, kur ka shkaktuar rrëzimin,
djegien, mbytjen, përmbysjen, daljen nga shinat os e është shoqëruar me pasoja të rënda materiale,
dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE TË KRYERA NË SHOQËRITË TREGTARE

Neni 163
Përpilimi i deklaratave të rreme

Përpilimi i deklaratave të rreme, në rastin e zmadhimit t ë kapitalit të shoqërisë, lidhur me ndarjen e
pjesëve të kapitalit themeltar të ortakëve, me shlyerjen e tij apo me depozitimin e fondeve, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 164
Shpërdorimi i kompetencave

Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës apo administratorët e shoqërisë me
qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në pesë vjet.

Neni 164/a
Korrupsioni aktiv në sektorin privat
(Shtuar me lig jin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 13)
(Ndrysh uar me ligjin nr. 23/2012 )

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri t regtare ose punon në çdo
pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose
funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë gjer në një
milion lekë.

Neni 164/b
Ko rrupsioni pasiv në sektorin privat
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 13)
(Ndryshuar me ligjin nr. 23 /2012 )

Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të
tillë, për vete ose për person a të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të
kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga
gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në tre milionë lekë.

Neni 165
Falsifikimi i nënshkrimeve

Falsifikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve apo deklarimi i rremë i derdhjeve të fondeve të shoqërisë,
apo publ ikimi i nënshkrimeve dhe derdhjeve për persona fiktivë, apo vlerësimi i kontributit në natyrë me
vlerë më të madhe se sa vlera faktike, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 166
Emetimi i parregullt i aksioneve

Emetimi i parregullt i aks ioneve bërë përpara regjistrimit të shoqërisë apo kur regjistrimi është bërë
në mënyrë të kundërligjshme, apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur ndryshimi
i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk është bërë ose nuk është regjistruar apo është bërë në
mënyrë të kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre
muaj.

Neni 167
Mbajtja e padrejtë e dy cilësive

Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël përb ën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 168
Dhënia e informacioneve të rreme

Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël pranë një shoqërie
tregtare, apo moskallëzimi në o rganet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk ekzistojnë rastet e
përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuar në nenin 300 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 169
Zbulimi i sekreteve të shoqërisë

Zbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj, me përjashtim të rasteve kur e detyron
ligji, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 170
Mosbërja e shënimeve të detyrueshme

Mosbërja e shënimeve të dety rueshme nga administratori apo likuiduesi i shoqërisë përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 170/a
Punësimi i paligjshëm
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2;
ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 47)

Punësimi pa regjistrim në organet kompetente ose pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas
rregullave, kur është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë deri në 10 mijë lekë për çdo rast ose me burgim deri në 1 vit.
Moskry erja me dashje ose mbulimi i shkeljeve lidhur me punësimin dhe sigurimin social nga
persona të ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e dispozitave përkatëse, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë deri në 100 mijë lekë ose me burgim deri në 2 vjet.

Neni 170/b
Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 14;
ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 12)

Kryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrenc ës me anë të kërcënimit
ose dhunës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Kur veprimet e konkurrencës drejtohen ndaj veprimtarive të financuara plotësisht ose pjesërisht dhe
në çfarëdo mënyre nga shteti ose entet publike, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.

SEKSIONI IV/1
VEPRA PENALE NË LIDHJE ME USHTRIMIN E VEPRIMTARIVE BANKARE
DHE FINANCIARE
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Neni 170/c
Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare

Ushtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të li cencuar për këtë qëllim, sipas
legjislacionit bankar në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve,

dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet .

Neni 170/ç
Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare

Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona
që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, d ënohet me
gjobë ose burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI V
KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE

Neni 171
Kontrabanda me mallra të ndaluar

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në
Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 172
Kontrabanda me mallra që paguhet a kcizë

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave
doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për
natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien
nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 173
Kontrabanda me mallra të licencuar

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, që kërkojnë licencë nga org ani kompetent,
nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në
doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma
që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

Neni 174
Kontrabanda me mallra të tjera

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes
së plotë apo të pjesshëm, mosdekla rimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin,
cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet
doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet.

Neni 175
Kontrabanda nga pun onjës që lidhen me veprimtarinë doganore
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 48)

Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë
doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 176
Kontrabanda e vlerave kulturore

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat
ligjore në lidhje me to, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 177
Kontrab anda me mallra me regjim të ndërmjetëm

Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të
ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në
pesë vjet.

Neni 178
Tregtim i dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49)

Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë
tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimt ari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre
vjet.

Neni 179
Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë

Ruajtja, depozitimi, mbajtja apo përpunimi i mallrave që dihen se janë kontrabandë, dënohen me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 179/a
Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë
(Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 6)

Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo
lloj forme të çekut bankar, metaleve ose gu rëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej vlerës
së parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy
vjet.
_________________________________________________
Vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.1, datë 26.3.2002

Në seksionin e V -të ligjvënësi ka përfshirë krimet në fushën e doganave, duke i ndarë në nëntë figura
të veçanta krimi (nenet 171 -179 të Kodit Penal), të cilat, me përjashtim të figurave të krimit parashikuar
nga ne net 178 (tregtimi i mallrave që janë kontrabandë) dhe 179 (ruajtja apo depozitimi i mallrave
kontrabandë), janë forma specifike të figurës së përgjithshme të kontrabandës, variante të veçanta të saj.
Në këtë përfundim arrihet pasi objektin e përgjithshëm të gjithë këtyre figurave të veçanta krimi, që
përfshihen në këtë seksion, e përbëjnë të njëjtat marrëdhënie shoqërore. E përbëjnë marrëdhëniet
shoqërore që janë vendosur për funksionimin normal të doganave në Republikën e Shqipërisë dhe për
mbrojtjen e i nteresave ekonomike të saj nga çfarëdolloj veprimtarie që ka për qëllim shmangien nga
pagimi në Buxhetin e Shtetit të detyrimeve doganore, të cilat, në analizë të fundit, llogariten në të holla.
Ndarja e figurës së përgjithshme të krimit të kontrabandës në shtatë figura të veçanta kontrabande
është bërë nga ligjvënësi duke u nisur, së pari, nga natyra e mallrave me të cilat bëhet kontrabanda,
regjimi juridik i tyre; së dyti, nga shkalla e rrezikshmërisë shoqërore të secilit prej këtyre llojeve të
kontraband ës dhe, së fundi, nga subjekti, duke krijuar, kështu, kushte ligjore të përshtatshme për të bërë

të mundur zhvillimin e një lufte sa më efektive kundër kriminalitetit në një sferë aq të rëndësishme të
ekonomisë, siç është ajo e veprimtarisë së organeve të doganës.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, duke u nisur nga parimet e përgjithshme të doktrinës të
së drejtës penale sipas të cilave kur ndodhemi para figurave specifike të veprës penale (delictum
proprium), në të cilat bashkekzekutimi është i mun dur vetëm midis personave që janë mbajtës të disa
cilësive të veçanta për të qenë subjekte të disa veprave penale, (subjekte të posaçme), vepra penale e
kryer prej tyre do të cilësohet sipas dispozitës së Pjesës së Posaçme të Kodit Penal, subjekt i të cilë s
mund të jenë vetëm personat që janë mbajtës të këtyre cilësive të veçanta. E tillë është edhe figura e
krimit të kontrabandës nga punonjës të doganave parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.
Figura e krimit të kontrabandës me mallra në regjim të ndërmjet ëm, parashikuar nga neni 177 i
Kodit Penal dhe ajo e kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga
neni 177 i këtij Kodi, nuk konkurrojnë as me njëra -tjetrën, as edhe me figurat e tjera të krimit të
kontrabandës që përfshihe n në seksionin e V të nenit të III të Kodit Penal, në të cilin janë përfshirë krimet
në fushën e doganave (nenet 171 -179 të Kodit Penal).
Në këtë përfundim arrihet duke u nisur, së pari, nga fakti që, ashtu sikurse u përmend, objekti i të
gjitha këtyre fi gurave krimi është i njëjtë (marrëdhëniet shoqërore që janë vendosur për funksionimin
normal të doganave në Republikën e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e interesave te shtetit) dhe, së dyti, nga
fakti që vet ligjvënësi, për arsye praktike, duke dashur të leh tësojë zbatimin sa më të drejtë të tyre në
funksion të zhvillimit të një lufte sa më efektive në këtë fushë të kriminalitetit, e ka ndarë kontrabandën
në disa figura krimi, të cilat, teorikisht dhe praktikisht, mund të përbënin paragrafe të veçantë të së
njëjtës dispozitë të Pjesës së Posaçme të Kodi Penal.
Figura e krimit nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga neni 175 i Kodit
Penal, nuk konkurron as me figurën e krimit të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i tij .
Në këtë përfundim arrihet duke u nisur nga fakti se, anën objektive të figurës së krimit të
shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të cilin ligjëvënësi, veç të tjerave, e ka
shprehur edhe me fjalët: “Kryerja…. e veprimeve në kun dërshtim me ligjin që përbën mospërmbushje të
rregullt të detyrës”, që janë shumë të përgjithshme, në figurën e krimit të parashikuar nga neni 175 i
Kodit Penal, këtë element përbërës të kësaj figure krimi, e ka konkretizuar, duke e shprehur me fjalët:
“Kr yerja e kontrabandës…” veprimtari kjo, e cila është e qartë që është në kundërshtim me ligjin dhe me
përmbushjen e rregullt të detyrës të një kategorie të caktuar personash dhe konkretisht të punonjësve që
lidhen me veprimtarinë doganore.
Këta të fundit pë rbëjnë edhe subjektin e posaçëm të figurës së krimit, të parashikuar nga neni 175 i
Kodit Penal, në të cilin mund të përfshihet një rreth i kufizuar personash, siç janë punonjësit e doganave
ose punonjës të tjerë që kanë lidhje me veprimtarinë doganore dhe jo çdo punonjës i ngarkuar me
funksion shtetëror ose me shërbim publik nga të cilat që përbëhet subjekti i figurës së , parashikuar nga
neni 248 i Kodit Penal.
Nga sa u tha më lart, arrihet në përfundimin se figura e krimit të kontrabandës nga punonjës që
lidhen me veprimtarinë doganore, parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal, është një variant i figurës së
përgjithshme të krimit të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i tij, e cila realizohet në një
fushë specifike të veprimtarisë shtetërore , sikurse është ajo e doganave dhe prandaj këto dy figura krimi
nuk mund të konkurrojnë me njëra -tjetrën.
____________________________________________________

SEKSIONI VI
VEPRAT PENALE NË LIDHJE ME TAKSAT DHE TATIMET

Neni 180
Fshehja e të ardhurave

Fshehja apo tregimi i rremë i të ardhurave ose i objekteve që i nënshtrohen tatimeve dhe taksave, kur
më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dy vjet.

Neni 181
Mospagimi i taksave dhe ta timeve

Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, megjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga
personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 181/a
Moskryer ja e detyrave nga organet tatimore
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve
nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që j anë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet
për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 milion lekë, dënohet me gjobë deri në 2
milionë lekë;
kur vlera është më e lartë se 1 milion lekë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim.

Neni 182
Ndryshimi në aparatet matëse

Ndryshimi apo ndërhyrja në aparatet dhe arkat matëse regjistruese e të lëshimit të kuponave, apo
përdorimi i aparateve dhe arkave të ndryshuara, apo lejimi i përdorimit nga të tjerët i aparateve dhe arkave
të parregullta, me që llim shmangien nga pagimi i plotë i tatimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI VII
FALSIFIKIMI I MONEDHAVE DHE LETRAVE ME VLERË

Neni 183
Falsifikimi i monedhave
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24 .1.2001, neni 50)

Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëd hjetë vjet.

Neni 184
Falsifikimi i letrave me vlerë
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 51)

Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të
tjera me vlerë të falsifikuara, dënohet me bu rgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 185
Prodhimi i mjeteve për falsifikim
(Shtuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 52)

Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të falsifikuar monedha, çeqe, kambiale, kartëkredite,
çekudhëtari apo të tjera letra me vlerë, dënohet me gjobë ose me burgim ga një gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

SEKSIONI VIII
FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE

Neni 186
Falsifikimi i dokumenteve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)

Falsifikimi ose përdorimi i do kumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me
gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion
lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një
vit deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 186/ a
Falsifikimi kompjuterik
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 18)

Futja, ndryshimi, fshirja apo heqja e të dhënave kompjuterike, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave
të rreme, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, pava rësisht nëse të dhënat e krijuara
janë drejtpërdrejt të lexueshme apo të kuptueshme, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë
vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga personi, që ka për detyrë ruajtjen dhe administrimin e të dhënave
kompjuterike, në bashkë punim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për interesin publik,
dënohet me burgim tre deri në dhjetë vjet.

Neni 187
Falsifikimi i dokumenteve shkollore

Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 188
Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore

Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikua ra shëndetësore dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në pesë vjet.

Neni 189
Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 5)

Falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me
burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy
milionë lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën,
dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Neni 190
Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, ne ni 6;
shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15)

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e
rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjash të
muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqin d mijë deri në dy
milionë lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në
shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Neni 191
Falsifikimi i akteve të gjendjes civile
(Ndrys huar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 7)

Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të falsifikuara dënohet me burgim nga tre muaj
deri në dy vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashk ëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në një milion
lekë.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, dënohet me bur gim nga një deri
në pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Neni 192
Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve

Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumenteve përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 192/a
Zhdukja dhe vjedhja e dokumenteve
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53)

Asgjësimi me çdo mënyrë i dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, si dhe zhdukja e vjedhja e
dokumenteve që janë të n jë rëndësie të veçantë, në kundërshtim me kërkesat e ligjit, dënohen me gjobë
ose me burgim gjer në tre vjet.
Vjedhja e dokumenteve të arkivit ose të bibliotekës, që janë të një rëndësie të veçantë, ose
eksportimi i tyre në kundërshtim me kërkesat e ligjit , dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 192/b
Hyrja e paautorizuar kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53;
ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 19)

Hyrja e paautorizuar apo në tejkalim të autorizi mit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një
pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të
mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me
burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

SEKSIONI IX
VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT

Neni 193
Falimentimi i provokuar

Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 194
Fshehja e gjendjes së falimentimit

Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë
gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 195
Fshehja e pasurisë pas falimetimit

Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave të tij,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Nen i 196
Shkelja e detyrimeve

Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

SEKSIONI X
ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT

Neni 197
Organizimi i llotarive të palejuara

Organizmi i llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 197/a
Paracaktimi i rezulta teve në garat sportive
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 20)

Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare
dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërv ajtje penale dhe
dënohet me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë ose me burgim
nga tre muaj deri në dy vjet.
Po kjo vepër, e kryer për qëllime të fitimit pasuror, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet dhe
me gj obë nga 2 000 000 (dy milionë) lekë deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.

Neni 197/b
Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 20)

Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive prej pjesëmarrësve , nëpërmjet përdorimit të
substancave të ndaluara, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Neni 198
Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara

Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit,
në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në gjashtë muaj.

SEKSIONI XI
VEPRA PENALE QË CENOJNË RREGJIMIN JURIDIK
TË TOKËS

Neni 199
Shpërdorim i i tokës

Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 199/a
Ndërtimi i paligjshëm
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 21)

Ndërtimi i pa ligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga
një deri në pesë vjet.

Neni 200
Pushtimi i tokës

Pushtimi i tokës p ërbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

KREU IV
VEPRA PENALE KUNDËR MJEDISIT

Neni 201
Ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej
kufirit t ë normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim
gjer n ë dhjetë vjet.

Neni 202
Transportimi i mbeturinave toksike

Transportimi tranzit apo depozitimi në territorin shqiptar të mbeturinave toksike dhe radioaktive,
dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim
nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 203
Ndotja e ujërave

Ndotja e ujërave të deteve, lumenjve, liqeneve apo burimeve të rrjetit grumbullues e shpërndarës të
ujrave me lëndë toksike, radioaktive apo su bstanca të tjera, që prishin ekuilibrin ekologjik, dënohet me
burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim
nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 204
Peshkimi i ndaluar

Peshkimi në kohë, me mjete, vende dhe mënyra të ndaluara përbën kundërvajtje penale dhe dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Peshkimi i kryer me mjete të rrezikut të përbashkët si eksploziv, lëndë helmuese etj,. përbën
kundërvajtje penale dhe dë nohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 205
Prerja e paligjshme e pyjeve

Prerja apo dëmtimi i pyjeve pa leje apo në kohë dhe vende të ndaluara, kur vepra nuk përbën
kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë o se me burgim gjer në një
vit.

Neni 206
Prerja e drurëve dekorativë dhe frutorë

Prerja e drurëve dekorativë dhe dëmtimi i lulishteve dhe parqeve nëpër qytete përbëjnë kundërvajtje
penale dhe dënohen me gjobë.
Prerja e drurëve në pemëtore, ullishta e vre shta, pasi është refuzuar më parë leja e prerjes nga
organet kompetente, përbën kundërvajtje penale e dënohet me burgim gjer në tre muaj.

Neni 206/a
Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 22)

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore,
i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga tre deri në pesë
vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) le kë deri në 1 000 000 (një milion) lekë.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me
burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një
milion) lekë.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo
shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me
burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 1 000 00 0 (një milion) lekë deri në 2 000
000 (dy milionë) lekë.

Neni 206/b
Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 22)

Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materi ale, i fondit pyjor, i fidanishtes
pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga një deri në
tre vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo
shkakton d ëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me
burgim nga dy deri në pesë vjet.

Neni 207
Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve

Shkelja e rregullave për karantinën e bimëve apo të kafshëve, kur ka sjellë pasoj a të rënda materiale
ose që rrezikojnë jetën e shëndetin e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

KREU V
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE RENDIT KUSHTETUES

SEKSIONI I
KRIME KUNDËR PAVARËSISË DHE INTEGRITETIT

Neni 208
Dorëzimi i territ orit
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar
pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim
të përjetshëm.

Neni 209
Dorëzimi i forcave të armatosura
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i forcave të armatosura apo materialeve mbrojtëse ose furnizimi
me armë e municion i një shtet i apo fuqie të huaj, me qëllim për të cenuar pavarësinë dhe integritetin e
vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 210
Marrëveshja për dorëzim territori

Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të
forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cenuar integritetin e vendit, dënohet me
burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 211
Provokimi i luftës

Kryerja e veprimeve që syn ojnë të provokojnë luftë apo të vënë Republikën e Shqipërisë përpara
rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 212
Marrëveshja për ndërhyrje të armatosur

Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të hua ja për të shkaktuar ndërhyrje të armatosur kundër
territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 213
Dhënia e informatave sekrete

Dhënia e informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tj etër një fuqie të huaj për të
cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 214
Sigurimi i informatave

Sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një
fuqie të huaj, për të cenuar pavarësinë e vendit, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 215
Dëmtimi i objekteve mbrojtëse

Shkatërrimi apo dëmtimi i mjeteve, pajisjeve, aparaturave, armatimit, teknikës luftarake apo
objekteve mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit, dënohet me burgim nga
pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 216
Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake

Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të shkatërruar ose dëmtuar pajisjet, aparaturat, ar matimin, mjetet
e teknikës luftarake apo objektet mbrojtëse ushtarake, me qëllim uljen e aftësisë mbrojtëse të vendit,
dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 217
Marrja e shpërblimeve

Marrja apo marrëveshja për të marrë shpërblim apo përfitime të tj era materiale, për të kryer në favor
të shteteve apo fuqive të huaja një nga krimet e parashikuara në këtë seksion, dënohet me burgim nga
pesë gjer në dhjetë vjet.

Neni 218
Vënia në shërbim të shteteve të huaja

Vënia në shërbim të një shteti apo një fuqi e të huaj të çdo shtetasi shqiptar, me qëllim kryerjen e
veprave kundër pavarësisë dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, dënohet me burgim nga tre gjer në
dhjetë vjet.

SEKSIONI II
KRIME KUNDËR RENDIT KUSHTETUES

Neni 219
Atentati
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Kryerja e vrasjeve, rrëmbimeve, torturave apo akteve të tjera të dhunës kundër përfaqësuesve më të
lartë të shtetit, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues, dënohet me burgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet o se me burgim të përjetshëm.

Neni 220
Komploti

Marrja e vendimeve dhe krijimi i kushteve materiale nga një grup njerëzish për të kryer atentat
dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 221
Kryengritja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79)

Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur
forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e
plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi i
lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga
pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Marrja pjesë si udhëheqës apo organi zator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të
përjetshëm.

Neni 222
Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në
kundërshtim me ligjin, m arrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime
luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga pesë gjer në dhjetë
vjet.

Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme

Thirrjet e bëra pub likisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me
gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 224
Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese

Krijimi apo pjesëmarrja në parti, organizata apo shoqata që synojnë përmbysjen me d hunë të rendit
kushtetues, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Rikrijimi i një partie, organizate ose shoqate të shpërndarë si antikushtetuese apo vazhdimi i
veprimtarisë në mënyrë të fshehtë ose të hapur, dënohet me burgim nga një gjer në pes ë vjet.

Neni 225
Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese

Shpërndarja e shkrimeve apo përdorimi i simboleve që i përkasin një partie, organizate apo shoqate
antikushtetuese ose që është e shpërndarë si e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre v jet.
Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e
Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

KREU VI
KRIME QË CENOJNË MAR RË DHËNIET ME SHTETET
E TJERA

Neni 226
Veprat e dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kryerja e veprave të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht , dënohen me burgim
gjer në dhjetë vjet.

Neni 227
Fyerja ndaj përfaqësuesve të shteteve të huaja
(Shfuqizua r me ligjin nr. 23/2012 )

Fyerja e bërë ndaj kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të tjera,
përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në
Republikën e Shqipërisë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 228
Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht
(Ndryshuar me ligji n nr. 23/2012 )

Kryerja e v eprimeve të dhunshme ndaj vendeve të punës, banimit, mjeteve të transportit të
personave të mbrojtur ndërkombëtarisht , përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.
Kur nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo ja në sjellë ndërlikime në marrdhëniet
dypalëshe, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 229
Veprimet fyese ndaj himnit e flamurit
(Shfuqizua r me ligjin nr. 23/2012 )

Përdorimi i fjalëve ose kryerja e veprimeve që botërisht fyejnë flamurin, stemën, himn in e shteteve
të huaja apo organizmave të njohur ndërkombëtarë, si dhe heqja, prishja, bërja e papërdorshme e flamurit,
e stemës së ekspozuar në institucione zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

KREU V II
VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE
(Ndryshuar titulli me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 14)

Neni 230
Vepra me qëllime terroriste
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të de tyruar
organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të
shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike
ose sociale të shtetit shqiptar, të një s hteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me
burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
Veprat me qëllime terroriste përfshijnë:
a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë;
b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të platformave fikse ose
ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin e dhunës
apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje;
c) kr yerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, në bordin e
një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit, të
mjetit të lundrimit ose të platformës fikse;
ç) shkatërrim in e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose
shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të
pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimi t ose të platformës fikse;
d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë fikse, të një
pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund t’i shkaktojë
dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e
fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse;
dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar ose
ndërhy rjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e anijes;
e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni

në fluturim apo të anijes në lundrim;
ë) vrasjen ose r rëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi,
ose çdo sulm tjetër ndaj tij ose lirisë së tij;
f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të transportit të personit të mbrojtur
ndërkombëtarisht, sipas nen it 9 të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij;
g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur ose për të
vazhduar mbajtjen e tij peng;
gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorim in, transferimin, tjetërsimin, disponimin ose
përhapjen e materialit bërthamor, me dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i shkaktohet ose mund
t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose të dëmtohet rëndë prona;
h) vjedhjen, përv etësimin ose përfitimin nëpërmjet mashtrimit të materialeve bërthamore;
i) kërkimin e materialeve bërthamore, duke përdorur shtrëngimin, dhunën ose çdo formë tjetër
kanosjeje;
j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse, të armëve të zjarrit,
biologjike, kimike apo bërthamore, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të shkatërrimit në
masë;
k) kryerjen e akteve të dhunës, duke përdorur çdo pajisje, substancë ose armë, kundër një personi
në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar, kur këto akte shkaktojnë ose mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda ose vdekjen e personave;
l) shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të mjediseve apo të pajisjeve në një aeroport të aviacionit
civil ndërkombëtar ose në një avion të vendosur n ë këtë aeroport që nuk është në fluturim ose ndërprerjen
e shërbimeve të aeroportit, duke përdorur çdo pajisje ose armë, kur nga ky akt rrezikohet a mund të
rrezikohet siguria e aeroportit;
ll) përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve plasëse ose të pajisjeve të tjera
vdekjeprurëse, në mjedise publike, në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose në
infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të substancave të rrezikshme, shkaktimin e
zjarreve , të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të rënda trupore
ose me qëllim shkaktimin e shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura,
kur ky shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ek onomike;
m) shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, të infrastrukturës publike, të
sistemit të transportit, të sistemit të informacionit e të pronës private, duke rrezikuar jetën e personave;
n) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimi t me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër të
rëndësishëm;
apo çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo
personi tjetër që nuk merr pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të armat osur, e kryer
për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni.
Veprimet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të rëndësishëm, një sistemi, një veprimtarie
publike ose private, si rezultat i protestës, i mosbindjes civile, ose i grevës, nuk do të konsiderohen vepra
me qëllime terroriste në kuptimin e këtij neni.

Neni 230/a
Financimi i terrorizmit
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Dhënia ose grumbullimi i fondeve, me çdo mjet, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, me
qëllimin që at o të përdoren ose duke ditur se ato do të përdoren, plotësisht ose pjesërisht:
a) për të kryer vepra me qëllime terroriste;
b) nga një organizatë terroriste;
c) nga një terrorist i vetëm;
dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga pesë
milionë lekë gjer në dhjetë milionë lekë.
Dispozitat e këtij neni zbatohen:

a) për të gjitha fondet, ku përfshihen pasuri të çdo lloji, të trupëzuara ose të patrupëzuara, të
luajtshme ose të paluajtshme, pavarësisht nga më nyra e fitimit të tyre, dhe dokumente ligjore ose
instrumente të çdo lloji, edhe në formë elektronike ose digjitale, që tregojnë të drejta ose interesa mbi
pasuri të tilla, përfshirë kreditë bankare, çeqet e udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksion et, letrat
me vlerë, bonot, çeqet e garantuara bankare, letrat e kreditit, si dhe çdo instrument tjetër financiar, të
ngjashëm me to;
b) pavarësisht nëse personi që kryen një nga veprat e parashikuara në paragrafin e parë të këtij
neni, ndodhet në të njëjt in shtet a në një shtet të ndryshëm nga ai, në të cilin ndodhet organizata terroriste
a terroristi i vetëm ose nga shteti në të cilin është kryer a do të kryhet vepra me qëllime terroriste;
c) në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, pava rësisht nëse fondet janë përdorur në
fakt për të kryer veprën ose veprat, për të cilat ishin dhënë ose grumbulluar, apo nëse mund të vendoset
një lidhje mes fondeve dhe një apo më shumë veprave konkrete me qëllime terroriste.
Dijenia dhe qëllimi, sipas par agrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.

Neni 230/b
Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)

Transferimi, konvertimi, fshehja, lëvizja ose tjetërs imi i fondeve dhe i pasurive të tjera, ndaj të cilave
zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit, për të shmangur zbulimin dhe vendndodhjen e tyre,
dënohen me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë
milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë
se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri
në tetë milionë lekë, ndërsa kur kryerja e kësaj vepre ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më
pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga pesë milionë deri në dhjetë milionë lekë.

Neni 230/c
Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a
profesionit
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)

Vënia në dijeni e personave të shpallur ose e personave të tjerë për të dhënat për verifikimin ose
hetimin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit t ë terrorizmit, nga
persona që ushtrojnë funksione publike ose që janë në ushtrim të detyrës a profesionit, dënohet me
burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.

Neni 230/ç
Kryerja e shërbimeve dhe vepri meve me persona të shpallur
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16)

Dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera, kryerja e shërbimeve financiare, si dhe e transaksioneve të
tjera me persona të shpallur, ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimi t të terrorizmit, dënohen me
burgim nga katër deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në pesë milionë lekë.

Neni 230/d
Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 16)
(Shfuqizua r me ligjin nr. 23/2012 )

Grumbullimi i mjeteve financiare të çdo lloji, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për
financimin e organizatave ose kryerjen e veprave me qëllime terroriste, dënohet me burgim nga katër deri
në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në gjashtë milionë lekë.

Neni 231
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të
terrorizmit
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 17)

Rekrutimi i një ose më shumë personav e për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të
financimit të terrorizmit, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate
ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë v jet.

Neni 232
Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 18)

Përgatitja, stërvitja dhe dhënia në çdo formë e udhëzimeve edhe në mënyrë anonime ose në rrugë
elektronike, për prodhimin ose përd orimin e lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit dhe municioneve
luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike apo bërthamore ose të çdo natyre tjetër,
të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, si dhe të teknikave e të metod ave të tjera për
kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe pjesëmarrja në veprimtari të tilla, edhe kur këto vepra
drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër
penale, dënohen me burgim jo m ë pak se shtatë vjet.

Neni 232/a
Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)

Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon
mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e
terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 232/b
Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)

Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të
një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tet ë deri në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 233
Krijimi i turmave të armatosura

Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme
ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e fr ikës e të pasigurisë në
masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 234
Prodhimi i armëve luftarake

Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë
helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra te rrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 234/a
Organizata terroriste
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17)

Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatës terroriste dënohen me burgim jo më pak se
pesëmb ëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në organizata terroriste dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 234/b
Banda e armatosur
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17)

Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i bandës së armatos ur dënohen me burgim nga dhjetë
deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Pjesëmarrja në bandën e armatosur dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

KREU VIII
KRIME KUNDËR AUTORITETIT TË SHTETIT

SEKSIONI I
VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYER A NGA SHTETASIT

Neni 235
Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore
ose një shërbim publik
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 54)

Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një sh ërbim publik, me
qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më sh umë se një herë,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 236
Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik
(Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 55;
ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9686, datë 26. 2.2007, neni 20)

Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të
kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 237
Goditjet për shkak të detyrës

Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo n jë
shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 238
Kanosja për shkak të detyrës

Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen n jë detyrë
shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 239
Fyerja për shkak të detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, da të 24.1.2001, neni 56)
(Shfuqizua r me ligjin nr. 23/2012 )

Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për
shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 240
Shpifja për shkak të detyrës
(Ndrysh uar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 57)
(Shfuqizua r me ligjin nr. 23/2012 )

Shpifja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për
shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 241
Shpifja ndaj Presidentit të R epublikës
(Shfuqizua r me ligjin nr. 23/2012 )

Shpifja e qëllimshme ndaj Presidentit të Republikës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre
vjet.

Neni 242
Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë
së rendit publik

Mosbindja ndaj urdhrave të lig jshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 243
Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore

Goditjet ose vepra të tjera dhune q ë i bëhen pjesëtarit të familjes së një personi që kryen një detyrë
shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të
kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 244
Ko rrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 18)

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt,
personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një
veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet
dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Neni 244/a
Korrupsioni aktiv i nëpun ësve të huaj publikë
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike ndërkombët are,
anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të
kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga
gjashtë muaj gjer në tre vjet dhe me gjob ë nga treqind mijë gjer në tre milionë lekë.

Neni 245
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 19)

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i ç farëdo përfitimi të parregullt,
funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të
kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri
në pesë vjet dh e me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 245/1
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)
(N dryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të
paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike,
shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e
dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në
një milion lekë .
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e
tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në
kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojn ë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse
është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga
gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 2 45/2
Përjashtimi nga vuajtja e dënimit

(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 20)

Personi, që ka premtuar ose ka dhënë shpërblim ose përfitime të tjera, sipas neneve 164/1, 244, 245,
312, 319 dhe 328 të këtij Kodi, mund të përfitojë përjashtim ng a dënimi ose ulje të tij, sipas rregullave të
parashikuara në nenin 28 të këtij Kodi, nëse bën kallëzim dhe jep ndihmesë në procedimin penal të këtyre
veprave.
Në dhënien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohën kur është bërë kallëzimi, ardhjen ose jo
të pasojave të veprës.

Neni 246
Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë
mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhë dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në dy vjet.
Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të
shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 246/a
Ushtrimi i profesionit të ekspertit kon tabël dhe i shoqërisë audituese
pa qenë i regjistruar
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Përvetësimi i titullit profesional të ekspertit kontabël, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël
apo përdorimi i emërtimeve, si shoqëri audituese, pa qenë regjistr uar më parë në regjistrin publik të
ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë një ngjashmëri ose një
konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, kur është dhënë më parë masë administrative,
përbëjnë kundërvajtje pe nale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 247
Mbajtja pa të drejtë e uniformës

Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një
punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një s hërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të
shtetasit, dënohet me g jobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

SEKSIONI II
VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA PUNONJËSIT
SHTETËRORË OSE NË SHËRBIM PUBLIK

Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21;
ndryshuar me l igjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21)

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që
përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë
atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e

ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale,
dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

Neni 248/a
Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurim et shoqërore
prej punonjësit, që ka detyrë t’i japë ato, dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet dhe me
gjobë nga treqind mijë gjer në një milion lekë .

Neni 249
Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij

Vazhdimi i ushtrimit të funksio nit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë
në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 250
Kryerja e veprimeve ar bitrare

Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion
shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në shtatë v jet.

Neni 251
Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme

Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet gjendja e
paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të
ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të
funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 252
Mbajtja në burg pa vendim

Mbajtja në burg, pa vendi m të organit kompetent ose tej afatit të caktuar në vendim apo në ligj, prej
personit të ngarkuar me detyrën e administratorit të burgut, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 253
Shkelja e barazisë së shtetas ve

Kryerja për shkak të detyrës e në ushtrim të saj, nga ana e punonjësit me funksion shtetëror apo në
shërbim publik, të dallimeve mbi bazë origjine, seksi, gjendjes shëndetësore, bindjeve fetare, politike, të
veprimtarisë sindikale ose për shkak të përk atësisë në një etni, komb, racë apo fe të caktuar, që konsiston
në krijimin e privilegjeve të padrejta ose në refuzimin e një të drejte ose përfitimi që buron nga ligji,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 254
Shkelja e paprekshmërisë s ë banesës

Hyrja në banesë, pa pëlqimin e personit që banon në të, prej punonjësit të ngarkuar me një funksion
shtetëror apo në shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 255
Pengimi dhe shkelja e fshehtësisë së korrespondencës

Dhënia e urdhërave ose kryerja e veprimeve për asgjësimin, leximin dhe përhapjen e
korrespondencës postare ose që prish, vështirëson, vë nën kontroll ose përgjon korrespondencën
telefon ike apo të çdo mjeti tjetër të komunikimit, nga ana e punonjësit të ngarkuar me funksion shtetëror
ose në shërbim publik e në ushtrim të tyre, veç rasteve kur lejohet nga ligji, dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre vjet.

Neni 256
Shpërdorimi i kontr ibuteve të dhëna nga shteti

Shpërdorimi i kontributeve, subvencioneve ose financimeve të dhëna nga shteti ose institucione
shtetërore, për t’u përdorur në vepra dhe veprimtari me interes publik, dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre vjet.

Neni 257
Përfitimi i paligjshëm i interesave

Mbajtja, ruajtja ose marrja e drejtëpërdrejtë ose e tërthortë, nga persona me funksione shtetërore apo
shërbim publik, i një interesi të çfarëdoshëm në një ndërmarrje ose operacion, në të cilat në momentin e
kryerjes së veprimit ka pasur detyrën e mbikqyrjes, administrimit ose likuidimit, dënohen me gjobë ose
me burgim gjer në katër vjet.

Neni 257/a
Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi
i rremë i pasurive të personave të zgjedhur
dhe nëpunësve p ublikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim
(Shtuar me ligjin nr.9030, datë 13.3.2003, neni 1; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9686, datë
26.2.2007, neni 22)
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Refuzimi për deklarimin ose mos deklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve
publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë
masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.
Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo
personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 258
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Kryerja nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik i veprimeve në
kundërshtim me ligjet që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera dhe
ankande publike, për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, dënohet me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 22)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të
tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me
detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë
deri në tre milionë lekë.

Neni 259/a
Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi
të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga nëpunësi i huaj pu blik, nëpunësi i një organizate publike ndërkombëtare, anëtari i një
asambleje të huaj publike apo anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të
mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet
dhe me gjobë nga pesëqind mijë gjer në tre milionë lekë.

Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 23)

Kërkimi ose marrja, drejtp ërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të
tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim
që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me
gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.

SEKSIONI III
VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT DHE SIGURISË PUBLIKE

Neni 2 61
Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur,
grumbulluar apo manifestuar

Kryerja e veprimeve për të penguar shtetasit për të ushtruar lirinë e shprehjes së mendimit, të
grumbullimit apo manifestimit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në gjashtë muaj.
Kur veprimet shoqërohen me përdorimin e dhunës fizike, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në
tre vjet.

Neni 262
Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime
e manifestime të paligjshme
(Shtuar paragrafi III me ligj in nr.8733, datë 24.1.2001, neni 59)

Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit
publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga
organizatorët shkelen kushtet e pa rashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për
shpërndarje, përbën kundërvajtje penal e dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 263
Organizimi i grumbullimeve dhe m anifestimeve të paligjshme
me pjesëmarrje të personave të armatosur

Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të
armatosur dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Pjesëmarrja në grumbullime dhe manif estime të paligjshme e personave të armatosur përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 264
Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë

Detyrimi i punonjësit që kundër vullnetit të marrë apo të mos marrë pjesë në grevë ose krijimi i
pengesave dhe vështirësive për të vazhduar punën kur punonjësi dëshiron të punojë, përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Neni 265
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive,
racave d he feve

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja
me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë
vjet.

Neni 266
Thirrja për urrejtje nacionale

Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i
fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vj et.

Neni 267
Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik

Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me
qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me bur gim gjer në
pesë vjet.

Neni 268
Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Dëmtimi i qëllimshëm i flamurit ose i stemës së Republikës, të ekspozuara në institucionet

shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.
Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të
organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në tre muaj.

Neni 269
Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike

Pengimi me dhunë i veprimtarisë së ligjshme të partive, organizatave apo shoqatave politike përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 270
Rebelimi i të burgosurve

Përdorimi i dhunës, nga ana e të burgosurve ndaj punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo në
shërbim publik, që bëhet për ta penguar në ushtrimin e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të
veprimtarisë, dënohet me gjobë ose me burgim gj er në pesë vjet.
Kur dhuna ushtrohet nga një grup personash ose shoqërohet me trazira e çrregullime apo me
kërcënime e frikësime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 271
Disinformimi i ekipeve të urgjencës

Disinformimi me dashje i e kipeve të urgjencës për të prishur gatishmërinë e tyre, e bërë me çdo mjet
lajmërimi e thirrjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 272
Njoftimi i rremë në organet e rendit

Njoftimi i rremë i bërë në orga net e rendit, për kryerjen e një vepre penale, për t’i vënë ato në
gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
një vit.

Neni 273
Largimi nga vendi i aksidentit

Largimi nga vendi i aksidentit, i d rejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u
shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 274
Prishja e qetësisë publike

Hedhja e gurëv e apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me
anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të
automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, s heshe e vende publike, që cenojnë
dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale
dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 275
Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike

Thirrjet t elefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë
kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 276
Përdorimi pa të drejtë i emblemës së Kryqit të Kuq

Përdorimi pa të drejtë i emblemës së K ryqit të Kuq ose Gjysëm Hënës së Kuqe, kur ka sjellë pasoja
të rënda materiale, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve, dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 277
Vetëgjyqësia

Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri
pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet m e gjobë ose me
burgim gjer në tre muaj.

Neni 278
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit
(Shtuar paragrafi I dhe II me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2;
ndryshuar paragrafi I, II dhe III, si dhe shtuar paragrafi IV me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 60)

Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e
organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve p lasëse pa lejen e organeve kompetente shtetërore,
dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.
Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Ku r vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të
rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 278/a
Trafikimi i armëve dhe i municionit
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 61)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit
luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpuni m ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 279
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta

Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta pa leje të organeve kompetente, si shpatat,
bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave
ose për vetëmbrojtje, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 280
Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sport ive

Prodhimi, mbajtja, shitja ose blerja e armëve të gjuetisë ose sportive, si dhe e municioneve të tyre, pa
leje të organeve kompetente shtetërore, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.

Neni 281
Shkelja e rregu llave mbi lëndët helmuese

Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe
shitjen e lëndëve helmuese me efekt të fortë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.
Kur ng a vepra penale ka ndodhur vdekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur
pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 282
Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe
radioaktive

Shkelj a e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe
shitjen e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dy vjet.
Kur nga vepra penale ka ndodhur v dekja apo dëmtimi i rëndë i shëndetit të njerëzve ose kanë ardhur
pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 282/a
Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1 .2001, neni 62)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin i lëndëve plasëse, djegëse,
helmuese dhe radioaktive, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Po k jo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet
me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 282/b
Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të
armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme
(Shtua r me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 23)

Përgatitja, stërvitja dhe dhënia e udhëzimeve, në çdo formë, edhe në mënyrë anonime apo në rrugë
elektronike, në kundërshtim me ligjin, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, të armëve të
zjarrit d he municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike, bërthamore apo
të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, nëse nuk përbën vepër tjetër
penale, dënohen me burgim nga dy deri në shtatë vjet .

Neni 283
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
(Ndryshuar paragrafi I, shtuar paragrafi II me ligjin nr.8733,
datë 24.1.2001, neni 63)

Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi,
dërgimi, dorëzimi, si dh e mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave

narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në
kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet
vjet.

Neni 283/a
Trafiki mi i narkotikëve
(Shtuar me ligjin nr.8279, 15.1.1998, neni 2;
ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 64)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose
psikotrope, si edhe i farërave të bi mëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë
gjer në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me b urgim jo më pak se
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 283/b
Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 65)

Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose
psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat
ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 284
Kultivimi i bimëve narkotike
(Ndryshuar paragrafi I dhe III, shtuar paragrafi II me l igjin nr.8733,
datë 24.1.2001, neni 66)

Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve
narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Po kjo vepë r, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë
gjer në dhjetë vjet.
Organizmi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga shtatë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 284/a
Organizimi dhe drejtimi i o rganizatave kriminale
(Shtuar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2)

Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim kultivimin, prodhimin,
fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në 20 v jet.
Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga persona me funksione shtetërore,
dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet.

Neni 284/b
Ndihma në zbulimin e krimeve
(Shtuar me ligjin nr.8279 datë 15.1.1998, neni 2)

Personi i arrestu ar ose i dënuar për njërën nga veprat penale që kanë lidhje me trafikun e
narkotikëve, armëve, klandestinëve, prostitucionit ose për vepra penale të kryera nga organizata
kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit,
në zbulimin e personave të tjerë që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se gjysma e
dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur konkurojnë edhe rrethana
lehtësuese në favor të tij, ky pe rson mund të përjashtohet nga dënimi.

Neni 284/c
Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)

Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, përgatitja pa licencë ose në kapërcim të përmbajtjes s ë tij i
lëndëve narkotike dhe psikotrope, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë
gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet
vjet.

Neni 284/ç
Prodhimi, tregtimi dhe përdorimi i paligjshëm i prekursorëve
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 67)

Prodhimi, importimi, eksportimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, në kundërshtim me dispozitat
përkatëse ligjore, i prekursorëve të treguar me ligj në tabelat përkatëse, dënohet me burgim gjer në pesë
vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se njëherë, dënohet me burgim nga tre gjer
në shtatë vjet.
Org anizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 285
Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 68)

Prodhimi, mbajtja, tra nsportimi ose shpërndarja e substancave kimike bazë ose e substancave të tjera
të çfarëdollojshme, e pajisjeve, e materialeve, në rast se dihet që ato përdoren ose do të përdoren për
prodhimin ose trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike a psikotro pe, dënohet me burgim nga tre
gjer në dhjetë vjet.

Neni 285/a
Përshtatja e lokalit për përdorim droge
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69 )

Përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, mjeteve motorike dhe të çdo mjeti tjetër
publik ose privat për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike ose
psikotrope, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 285/b
Hedhja ose braktisja e shiringave
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 69)

Hedhja ose braktisja e shiringave, në vende publike ose të hapura për publikun, si dhe në mjedise
private të përdorimit të përbashkët të shiringave ose instrumenteve të rrezikshëm, të përdorura për
marrjen e substancave narkotike ose psikotrope, përbën kundërvajt je penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.

Neni 286
Nxitja për përdorimin e drogës
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 70)

Nxitja e të tjerëve për përdorimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose dhënia në përdorim os e
injektimi i tyre te të tjerët, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë
vjet.
Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në institucione penale, shkollore,
sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqëror e dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 286/a
Përdorimi i paligjshëm i teknologjise së lartë
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 71)

Prodhimi dhe përdorimi i sistemeve telematike, mjeteve dhe pajisjeve të teknologjisë së la rtë, në
rastet e veprave penale të parashikuara në nenet 283 gjer në 286/a të këtij Kodi ose për të mundësur ose
lehtësuar konsumimin e lëndëve narkotike dhe psikotrope ose për të transmetuar a përhapur njoftime
publicitare për stimulimin e përdorimit të t yre, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 287
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:
a) këmbimit ose transfer imit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së
paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zh vendosjes,
pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose
i veprimtarisë kriminale;
c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në
dorëzim të s aj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi,
sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
d) investimit në ve primtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë
produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të
përcaktuara më sipër;
dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë gjer në pesë
milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më
shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pe sëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind
mijë gjer në tetë milionë lekë.
E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim
dhe me gjobë nga tre milionë gjer në dhjetë milionë lekë.
Dispozitat e këtij neni zb atohen edhe kur:
a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret
si i pandehur ose që nuk mund të dënohet;

b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar;
c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e
cila kanë rrjedhur produktet;
ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale
apo nuk është dhënë një dënim me v endim penal të formës së prerë;
d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë
së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj,
ashtu edhe n ë Republikën e Shqipërisë.
Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.

Neni 287/a
Çelja e llogarive anonime
(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 9)

Çelja e depozitave ose e llogarive ba nkare, anonime ose me emra fiktivë, dënohet me burgim deri në
tre vjet dhe me gjobë nga 200 mijë lekë deri në 2 milionë lekë.

Neni 287/b
Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale
(Ndryshua r me ligjin nr. 23 /2012 )

Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë,
apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një
person tjetër ka përfituar këto para apo ma llra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale ose veprimtarie
kriminale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet dhe me gjobë gjer në pesëqind mijë lekë.
Paragrafi i parë i këtij neni zbatohet pavarësisht ndalimit ligjor për të marrë në përgje gjësi penale
personin që ka kryer veprën penale, nga e cila rrjedh përvetësimi i parave ose i mallrave të tjera.

Neni 288
Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin

Prodhimi, importimi, ruajtja dhe shitja e ushqime ve, pijeve dhe lëndëve të tjera, e barnave të
rrezikshme ose të dëmshme për jetën e shëndetin, si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe
lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur nga këto vepra ka ardhur
vd ekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me
burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 288/a
Prodhimi i k undërligjshëm i artikujve dhe mallrave
industrialë dhe ushqimorë
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 73)

Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë përbën kundërvajtje
penale dhe dënohet me gjobë ose me burgi m gjer në dy vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Neni 289
Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë

Shkaktimi i vdekjes ose dëmtimi i rëndë i s hëndetit të personit ardhur si pasojë e mosrespektimit të
rregullave që kanë të bëjnë me punën, prodhimin, shërbimin, të përcaktuara në ligj, në aktet e Këshillit të
Ministrave apo në rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike, të mbr ojtjes në punë, të
higjenës dhe sigurimit nga zjarri prej personave të ngarkuar me respektimin e rregullave dhe marrjen e
masave në zbatim të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave,
dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 290
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen, plagosjen e rëndë të një personi
ose plagosjen e le htë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me
burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 291
Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi

Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara ne gjendje të dehur apo pa dëshminë
përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë
muaj.

Neni 292
Shkelja e disiplinës së punës në transport

Shkelja e disiplinës së punës në transportin hekurudhor, ujor ose ajror prej punonjësve të këtij
transporti, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë të shëndetit të personit, dënohet me gjobë ose
me burgim gjer në dhjetë vjet.
Kur nga vepr a penale është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave,
dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.

Neni 293
Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit

Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mje teve të transportit
automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 293/a
Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 23)

Përgjimi i paligjshëm me mjet e teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike
nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik,
që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të
rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me
burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 293/ b
Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 23)

Dëmtimi, shtrembërimi, ndryshimi, fshirja apo suprimimi i paautorizuar i të dhënave kompjuterike
dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Kur kjo vepë r kryhet në të dhënat kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të
mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo të dhënë tjetër kompjuterike, me rëndësi publike, dënohet me
burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 293/c
Ndërhyrja n ë sistemet kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 23)

Krijimi i pengesave serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi
kompjuterik, nëpërmjet futjes, dëmtimit, shtrembërimit, ndryshimit, fshirjes apo supri mimit të të dhënave,
dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të
mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi pub like, dënohet me
burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 293/ç
Keqpërdorimi i pajisjeve
(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 23)

Prodhimi, mbajtja, shitja, dhënia në përdorim, shpërndarja apo çdo veprim tjetër, për vënien në
dispo zicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një
kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem
kompjuterik ose në një pjesë të tij, me qëlli m kryerjen e veprave penale, të parashikuara në nenet 192/b,
293/a, 293/b e 293/c të këtij Kodi, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

SEKSIONI IV
VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËRORË

Neni 294
Tregtimi i sekretit shtetëro r nga personi që i është besuar

Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve
që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka
mundur të vijë në di jeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.

Neni 295
Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit

Tregtimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve
që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për
to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër, e bërë botëri sht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 295/a
Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 26)

(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbulua r të dhënat, të cilat ligji i përcakton si
sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në
kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose d uke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë
ose me burgim deri në pesë vjet.
Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave, të cilat përbëjnë sekret tregtar industrial ose profesional, nga
ana e personave publikë, që kanë detyrë ruajtjen e tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Zbulimi i akteve sekrete os e i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i
policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës
Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Zbulimi i akteve sekrete o se i të dhënave të përmbajtura në aktet sekrete nga persona të tjerë, që
kanë dijeni për të dhëna për procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i
policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri në tre vjet .
Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes
ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të
veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.
Zbulimi i sekretit që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën
apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të
punonjësve të policisë, t ë ngarkuar me mbrojtjen e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 295/b
Shfrytëzimi i paligjshëm i të dhënave tregtare
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Tregtimi i një malli apo ofrimi i një shërbimi nëpërmjet përdorimit të informacionit ose të
dhënave që përbëjnë sekret tregtar ose informacion të privilegjuar nga persona që e kanë ose duhet ta
kenë këtë informacion apo të dhënë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Neni 296
Humbja e dokumenteve sekrete

Humbja e dokumenteve a po materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret
shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 297
Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror
(Sht uar me ligjin nr.8279, datë 15.1.1998, neni 2;
ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 8)

Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.

Neni 298
Ndihma për kalim të pal igjshëm të kufijve
(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 9; ndryshuar titulli dhe paragrafi i parë me ligjin
nr.9686, datë 26.2.2007, neni 27)
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Strehimi, shoqërimi, vënia në dispozicion ose përdorimi i mjetev e të lundrimit, të fluturimit ose i
mjeteve të tjera të transportit apo çdo ndihmë tjetër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të

Republikës së Shqipërisë ose për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër, pa qenë shtetas i tij
ose që nu k ka leje qëndrimi në atë shtet, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet dhe me gjobë nga
tre milionë lekë deri në gjashtë milionë lekë.
Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga
katër milionë deri në tetë milionë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë
lekë.
Kur vepra ka sjellë si pasoj ë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë
vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga tetë milionë deri në dhjetë milionë lekë.
Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publ ik, dënimi
me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.

Neni 299
Shkelja e rregullave mbi fluturimet

Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja ose dalja nga territori i Republikës së
Shqipërisë pa leje fluturimi, mosrespektimi i vijave të fluturimit, i vendeve të zbritjes, i korridoreve ajrore
apo lartësisë të caktuar të fluturimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

KREU IX
VEPRA PENALE KUNDËR DREJTËSISË

Neni 300
Moskallëzimi i krimit

Moskallëzimi në organe t e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të
administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dh e të paslindurit, vëllezërit dhe motrat,
bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të
njohur për shkak të detyrës apo profesionit.

Neni 301
Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

Kryerja e ve primeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo
fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument
me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës pe nale dhe të autorit të saj, dënohet me gjobë
ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 302
Përkrahja e autorit të krimit
(Shtuar paragrafi II me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 25;
shtuar paragrafi II me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 28)

Furnizim i i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese,
vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220,
221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me
burgim nga dy deri në shtatë vjet.
Përjashtohen nga përgjegjësia pena le të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat,
bashkëshorti, adoptuesit dhe të adoptuarit.

Neni 303
Fshehja ose asgjësimi i kufomës

Fshehja ose asgjësimi i kufomës së një personi, viktimë e vrasjes apo të veprave të tjera të
dhunshme, e bë rë me qëllim për të ndihmuar autorin e krimit që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes dhe
arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 304
Detyrimi për të kallëzuar provën

Mosparaqitja menjëherë për të kallëzuar ose dëshmuar para organeve të prokurorisë, gjykatës apo
organeve të rendit, për provën e njohur që e bën të pafajshëm një person tjetër që akuzohet ose është
dënuar për një vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim autori i veprës penale, si dhe personat që vijnë në dijeni të
provës për shkak të detyrës apo profesionit dhe janë të detyruar të mos kallëzojnë e dëshmojnë për të.

Neni 305
Kallëzimi i rremë

Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose p ër kryerjen e një krimi nga një
person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje
penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 305/a
Deklaratat e rreme përpara prokurorit
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29)

Kushdo që, gjatë hetimeve apo procedimeve penale, i pyetur nga një prokuror që të japë
informacionin e duhur lidhur me hetimin, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë, tërësisht
ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit
penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga d ikush, që duhej të ishte
përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte
paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Neni 305/b
Deklaratat e rreme përpara ofic erit të policisë gjyqësore
(Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29)

Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë gjyqësore që të japë informacionin e
duhur, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh
fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit
penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte
përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte
paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pye tjeve.

Neni 306
Dëshmia e rreme
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 75;
shtuar paragrafi III me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 26;
ndryshuar paragrafi III me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 30)

Dëshmia e rreme e bë rë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.
Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Po kjo vepër ku r kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a 333
e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Neni 307
Refuzimi për të dëshmuar
(Ndryshuar paragrafi II, shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9 686,
datë 26.2.2007, neni 31)

Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo të autorit të
saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar,
dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit
penal nga një person i dyshuar ose i pandehu r për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte
përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte
paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Neni 308
Përk thimi i rremë

Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo shkrimi të dhënë për përkthim nga
organet e ndjekjes penale apo gjykata ose përkthimi i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vj et.
Kur përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 309
Ekspertimi i rremë

Dhënia me dashje e rezultateve të rreme në raportet e ekspertimit të bëra me sh krim apo me gojë
përpara organeve të ndjekjes penale ose gjykatës, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Kur ekspertimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar,
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë v jet.

Neni 310
Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit

Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit, pa shkaqe të arsyeshme ose mospranimi prej
tyre për të kryer detyrat e caktuara nga organi i ndjekjes penale ose gjykata, përbën k undërvajtje penale
dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.

Neni 311
Kanosja për të mos kallëzuar
(Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 32)
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kanosja, që i bëhet të dëmtuarit nga vepra penale , me qëllim që të mos kallëzojë, të ankohet apo të
tërheqë kallëzimin ose ankimin e bërë, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Neni 312
Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, nen i 27)

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tretë, dëshmitarit, ekspertit ose përkthyesit, për të siguruar deklarime ose dëshmi,
ekspertim ose përkthim të rremë ose pë r të refuzuar kryerjen e detyrimeve të tyre përpara organeve të
ndjekjes penale dhe gjykatës, dënohen me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri
në dy milionë lekë.

Neni 312/a
Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim
të rremë
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 28;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 33)

Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim
ose përkthim të rremë ose për të refuzua r kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale
dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Neni 313
Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale

Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 313/a
Zhdukja ose humbja e fashikullit
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 77)

Zhdukja ose humbja me çdo mënyrë e fashikullit të hetimit ose të gjykimit, si dhe heqj a prej tyre e
dokumenteve, shkresave ose të dhënave të tjera që ndodhen të bashkuara me to, kur ka sjellë pasoja të
rënda në dëm të interesave të shtetasve ose të shtetit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 313/b
Ndalimi i dhënies d he i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 29)
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

1. Bërja publike, edhe në organe të medias, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me karakter të
klasifikuar dhe k onfidencial, që rrezikojnë jetën, integritetin fizik ose lirinë e personave të mbrojtur, sipas
ligjit nr.9205, datë 15.3.2004 “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”,
dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet dhe, kur nga kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të
rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga 6 muaj deri në tre vjet.

2. Kur kjo vepër kryhet nga njëri prej personave që kanë përgjegjësinë për të ruajtur karakterin e
klasifikuar dhe konfidencial të të dhënave, d ënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet dhe, kur nga
kryerja e kësaj vepre kanë ardhur pasoja të rënda për shëndetin e tyre, me burgim nga dy deri në pesë vjet.
3. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 314
Përdorimi i dhunës gjatë hetimeve

Përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë
deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë pafajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga tre gjer në
dhje të vjet.

Neni 315
Dhënia e një vendimi të padrejtë
(Shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.11, datë 2.4.2008 )

Neni 316
Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit

Kundërshtimi me dhunë, goditjet dhe vepra të tjera dhune që i bëhen gjyqtarit apo an ëtarëve të trupit
gjykues, prokurorit, avokatit, ekspertëve, çdo arbitri të caktuar për një çështje, për ta penguar në kryerjen
e detyrës apo për shkak të saj, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 317
Kanosja e gjyqtarit

Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të
caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 318
Fyerja e gjyqtarit
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2 012 )

Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të arbitrazhit,
për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në tre muaj.

Neni 319
Korrupsi oni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 30)

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona t ë tjerë, gjyqtarit, prokurorit ose çdo punonjësi tjetër të organeve të drejtësisë, për të
kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit
deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në dy milionë lekë.

Neni 319/a
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tje rë, gjyqtarit ose zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos

kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet
dhe me gjobë nga katërqind mijë gjer në dy milionë lekë.

Neni 31 9/b
Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tjerë, arbitrit vendas ose të huaj, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që
lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet dhe me gjobë nga
katërqind mijë gjer në dy milionë lekë.

Neni 319/c
Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
(Shtu ar me ligjin nr. 23/2012 )

Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për
vete ose për persona të tjerë, i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një
veprim, që lidhet m e detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një vit gjer në katër vjet dhe me
gjobë nga katërqind mijë gjer në dy milionë lekë.

Neni 319/ç
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve
të tjerë të organeve të drejtësisë
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 31)
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të
tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a pr emtimi, që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos
kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet
dhe me gjob ë nga tetëqind mijë deri në katër milionë lekë.

Neni 319/d
Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i nj ë premtimi
të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i një gjykate ndërkombëtare, për të kryer apo për të mos kryer një
veprim, që lidhet me detyrën a funks ionin e tij, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe me
gjobë nga tetëqind mijë gjer në katër milionë lekë.

Neni 319/dh
Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj
(Shtuar me ligjin nr. 2 3/2012 )

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthoraz i, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi
të tillë, për vete ose për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që lid het me detyrën
a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind mijë gjer në katër
milionë lekë.

Neni 319/e
Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kërkimi ose marrj a, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi
të tillë, për vete a për persona të tjerë, apo pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i
parregullt, nga një anëtar i jurive gjyqësore të huaja, për të kryer apo për të mos kryer një veprim, që
lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet dhe me gjobë nga tetëqind
mijë gjer në katër milionë lekë.

Neni 320
Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës

Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një
vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të
pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në dy vjet.

Neni 320/a
Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 78)

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga puno njësi i
ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dy vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të
favorizuar persona që kanë inte res për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer
në tre vjet.

Neni 321
Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës
(Ndryshuar me ligjin nr. 23/2012 )

Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyri met e lindura nga
dënimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim
gjer në dy vjet.
Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, në lidhje me detyrat e lindura nga
urdhrat e mbrojtjes të dhë na prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet.

Neni 322
Prishja e vulave dhe shenjave

Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi sende të ndryshme nga organet e
ndjekjes penale dhe gjyqësore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në
gjashtë muaj.

Neni 323
Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit

Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm
ose gjatë transportim it të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, substancave zjarrvënëse, eksplozive
dhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 324
Dhënia ndi hmë një të burgosuri për largim

Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve, të ndaluarit, të arrestuarit apo të burgosurit, me qëllim
për t’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngark uari me ruajtjen, mbikqyrjen apo transportimin, ose që për
shkak të funksionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluar, arrestuar
apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

KREU X
VEPRA PENALE Q Ë PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË
ZGJEDHJEVE

Neni 325
Pengimi i subjekteve zgjedhore
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i
kandidatëve për të zhvi lluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet
me burgim nga tre muaj gjer në tre vjet.

Neni 326
Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Falsifikimi, shpërndar ja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor,
me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë
të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes n ë kuti të fletëve të votimit në
mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose
ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenua r integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka
sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë
gjer në gjashtëqind mijë lekë.

Neni 326/a
Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve,
vulave, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim
nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet.
Po kë to vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në
bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve,
kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatin e votimit, d ënohen me burgim nga tre gjer në
tetë vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë gjer në shtatëqind mijë lekë.

Neni 327
Shkelja e fshehtësisë së votimit
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e persona ve të ngarkuar me
zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

Neni 327/a
Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur
dokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me burgim
nga një gjer në tre vjet.
Lejimi me dashje i kryerjes s ë kësaj vepre nga komisione rët zgjedhor ë dënohet me bur gim nga
një gjer në pesë vjet.
Lejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas
ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.

Neni 328
Dhënia e shpërblimeve dhe e prem timeve
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose
për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të
votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe
dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet.
Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes
së veprimeve t ë mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Neni 328/a
Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e
përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj.
Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një su bjekti zgjedhor i
nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose
detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj
gjer në një vit.

Neni 329
Kanos ja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo
në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer në dy vjet.
Kanosja apo përdorimi i dhunës që i bëhet komisionerit, vëzhguesit, numëruesit si dhe çdo zyrtari
tjetër të ngarkuar me zgjedhjet për ta penguar në kryerjen e detyrës apo për shkak të veprimtarisë së tij në
administrimin zgjedhor dënohet me burgim n ga gjashtë muaj gjer në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga një gjer

në pesë vjet.

Neni 330
Pengimi i zgjedhësit
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Pengimi i zgjedh ësit p ër t ë votuar n ë qendr ën e t ij t ë votimit , duke shkelur rregullat e votimi t,
duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij t ë identifikimit, apo n ë çdo form ë tjet ër, d ënohet me burgim
nga gjasht ë muaj gjer në një vit.
Kur kjo vep ër kryhet m ë shumë se nj ë her ë, ndaj m ë shumë se nj ë zgjedh ësi apo kur kryhet nga
komisione rët zgjedhor ë, d ënohet me burgim nga nj ë gjer në pes ë vjet.

Neni 330/a
Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
(Shtua r me ligjin nr. 23/2012 )

Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga p ersonat e ngarkuar me administrimin e
procesit të votimit dhe të numërimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj
gjer në dy vjet.
Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore,
ose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve,
dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.

Neni 331
Shkelja e së drejtës së zgjedhjes
(Ndryshua r me ligjin nr. 23/2012 )

Mospërfshirja me dashje në listat e zgjedhësve e personave që e kanë të drejtën e zgjedhjes ose
regjistrimi me dashje në to i personave që nuk e kanë këtë të drejtë, dënohet me burgim nga një gjer në
pesë vjet.
Po kjo vepër e kryer në bashkëpunim, kur ka sjellë pasoja të rënda për interesat e zgjedhësve apo
mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet dhe me gjobë nga treqind
mijë gjer në shtatëqind mijë lekë.

Neni 332
Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Shpërdorimi i autoriteiti ushtarak nga oficeri ose kuadr i ushtarak për të influencuar në votim tek
ushtarakët e tjerë që ka në varësi, me dhënie urdhërash, këshilla apo me çfarëdo lloj propagande, përbën
kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

KREU XI
VEPRA PENALE TË KRYERA NGA BANDA E ARMATOSUR DHE ORGANIZATA KRIMINALE

Neni 333
Organizata kriminale
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 32)

Krijimi, organizimi ose drejtimi i organizatave kriminale dënohen me burgim nga pesë deri në
pesëmbëdhjetë vjet.

Pjesëmarrja në një organizatë kriminale dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.
Nëse organizata kriminale është e armatosur dhe pjesëtarët e saj zotërojnë armë dhe lëndë
shpërthyese për qëllime të përmbushjes së veprimtarisë së saj kriminale, edhe nëse ato jan ë të fshehura
ose të mbajtura në vende të veçanta, dënimi me burgim shtohet me një të tretën.
Kur veprimtaritë ekonomike, të ndërmarra ose të kontrolluara nga pjesëtarë të organizatës kriminale,
financohen tërësisht ose pjesërisht me produkte të veprave p enale, masa e dënimit, sipas paragrafëve të
sipërpërmendur në këtë nen, shtohet me një të tretën deri në një të dytën e tij.

Neni 333/a
Grupi i strukturuar kriminal
(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 33)

Krijimi, organizimi ose drejtimi i nj ë grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave penale
dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.
Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Neni 334
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale d he grupi i strukturuar kriminal
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79;
ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 34)

1. Kryerja e veprave penale nga pjesëtarë të organizatës kriminale dhe të grupit të strukturuar
kriminal dënohet sipas dispozitave penale përkatëse, duke i shtuar dënimit për veprën penale të kryer edhe
pesë vjet burgim, si dhe gjobën në masën një të tretën, por pa kaluar kufirin maksimal të dënimit me
burgim.
2.Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burg im apo me burgim të përjetshëm,
dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
3. Kur dispozita përkatëse referuese përmban vetëm dënim me burgim të përjetshëm, dënohet me
burgim të përjetshëm.

Neni 334/1
(Shtuar me ligjin nr.9017, datë 6.3.2003, neni 1)

Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve dhe
municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht armët
deri më datën 31.5.2005.
Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë kryer
vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake.
Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij li gji,
deklarojnë se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje të
dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura.

Neni 335

Ky kod hyn në fuqi më 1 qershor 1995. Aktet ligjor e që shfuqizohen, si dhe efektet dhe mënyra e
hyrjes së tij në fuqi, do të caktohet me ligj të veçantë.

LIGJE PËR NDRYSHIME DHE SHTESA NË KODIN PENAL

Fletore Faqe

Ligji nr.8175, datë 23.12.1996 29 965
Ligji nr.8204, datë 10.4.1997 4 78
Ligji nr.8279, datë 15.1.1998 1 10
Ligji nr.8733, datë 24.1.2001 4 100
Ligji nr.9017, datë 6.3.2003 21 641
Ligji nr.9030, datë 13.3.2003 23 729
Ligji nr.9086, datë 19.6.2003 57 2432
Ligji nr.9188, datë 12.2.2004 13 541
Ligji nr.9275, datë 16.9.2004 69 4589
Ligji nr.9686, datë 26.2.2007 27 489
Ligji nr.9859, datë 21.1.2008 10 301
Ligji nr.10 023, datë 27.11.2008 190 9395

VENDIME T Ë KOLEGJEVE TË BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË PËR DISPOZITAT

E KODIT PENA L

Faqe

Vendim nr.4, datë 27.3.2003 – për nenin 3 11
Vendim nr.1, datë 26.3.2002 – për nenin 25 -27 22 V
endim nr.7, datë 11.10.2002 – për nenin 66 dhe 68 43
Vendim nr.5, datë11.11.2003 – për nenin 134 74
Vendim nr.1, datë 2 6.3.2002 – për nenin 171 -179 90
Vendim nr.19, datë 1.6.2011 – për nenin 34 3149

TREGUESI ALFABETIK I KODIT PENAL

– A –

Amnisti
– kuptimi 71

Armë
– prodhim e mbajtje pa leje 278
– trafikim 278/a
– të ftohta 279
– armë gjahu e sportive 280
– stërvitja për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera
të rrezikshme 282/b

Atentat
– kuptimi 219

– B –

Bandë e armatosur
– kuptimi 28/3
– krijimi, pjes ëmarrja 234/b

Bashkëjetesë
– shtrëngim 130

Bashkëpunëtor
– kuptimi 26

Bashkëpunimi
– forma të veçanta 28

Bashkim
– i dënimeve 56

Botim
– i veprës së tjetrit 149

Braktisje
– e fëmijëve të mitur 124

Burgim
– dëni mi 32
– i të miturit 52
– i përjetshëm 31
– mënyra e vuajtjes 33
– copëzimi 58
– pezullimi 59

– C –

Caktim
– i dënimeve për disa veprave penale 55

– D –

Dashja
– kuptimi 15

Deklarata të rreme
– përpara prokurorit 305/a
– përpara oficerit të policisë gjyqësore 305/b

Detyrë
– shpërdorim 248

Detyrim
– gjatë kohës së provës 61
– për të marrë pjesë në grevë 264
– për të kallëzuar provën 304

Dëmtime
– të tjera me dashje 90
– të objekteve mbrojtëse 215

Dënim
– kryesor 29
– plotësues 30
– me burgim të përjetshëm 31
– me burgim 32
– me gjobë 34
– me bur gim për të mitur 51
– ulja nën kufij 53
– caktimi 55
– bashkimi 56
– në provë 59 -61
– përjashtimi nga dënimi 254/2
– qëndrimi në shtëpi 59/a

Dëshmi
– e rreme 306
– refuzimi 307

Disinformim
– i ek ipeve të urgjencës 271

Dokumente
– vjedhje 192/a

Dorëzim
– i territorit 208
– i forcave të armatosura 209

Drejtim
– i automjetit duke qenë i dehur 291

– DH –

Dhënie
– e mjeteve për ndërprerje të shtatzanisë 95
– e informacion eve të rreme 168
– e informatave sekrete 213
– e shpërblimeve punonjësve shtetëror 245
– ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit 298
Dhunim
– i banesës 112
– i varreve 118

– E –

Ekspertim
– i rremë 309

Ekstradim
– kur l ejohet 11

Emetim
– i parregullt i aksioneve 166

– F –

Faji
– kuptimi 14

Falimentim
– i provokuar 193
– fshehje e gjendjes 194
– fshehje e pasurisë 195
– shkelje detyrimesh 196

Falja
– kuptimi 70

Falsifiki mi
– i nënshkrimeve 165
– i monedhave 183
– i letrave me vlerë 184
– prodhimi i mjeteve 185, 192
– i dokumenteve 187
– i dokumenteve shkollore 187
– i dokumenteve shëndetësore 188
– i letërnjoftimeve dhe vizave 189
– i vulave, stampave dhe formularëve 190
– i akteve të gjendjs civile 191

– i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve 326
– kompjuterik 186/a

Fëmijë
– braktisja e të miturve 124
– keqtrajtimi i të miturve 124/b
– mosdhënia e mjeteve për jetesë 125
– marrja e padrejtë 127
– ndërrimi 128
– fshehja 128/a
– trafikimi 128/b
– shtytje në krim 129

Fillimi
– i paligjshëm i ndjekjes penale 313

Fshehja
– e të ardhurave 180
– e gjendjes së fa limentimit 194
– e pasurisë pas falimentimit 195
– e kufomës 303

Fuqi
– e vendimeve penale të huaja 10

Fyerje
– ndaj përfaqësuesve të huaj 227
– për shkak të detyrës 239
– e gjyqtarit 318
– me motive racizmi ose ksenofobi e
nëpërrmjet sistemit kompjuterik 119/b
– G –

Genocid
– kuptimi 73

Goditje
– për shkak të detyrës 237
– ndaj pjesëtarëve të familjes 243

Grupi i strukturuar kriminal
– krijimi pjesëmarrja 333/1

– GJ –

Gjakmarrje
– nxitj a 83/b

Gjyqtar
– kundërshtim e goditje 316
– kanosja 317
– fyerja 318

– H –

Heqje
– dorë nga vepra penale 24
– e të drejtës për detyra publike 35
– e dekoratave dhe titujve 38
– e të drejtës së veprimtarisë 39
– e të drejtës së detyrave drejtuese 40
– e paligjëshme e lirisë 110

Humbje
– e dokumenteve sekrete 296

– J –

Jeta private
– ndërhyrje e padrejtë 121
– përhapje sekretesh 122

Juridiksioni
– universal 7/a

– K-

Kalimi
– i paligjshëm i kufirit 297

Kallëzimi
– i rremë 305

Kanosja
– për hakmarrje ose gjakmarrje 83/a
– për vrasje 84
– për shkak të detyrës 238
– për të mos kallzuar 311
– për dëshmi të rreme 312/a
– e gjyqtarit 317
– e zgjedhësit 329
– e kandidatit 330
– për kryerjen e veprave me qëllime terroriste 232/b
– për të moskallëzuar 311
– me motive racizmi dhe ksenofobie
nëpërmjet sistemit kompjuterik 84/a

Kërkim
– për dhënie mite 259
– i shpërbl imit 319

Kodi Penal

– parimet 1/c
– veprimi në kohë 3

Komplot
– kuptimi 220

Konfiskim
– i mjeteve të kryerjes së veprës penale 36

Kondrabandë
– me mallra të ndaluar 171
– me mallra për të cilat paguhet akcizë 172
– me mallra të licencuara 173
– me mallra të tjera 174
– nga punonjës të doganave 175
– e vlerave kulturore 176
– me mallra me regjim të ndërmjetëm 177
– tregtimi e transporti 178
– ruajtja e depozitimi 179

Korresponde ncë
– pengim ose shkel je e fshehtësisë 123, 255

Korrupsioni
– aktiv privat 164/a
– pasiv privat 164/b
– aktiv i personave publik ë 244
– aktiv i funksionarëve të lartë 245
– pasiv i personave publik ë 259
– pasiv i funk sionarëve të lartë 260
– aktiv i dëshmitarit, ekspertit dhe përkthyesit 312
– aktiv i gjyqtarit, prokurorit etj 319
– pasiv i gjyqtarit, prokurorit etj 319/a
Korruptim
– për të dëshmuar 312

Krijim
– i partive antikushtetues e 224
– i turmave të armatosura 233
– i bandës së armatosur 333

Krime
– kundër njerëzimit 74
– të luftës 75
– moskallëzim 300
– përkrahje autorësh 302

Kryengritje
– kuptimi 221

Kryerje
– e veprës penale në gje ndje të dehur 18

– e funksionit pas dhë nies fund të tij 249
– e veprimeve arbitrare 250
– e krimeve nga banda 224

Kufi
– kalimi i paligjshëm 297
– dhënie ndihme 298

Kultivim
– i bimëve narkotike 284

Kundërsht im
– i punonjësit shtetëror 235
– i punonjësit të policisë 236
– i gjyqtarit 316

Kuptim
– i tentativës 22
– i bashkëpunimit 25

– L –

Largim
– nga vendi i aksidentit 273
– i të burgosurit 323

Legjislacioni penal
– baz at 1/a
– detyrat 1/b
– parimet 1/c
– zbatimi për shtetas të huaj 7, 7/a, 9
– zbatimi për persona pa shtetësi 8

Lëndë të rrezikshme
– stërvitja për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera
të rre zikshme 282/b

Ligji penal 1-11
– zbatimi

Lirim
– para kohe me kusht 64, 65

– LL –

Llogaritje
– e paraburgimit 57

Llotari
– e palejuar 197

– përdorim lokalesh 198

– M –

Manifestimi
– pengimi 261
– i paligjshëm 262
– me të armatosur 263

Marrëdhënie seksuale
– me dhunë me të mitur 100
– me dhunë me të mitur 14 -18 vjeç 101
– me dhunë me të rritura 102
– homoseksuale me dhunë me të rritu r 102/a
– me të pazotë për t’u mbrojtur 103
– me kërcënim me armë 104
– duke shpërdoruar detyrën 105
– me persona në gjini ose nën kujdestari 106
– në vende publike 107

Marrëveshje
– për dorëzim territori 210
– për ndë rhyrje të armatosur 212

Marrje
– e padrejtë e fëmijës 127
– e shpërblimeve 217
– e mitës 260

Masë
– penale për personat juridik 45
– mjekësore dhe edukuese 46
– e vënies në provë 60

Mashtrim
– me gënjeshtër 143 /1
– në bashkëpunim 143/2
– ndaj disa personave 143/2
– më se një herë 143/2
– në skema piramidale 143/a
– në subvenc ione 144
– në sigurime 145
– në kredi 146
– për veprat e artit 147
– botimi i veprës së tjetrit në emër të vet 148
– riprodhimi i padrejtë i veprës së tjetrit 149
– kompjuterik 143/b
Mbajtje
– e lokaleve për prostitucion 15
– e padrejtë e dy cilësive 167
– e padrejtë e uniformës 247
– në burg pa vendim 252

– e pajisjeve për prodhim narkotikësh 285

Mbrojtja e nevojshme
– kuptimi 19

Mënyrë
– e vuajtjes së dënimit 35
– e vuajtjes së dënimeve plotësuese 44
– e caktimit të dënimit 47

Mita
– kërkim për dhënie 259
– marrja 260

Mjekim
– i pakujdesshëm 96

Mosbindje
– ndaj urdhërit të policit 242

Mosdënim
– pa ligj 2

Mosdhënie
– e ndihmës 97
– e ndihmës oga kapiteni i anijes 98
– e mjeteve për jetesë 125

Moskallëzim
– i krimit 30 0

Mosmarrje
– e masave për gjendjen e paligjshme 251

Mosnjoftim
– i ndryshimit të vendimit 126

Mosnjohje e ligjit
– kuptimi 4

Mospagim
– i taksave 181

Mosparaqitje
– e dëshmitarit, ekspertit a përkthyesit 310

Mosparashkri mi i ndjekjes penale
– nuk i nënshtrohen 67

Moshë
– për përgjegjësi penale 12

– N –

Narkotikë
– prodhim e shitje 283
– trafikim 283/a
– lehtësi përdorimi 283/b
– kultivimi 284
– zbulimi 284/b
– fabrikimi 284/c
– përshtatje lokali për prodhim 285/a
– hedhje shiringash 285/b
– nxitja për përdorim 286
– përdorimi i teknologjisë 286/a

Nevojë ekstreme
– kuptimi 20

Ndalim
– për të drejtuar automjete 37
– për të qëndruar në njësi administrative 41

Ndarje
– e veprave penale 1

Ndërhyrje
– të padrejta në jetën private 121

Ndërprerje
– e shtatzanisë pa pëlqimin e gruas 93
– e shtatzanisë e kryer në vende të ndaluara 94
Ndërrim
– i fëmijëve 128

Ndihmë
– mosdhënia 97
– nga kapiteni i anijes 98

Ndotje
– e ajrit 201
– e ujërave 203

Ndryshim
– në aparatet matëse 182

Nxitje
– e urrejtjes ose grindjeve kombëtare 265
– për përdorim droge 286
– për gjakmarrje ose hak marrje 83/b
Nxjerrje
– jashtë territorit të Republikës 42

– Nj –

Njoftim
– i rremë në organet e rendit 272

– O –

Organe
– heqje e shitje 89/a

Organizatë kriminale
– kuptimi 28/1
– krijimi, pjesëmarrja 333

Org anizatë terrorist e
– kuptimi 28/2
– krijimi, pjesëmarrja 234/a

Organizim
– i llotarive të palejuara 197
– e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme 262
– i grumbullimeve të paligjshme nga persona
të armatosur 263

– P –

Pakujdesi
– kuptimi 16

Papërgjegjshmëri
– për shkak të gjendjes mendore 17

Paraburgim
– llogaritja 57

Parashkrim
– i ndjekjes penale 66
– i ekzekutimit të dënimit 68

Peshkim
– i ndaluar 204

Pengim
– i fs hehtësisë së ko rrespondencës 123
– i veprimta rive të organizatave fetare 131
– i ceremonive fetare 133
– me dhunë i vepr imtarive të partive politike 269
– shkelja e f shehtësisë së korrespondencës 255
– në ushtrimin e të dr ejtës për t’u shprehur 261
– i qarkullimi t të mjeteve të transportit 293

– për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës 320
– i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese 325

Pezullim
– i ekzekutimit të vendimit me burgim
dhe vënia në provë 59
– i detyrimit për kryerje të një pune 63

Përdorim
– me keqdashje i thirrjeve telefonike 275
– pa të drejtë i emblemës së Kruqit të Kuq 276
– i dhunës gjatë hetimeve 314

Përfitim
– i paligjshëm i interesave 257

Përgjegjësi
– për personat e huaj që gëzojnë imunitet 9
– mosha 12
– për tentativën 23
– e bashkëpunëtorëve 27

Përhapje
– e sekreteve vetjake 122
– e informatave të rreme që ngjallin panik 267

Përjashtim
– i të miturit nga dënimi 52

Pë rkrahje
– e autorit të krimit 302

Përkthim
– i rremë 308

Përpilim
– i deklaratave të rreme 163

Përvetësim
– i titullit apo detyrës shtetërore 246
– i parave ose mallrave të vjedhura 287/b

Plagosje
– e rëndë me dashje 88
– e rëndë në tronditje psiqike 88/a
– e rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme 88/b
– e lehtë me dashje 89
– e rëndë nga pakujdesia 91
– e lehtë nga pakujdesia 92

Pornografi
– prodhimi, shpërndarja dhe shitja 117

Poshtërim
– i Repu blikës dhe simboleve të saj 268

Pranim
– i pagimit të gjobës 54

Prerje
– e paligjshme e pyjeve 205
– e drurëve dekorativë dhe frutorë 206

Prishje
– e qetësisë publike 274
– e vulave dhe shenjave 322

Prodhim
– i mjeteve për falsi fikim 185
– i mjeteve për falsifikim të dokumenteve 192
– i armëve luftarake 234
– dhe mbajtja e armëve luftarake 278
– dhe mbajtja e armëve të ftohta 279
– the mbajtja e armëve të gjuetisë 280
– dhe shitja e narkotikëve 283
– dh e shitja e ushqimeve dhe lëndëve të
rrezikshme për shëndetin 288

Propozim
– për shpërblim 244

Prostitucion
– ushtrimi 113
– shfrytëzimi 114
– shfrytëzimi në rrethana rënduese 114/a
– mbajtja e lokaleve 115

Provokim
– i luftës 211

Publikim
– i vendimit gjyqësor 43

Punësim
– i paligjshëm 170/a

– R –

Rebelim
– i të burgosurve 270

Refuzim
– për të dëshmuar 307

Rehabilitim
– kuptimi 69

Rekrutimi
– i personave për kryerjen e veprave
me qëllime terroriste ose të financimit
të terrorizmit 231

Riprodhim
– pa të drejtë i veprës së tjetrit 149

Ruajtje
– apo depozitim i mallrave kontrabandë 179

– Rr –
Rrahje 90

Rrethanë
– lehtësuese 48
– rënduese 50

Rrëmbim
– i personit 109
– në rrethana lehtësuese 109/a
– i armëve, anijeve dhe mjeteve të tjera 111

– S –

Sigurim
– i kushteve dhe mjeteve për vrasje 81
– i kushteve dhe mjeteve për vjedhje 102
– i informatave 214
– i mjeteve për shkatërrim 216
Stërvitja
– për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste 232
– për prodhimin dhe përdorimin
e paligjshëm të armëve e lëndëve
të tjera të rrezikshme 282/b
– SH –

Shkaktim
– i vetvrasjes 99

Shkatërrim i pronës
– ose dëmtim i objekteve të kultit 132
– me dashje i lehtë 150
– me zjarr 151
– me eksploziv 152
– me përmbytje 153
– me mjete të tjera 154
– i rrugëve 155

– i rrjetit elektrik 156
– i rrjetit të ujitjes 157, 158
– i rrjetit të ujësjellësit 159
– i veprave kulluese 160
– i pronës nga pakujdesia 161
– i mjeteve të transportit masiv 162

Shkelje
– e detyrimeve 196
– e karantinës 207
– e barazisë së shtetasve 253
– e paprekshmërisë së banesës 254
– e barazisë së pjesëmarrësve në tendera 258
– e rregullave mbi lëndët helmuese 281
– e rregullave mbi lëndët plasëse e djegëse 282
– e rregullave të mbrojtjes në punë 289
– e rregullave të qarkullimit rrugor 290
– e disiplinës në transport 292
– e rregullave të fluturimit 299
– e fshehtësisë së votimit 327
– e së drejtës së zgjedhjes 331
– e kushteve dhe e detyrimeve
gjatë kohës së provës 62

Shpërblim
– propozimi 244
– dhënia 245

Shpërdorim
– i kompetencave 164
– i tokës 199
– i detyrës 248
– i kontributeve 256
– i autoritetit ushtarak 332

Shpërndarje
– e shkrimeve antikushtetuese 225
– shpërndarj e kompjuterike e
materialeve pro gjenocid ose krimeve
kundër njerëzimit 74/a
– e materialeve raciste ose ksenofobike
nëpërmjet sistemit kompjuterik 119/a

Shpifje
– kuptimi 120
– për shkak të detyrës 240
– ndaj Presidentit të Republi kës 241

Shtatzania
– ndërpreje pa pëlqim 93
– ndërprerje pa autorizim 94
– dhënie mjetesh 95

Shtrëngim
– ose pengim për të bashkëjetuar 130

Shtytje
– e të miturve në krim 129

– T –

Territor
– i Republikës 5
– dorëzimi 208
– marrëveshja 210

Terrorizëm
– financimi 230/a
– grumbullim i fondeve për financimin 230/d

Tjetërsim
– i pasurisë 287

Toka
– shpërdorimi 199
– pushtimi 200

Torturë
– kuptimi 86
– me pa soja të rënda 87

Trafikim
– i njerëzve 110/a
– i femrave për prostitucion 114/b
– mbajtje lokalesh 115
– i veprave të artit dhe të kulturës 138/a
– i mjeteve motorike 141/a
– i armëve 278/a
– i lëndëve plasëse dhe helm uese 282/a
– i narkotikëve 283/a

Transportim
– i mbeturinave toksike 202

Tregim
– i sekretit shtetëror nga personi i autorizuar 294
– i sekretit shtetëror nga shtetasi 295

Tregtim
– i mallrave që janë kontrabandë 178

– Th –

Th irrje

– për armatosje 222
– publike për veprime të dhunshme 223
– për urrejtje nacionale 266

– U-

Ulje
– e dënimit nën minimum 53

Ushtrim
– i një të drejte apo përmbushjeje të detyrës 21

– V –

Vepër
– e turpshme 108
– e dh unshme ndaj të huajve 226
– e dhunshme ndaj vendeve të punës 228
– me qëllime terroriste 230

Vepra me qëllime terroriste
– kuptimi 230
– rekrutimi i personave për kryerjen
e veprave me qëllime terroriste ose
për financimin e terrori zmit 231
– stërvitja për kryerjen 232
– nxitja, thirrja publike dhe propaganda
për kryerjen 232/a
– kanosja për kryerjen 232/b
Vepra penale
– ndarja 1
– pastrim i produkteve 287

Veprim
– në kohë i ligjit penal 3
– fyes ndaj himnit dhe flamurit 229
– që pengon zbulimin e së vërtetës 301
– në kundërshtim me vendimin e gjykatës 320

Vetëgjyqësi
– kuptimi 277

Vetëvrasje
– shkaktimi 99

Vënie
– në dispozicion e lokaleve 198
– në shërbim të shteteve të huaja 218

Vjedhje
– e thjeshtë 134/1
– në bashkëpunim 134/2

– më se një herë 134/2
– me pa soja të rënda 134/2
– duke shpërdoruar detyrën 135
– e bankave dhe arkave të kursimit 136
– e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike 137
– e veprave të artit e kulturës 138
– me dhunë 139
– me armë 140
– me pasojë vdekjeje 141
– e dokumenteve 192/a

Vrasje
– me dashje 76
– me dashje në lidhje me një krim tjetër 77
– me paramendim 78
– në rrethana cilësuese 79
– sigurim kushtesh 80
– e foshnjës 81
– në gjendje tronditjeje psiqike 82
– me kapërcim të kufijve të mbrojtjes
së nevojshme 83
– nga pakuj desia 85

– Z –

Zbatim
– i ligjit penal për vepra të kryera nga
shtetas shqiptarë 6
– i ligjit penal për vepra të kryera nga të huaj 7
– i ligjit penal për vepra të kryera nga persona
pa shtetësi 8

Zbulim
– i sekreteve të sh oqërisë 169
– i ak teve ose të dhënave sekrete 295/a